Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mario Angellov dhe Hristo Hristov prezantojnë albumin “Sonate për flaut dhe piano”

Mario Angellov dhe Hristo Hristov në studion e Radio Bullgarisë
Foto: Monika Aleksandrova
Para pak kohe në tregun muzikor bullgar doli albumi i Mario Angellovit dhe Hristo Hristovit “Sonate për flaut dhe piano”. Dy muzikantët punojnë së bashku më se 30 vjet, por ky është albumi i tyre i parë i përbashkët.

Hristo Hristov ka lindur në vitin 1966 në Sofje. I ati i bie fizarmonikës dhe që së fëmijë Hristo shumë shpesh ka udhëtuar me të nëpër vend. Një herë vogëlushi u ngrit në skenë, duke iu drejtuar pianos. Prindërve të tij u bëri përshtypje interesi i djalit të vogël ndaj muzikës dhe e dërguan në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov” në kryeqytet. Ja se çfarë tregoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë Hristo Hristov:

“Pas pak kohe u bë e qartë se pianoja nuk është vegla ime muzikore dhe fillova t’i bjerë flautit. Më vonë, para ndryshimeve demokratike në Bullgari, isha në Gjermani, ku vizitova një koncert të flautistëve të Shkollës së Lartë të Arteve në Berlin. U njoha me pedagogun e tyre dhe e pyeta për provimet e pranimit. Pasi dëgjoi interpretimin tim të Sonatës “Undina” të Karl Rajneke ai më inkurajoi për t’u paraqitur në provim. Një vit më vonë u regjistrova, me kushtin e detyrueshëm ta mësojë gjuhën. Mbarova në vitin 1994. Atëherë nuk e dija se ky nuk do të ishte fundi i studimeve të mia. Një ditë, duke qenë në një dyqan për pllaka gramafoni, dëgjova rastësisht një muzikant, i cili i binte një flaut baroku. Interpretimi i tij më bëri një përshtypje të jashtëzakonshme. Atëherë mora vendim për ta studiuar edhe këtë vegël muzikore. Mbarova në degën e flautit të barokut në Lajpcig.”

Mario Angellov është bashkëmoshatar i kolegut të vet. Familja e tij gjithashtu është prej muzikantësh. Mario mbaroi Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje dhe në vitin 1991 u diplomua në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në kryeqytet. Të njëjtin vit u emërua me organikë si pianist në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, ku punon edhe sot e kësaj dite. Është laureat i shumë çmimeve prestigjioze, kurse në vitin 1990 bashkë me Hristo Hristovin fitoi çmimin special të konkursit “Svetosllav Obretenov” në Provadia. Rrugët e tyre u ndanë, kur flautisti u nis për të mësuar jashtë shtetit, kurse Mario Angellov e vazhdoi karrierën e vet në Bullgari. “Për mendimin tim çmimi më i madh për një muzikant është admirimi i publikut” – thotë Hristo Hristov.

Çfarë është sekreti i bashkëpunimit shumëvjeçar dhe i suksesit të një ansambli dhome?

“Më e rëndësishmja është që instrumentistët të kenë interpretuar së bashku shumë kohë – përgjigjet Mario Angellov. – Ky është këshilli im kryesor ndaj të gjithë nxënësve, të cilët janë duke mësuar interpretimin e muzikës së dhomës. Përveç kësaj duhet të puqen karakteret dhe shijet muzikore.”
Ja se çfarë mendon mbi këtë temë Hristo Hristov: Që në moshën më të hershme duhet të interpretohet muzikë me muzikantë më të ndryshme. Që si nxënës isha i qartë se Mario është një pianist shumë i mirë dhe kur duhej të zgjidhja partnerin tim muzikor në interpretimin e muzikës së dhomës, isha kategorik se ky do të ishte Mario.”

Të dy muzikantët shpresojnë se pas suksesit të albumit të tyre të ri do të kenë dhe projekte të tjera të suksesshme të përbashkëta muzikore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..

botuar më 24-09-13 8.25.PD