Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinisti Dimo Dimov shënoi përvjetorin e tij të 75-të

Foto: ki-krasnoselo.com

“Unë personalisht mendoj se ky ishte një koncert i mirë dhe nga reaksioni i publikut kuptova se ai gjithashtu është i këtij mendimi.” Këtë e tha violinisti prof. Dimo Dimov për koncertin e kuartetit të tij më 10 shkurt të këtij viti. Koncerti u zhvillua me rast të përvjetorit të 75-të të muzikantit. Ai doli në skenën e sallës “Bullgaria” bashkë me Emill Boshevin (violinë), Ognjan Konstantinovin (violë) dhe Hristo Tanevin (violonçel). Miq të posaçëm në koncert ishin Ljudmill Angellov (piano) dhe Valentin Gerov (violë). Në program u përfshinë vepra të Mocartit dhe Bramsit.

Dimo Dimov ka mbaruar Akademinë Muzikore në Sofje në vitin 1961. Që si student, në vitin 1956 ai themeloi kuartetin “Dimov”. Prof. Dimov ka qenë gjithashtu deputet në Legjislaturën e 38-të të Kuvendit Popullor, ministër i kulturës në periudhën 1990-1991, ambasador në Danimarkë nga viti 2001 deri më 2005-ën. Nga 1987-a deri më 1989-ën ka qenë rektor i Akademisë Muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje, ku edhe sot jep mësime të muzikës së dhomës. Kuarteti “Dimov” është marka e tij e rezervuar muzikore. Pavarësisht nga ndryshimet në kuartet gjatë viteve, Dimo Dimov vazhdon të fitojë famë dhe lavdi bashkë me kolegët e tij.

© Foto: oki-krasnoselo.com

Kuartet “Dimov”

“Kjo që kam krijuar, ka ndryshuar gjatë të gjitha këtyre viteve. Për mua është shumë rëndësishëm se kuarteti ende ekziston – thotë me krenari prof. Dimo Dimov. – Kjo vetvetiu është një arritje e madhe. Të krijosh një formacion të tillë nuk është vështirë, është vështirë ta ruash.”

Dimo Dimov është themeluesi i festivalit të njohur të arteve “Apolonia”, i cili tashmë 29 vjet zhvillohet në qytetin bregdetar bullgar Sozopoll. “Nganjëherë nuk mund ta vlerësoj atë që kam bërë. Atë e bën publiku, adhuruesit e Festivalit “Apolonia” – thotë prof. Dimo Dimov. – Sivjet është edicioni i tij i 29-të. Festivali ka për qëllim të paraqesë të gjitha artet. “Apolonia” u bë një festival shumë prestigjioz ndërkombëtar. Kam shumë kolegë, të cilët duan të marrin pjesë në të, gjë që më gëzon shumë”.

Sivjet kuarteti “Dimov” do të ketë koncerte në Plovdiv, Stara Zagora, Gabrovo, Varna.

Po të doni të dëgjoni tërë intervistën me prof. Dimo Dimov dhe interpretime të zgjedhura të kuartetit të tij “Dimov”, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD