Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Familjet muzikore të Bullgarisë – Stojanovi

Një prej familjeve më të njohura muzikore në Bullgari është Stojanovi nga qyteti i Shumenit. Muzikanti i parë i familjes është Atanas Stojanov. Ai lindi në vitin 1854 dhe mori arsim të mirë në atë kohë në Kolegjin Robert në Stamboll, ku studionte për muzikë. Ungji i tij është shkrimtari, dramaturgu dhe muzikanti i njohur Dobri Vojnikov, i cili e ndihmoi shumë moralisht dhe materialisht, që të bëhet Atanas Stojanov një prej muzikantëve më të mirë dhe iluministëve më të entuziazmuar në Bullgari pas Çlirimit. Atanas Stojanov u kthye në qytetin e lindjes Shumen dhe me dëshirë të madhe filloi veprimtari aktive kulturore dhe muzikore. Ai ka qenë muzikant, mësues, kompozitor dhe figurë shoqërore, është autor i disa librave muzikorë, ka kompozuar gjithashtu pjesë të vogla muzikore për piano, si për shembull “Bullgarja”, “Vallet popullore për piano” etj. – disa prej veprave të para në këtë gjini. Atanas Stojanov është ndër të parët, të cilët filluan të incizojnë dhe të harmonizojnë këngët popullore, duke shënuar mundësitë e tyre për t’u përdorur në artin profesional. Këtë e zhvilluan më vonë në krijimtarinë e tyre dhe bijtë e tij Andrej dhe Veselin.

Andrej Stojanov
Andrej Stojanov është pianisti i parë më i shquar bullgar, i njohur jo vetëm te ne, por dhe jashtë shtetit, gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Biri i parë i Atanas Stojanovit lindi në vitin 1890 në Shumen. Mësuesi i tij i parë i pianos ishte i ati. Sipas traditës arsimin e mesëm e mori në Kolegjin Robert në Stamboll, ku mësoi tek disa prej pedagogëve më të mirë të asaj kohe. Që në kolegj Andrej Stojanov spikaste për intelektin dhe talentin e vet. Pasi mbaroi kolegjin në vitin 1910, Andrej Stojanov mori bursë shtetërore për të mësuar në Akademinë Muzikore të Vjenës. Atje në vazhdim të katër viteve ai studionte për pianist. Më vonë specializoi dhe në Akademinë Muzikore të Berlinit. Andrej Stojanov është i njohur si interpretuesi i parë i shkëlqyeshëm bullgar i veprave të Betovenit, Shopenit, Shumanit, Listit dhe Debjusit. Që nga viti 1914 e këtej filloi veprimtaria e tij aktive muzikore shumëvjeçare, plot shumë koncerte te ne dhe jashtë. Kjo veprimtari e tij zhvillohej krahas punës aktive pedagogjike në Shkollën Muzikore. Në vitin 1922 u bë profesor i pianos në Akademinë Muzikore në Sofje. Pikërisht në klasën e tij u formuan disa prej pianistëve më të mirë bullgarë, të cilët më vonë gëzonin karrierë të suksesshme evropiane. Ndër ta janë prof. Panka Pelishek, prof. Dimitër Nenov, prof. Tamara Jankova, Juri Bukov etj. Në vazhdim të katër dekadave akademiku Andrej Stojanov ishte shtylla e shkollës bullgare për piano. Është autor i shumë veprave metodike dhe studiuese, i mbi 300 artikujve dhe recensioneve për jetën muzikore te ne. Andrej Stojanov është kompozitor i shumë veprave muzikore për piano, muzikë dhome, i shumë këngëve për zë dhe piano, plot lirikë dhe bukuri, të cilat pasqyrojnë botën e tij të pasur shpirtërore. Stili i tij karakterizohet nga gërshetimi i elementeve të ndryshme folklorike në kompozimin akademik të veprave të tij.

Veselin Stojanov
Veselin Stojanov, vëllai i vogël i Andrej Stojanovit, ka lindur në vitin 1902 dhe gjithashtu filloi t’i bjerë pianos që së fëmijë. Mbaroi Akademinë Muzikore në Sofje te vëllai i madh, kurse më vonë studioi në Akademinë për muzikë dhe art dramaturgjik në Vjenë. Atje, përveç pianos, studionte seriozisht kompozim te Franc Shmid dhe Jozef Marks, muzikantë të shquar të asaj epoke. Gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar jepte shumë koncerte, jepte mësime të pianos dhe teorisë dhe punonte si pianist dhe dirigjent në teatro të ndryshme të operetës në Sofje. Në atë kohë krijoi dy operat e tij të para; operën komike “Mbretëria e femrave” dhe dramën muzikore “Salambo”, muzikë dhome dhe opereta.

Gjatë vitit 1941 Veselin Stojanov krijoi suitën e tij të parë simfonike “Baj Ganua”, pas kësaj – Koncertin piano dhe orkestër, të cilin e interpretonte me sukses të madh te ne, në Gjermani, Rumani, Hungari, Bashkimin Sovjetik. Pas luftës u bë profesor, kurse më vonë edhe rektor i Akademisë Muzikore. Për një periudhë të veçantë ishte drejtor i Operës Kombëtare. U vendos si një prej mjeshtërve të mëdhenj në artin muzikor bullgar. Krijoi edhe një operë komike – “Dinaku Petër”, baletin “Papa Joanna” , koncerte për piano, për violonçel, për violina, sonate, pjesë për piano, muzikë simfonike (si për shembull simfonia monumentale “Presllavi i Madh”), kantate, këngë korale etj. Në këto kompozime shkëlqen jo vetëm individualiteti i jashtëzakonshëm, por dhe imagjinata e pasur melodike e Veselin Stojanovit. Ai është dramaturg dhe mjeshtër i madh i karakteristikave dhe orkestrimeve psikologjike. Edhe sot e kësaj dite veprat e tij interpretohen edhe në podiumin simfonik, edhe në teatrot tona operistike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Bojanka Arnaudova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD