Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio-historia e këngës zbavitëse bullgare – 3

Mihaill Bellçev dhe Marija Nejkova, në vitet e 60’ta.
Foto: lostbulgaria.com

Nga pikëpamja e sotme Festivali Ndërkombëtar “Orfeu i artë” gjatë vitit 1967 është shumë i suksesshëm, pavarësisht se në të kaluarën ai ishte kritikuar shumë. Bashkorganizatorët e aktivitetit ishin mediat e vetme kombëtare në atë kohë – Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar. Institucionet kulturore shtetërore morën vendim për zgjerimin e tematikës së këngëve.

Veprat u ndanë në tri grupe. Në grupin A u përfshinë balada dhe shansoni. Në grupin B ishin këngët – hite, kurse në grupin C u përfshinë kryeveprat e estradës me karakter të përgjithshëm. Kërkesat e reja provokuan ambiciet e kompozitorëve, sepse në etapën e parë të seleksionimit ishin paraqitur 140 këngë. Prej tyre në finalet u klasifikuan 37 këngë, kurse çmimet në fund të konkursit ishin mbi 10. Vendi i parë u nda nga tri këngë. Njëra prej tyre ishte “Vjedhësi i margaritarëve” – një baladë me elemente të aries operistike me muzikë të Dimitër Vëllçevit, dhe tekst të Dimitër Kerelezovit, në interpretim të Margarita Dimitrovës. Me çmim të parë u dekorua dhe kënga e Boris Karadimçevit “Qetësia e bardhë” në interpretim të Georgi Minçevit. Jo më pak e bukur është dhe kënga e tretë, që mori çmimin e parë – “Kënga për ballonin e kaltër” e kompozitorit Georgi Genkov, e cila në të kaluarën u interpretua nga Maria Miceva.

Gjatë vitit 1967 në “Orfeun e artë” kishte një bum të vërtetë prej autorësh të rinj. Shumë prej tyre ishin edhe këngëtarë. Tre prej tyre – saksofonisti Svetozar Rusinov, pianisti Razvigor Popov dhe këngëtari Georgi Kordov u dekoruan në konkursin “Orfeu i artë”. Veprat e tyre morën çmimin e dytë.

© Foto: lostbulgaria.com

Georgi Minçev në skenën e Festivalit Ndërkombëtar “Orfeu i artë”.

Razvigor Popov, na tregon: “Një ditë të bukur më telefonoi kontrabasisti i Ansamblit Ushtarak Millço Spasov, që të më lexojë një vjershë të tij. Për mendimin e tij mbi këtë tekst mund të krijohej këngë. Vjersha titullohej “Dama Pika”. Më pëlqeu shumë, kurse Millço më propozoi për ta kompozuar muzikën. Menjëherë rashë dakord dhe e kompozova melodinë... Juria e pëlqeu këngën që në etapën e parë të seleksionimit. Stefan Voronov filloi ta përgatiste interpretimin e saj, kurse unë e orkestrova në një mënyrë shumë elegante franceze. U bë një këngë origjinale dhe shumë e bukur. Në fund të konkursit kuptuam se kënga jonë ka marrë vendin e dytë... Kështu befasisht u gjenda në grupin e kompozitorëve të këngëve të estradës. U ndjeva shumë bukur, m’u përkëdhel sedra.”

Në vend të tretë u radhit kënga melodike “O këngë ime, o dashuri ime” e Josif Cankovit në interpretim të Jordanka Hristovës. Shumë mirë u paraqit dhe kompozitori Atanas Bojaxhiev. Kënga e tij “Këngë e turbullt” i përgjigjej kërkesës së atëhershme për përfshirjen e tematikës politike. Ajo ishte kompozuar në planin e melodramatizmit ekspresiv. Është interesant fakti se kënga tjetër, me të cilën Atanas Bojaxhiev mori pjesë në konkurs, ishte krejt e ndryshme. Kjo është një këngë gazmore me titullin “Festa e luleve”. Teksti i saj është i Bogomill Bonevit, kurse interpretimi është i grupit të njohur “Shturcite”. Kënga mori çmimin e tretë dhe në fakt vuri fillimin e bashkëpunimit krijues të kompozitorit me grupin “Shturcite”.

“Orfeu i artë 1967” do të mbetet në histori dhe me një kënge antiushtarake. Kjo është kënga “Emrat e ushtarëve” e Bencion Eliezerit, e cila mori çmimin special të Bashkimit të kompozitorëve bullgarë. Kënga rikrijon në mënyrë lirike tematikën ushtarake.

Po të doni të dëgjon të gjitha këto këngë të dekoruara të estradës bullgare, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rozmari Statellova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD