Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Këkrina – e shkuara dhe e tashmja

Kisha e fshatit
Foto: Архив

Këkrina është një vendbanim i vogël në pjesën qendrore të Bullgarisë Veriore, në afërsi të qytetit Loveç. Për bullgarët ky fshat është i lidhur me tragjedinë e arrestimit të heroit më të respektuar kombëtar Vasill Levski. Me iniciativë të tij u krijuan një rrjet të gjerë komitetesh revolucionare, qëllimi i të cilave ishte të punojnë për Çlirimin e Bullgarisë. Ai u var më 19 shkurt të vitit 1873 afër Sofjes. Çdo vit populli mirënjohës bullgar ditën e vdekjes së Apostullit të Lirisë përulet para trimërisë së heroit, i cili thoshte: “Gjithçka që e kam bërë, ishte në dobi të popullit”.

Fshati Këkrina shtrihet në këndin veriperëndimor të Pllajës Devetashko – një rrafshinë karstike me komplekset më të mëdha shpellore në Bullgari. Ky është rajoni, në të cilin Rrafshina e Danubit kalon në kodrinat e malit Ballkan.

© Foto: kakrina.selo.bg

Këkrina ndodhet nja 18 kilometra në lindje të rrugës automobilistike që lidh qytetet Lloveç dhe Sevllievo. Rajoni përreth preokupon me natyrën piktoreske, me shpellat karstike, me pyjet shekullore, me lëndinat plotë lule. Aty natyra është e ruajtur plotësisht. Hasen lloje të ndryshme zogjsh dhe kafshësh. Në rajon mund të shihen edhe lejlekët e zinj, të cilat çdo vit vijnë këtu të bëjnë foletë e tyre.

Legjendat tregojnë, se fshati u formua para 400 vitesh. Atëherë ai shtrihej 3 kilometra në drejtim lindor. Invasionet e pandërprera të turqve, që kalonin në rrugën midis qyteteve Lloveç dhe Sevllievo, e detyruan banorët ta braktisin rajonin. Disa prej fshatarëve u vendosën në rajonin, në të cilin sot shtrihet fshati Brestovo, të tjerë preferuan të rregullojnë vendbanimin e ri pranë një burimi. Kështu u vu fillimi i fshatit të sotëm Këkrina. Emri vjen nga kuaku i bretkosave, të cilët dëgjohen gjatë natës të këndojnë.

© Foto: wikipedia.org

Hani Këkrinsko

Fati i banorëve të fshatit Kërkina sot nuk dallohet nga ai i shumicës së fshatrave bullgare. Nga 270 banorët e fshatit, pothuajse të gjithë janë në moshë të thyer. Njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori. Disa prej banorëve u orientuan te zhvillimi i turizmit ekologjik. Këkrina është një nga nëntë fshatrat e Pllajës Devetashko, që janë pikënisja për Ujëvarat e famshëm me emrin Krushunski.

Fshati Këkrina është lidhur ngushtë me historinë kombëtare të Bullgarisë. Popullsia e tij mori pjesë aktive në luftërat nacionalçlirimtare. Apostulli i Lirisë Vasill Levski kishte disa bashkëmendimtarë të afërt në këtë fshat. Njeri prej tyre ishte Hristo Conev – Latineca, i cili gjatë luftërave nacionalçlirimtare me porosi të vet Levskit dhe Komitetit Revolucionar të qytetit Lloveç bleu hanin e fshatit për organizimin e mbledhjeve të komitetit vendor revolucionar. Hani iu dha strehën e fundit Apostullit të Lirisë, para se të arrestohet nga turqit më 27 dhjetor të vitit 1872. Pasi Vasill Levski u arrestua, hani u zhduk në harre. Më vonë një zjarr e dogji deri në themelet. Mirëpo, në vitin 1901, bullgarë atdhedashës e vënë një pllakë përkujtimore në vendin, ku ngrihej hani i vjetër. Në vitin 1924 Komiteti Civil “Vasill Levski” nisi një fushatë për grumbullimin e mjeteve dhe materialeve për rindërtimin e hanit pranë fshatit Këkrina. Themelet u hodhën në vitin 1926, ndërsa inaugurimi u bë më 10 maji të vitit 1931. Në oborrin e muzeut, pranë gardhës së drunjtë ngrihet lapidari përkujtimor, që tregon vendin e kapjes së Apostullit të Lirisë. Aty pranë ngre shtatin krenar edhe një vidh, i cili është dëshmitari i vetëm i arrestimit të revolucionarit Vasill Levski. Gjatë vitit 1997 një stuhi goditi pemën shekullore, por në vitin 1998 njerëzit e fshatit e forcuan.

Monumenti i heroit kombëtar Vasill Levski

Në oborrin e Hanit Këkrinsko ka një basoreliev të mikut të ngushtë të Apostullit – Hristo Ivanov – I madhi. Banorët e fshatit Këkrina janë krenar, se në Komitetin Revolucionar të qytetit Lloveç, themeluar nga Vasill Levski, kishte edhe shtatë anëtarë nga fshati.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë nga arkivi i fshatit Këkrina
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD