Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Greenpeace” në përkrahje të peshkimit të vogël në Detin e Zi

Anija legjendare “Arctic Sunrise” në portin e Varnës
Foto: BGNES
Anija legjendare e “Greenpeace” – “Arctic Sunrise”, e njohur për fushatën e shpëtimit të Arktikut, filloi nga Deti i Zi turneun e vet në përkrahje të peshkimit të vogël dhe të qëndrueshëm në ujërat evropiane. Starti iu dha më 18 mars në portin rumun Konstancë. Pastaj anija akostoi më 20 mars në portin bullgar Varna, ku mbeti deri më 24 mars, kurse tani është duke akostuar në disa prej porteve greke në Detin Egje.

Pas kësaj “Arcitc Sunrise” do ta vazhdojë shëtitjen e vet përmes Detit Adriatik drejt Detit Mesdhe. Turneu do të mbarojë në Oqeanin Atlantik. Në momentin, në të cilin BE-ja është duke diskutuar ndryshimet në Politikën e Përgjithshme të Peshkimit për periudhën 2013-2020 “Greenpeace” do që të tërheqë vëmendjen e qeverive të shteteve evropiane, që kanë kufi detare, mbi domosdoshmërinë e riorientimit të politikës së peshkimit nga peshkimi industrial ndaj atij të vogël, i cili i shkakton më pak dëme ekosistemit detar dhe në të njëjtën kohë siguron më shumë vende pune.

Denica Petrova

“Tashmë katër dekada Politika e Përgjithshme e Peshkimit kontribuon për zhvillimin e peshkimit industrial, i cili kërcënon të ardhmen e peshkut dhe të deteve tona – komentoi Denica Petrova nga “Greenpeace” – Bullgaria. – Si rezultat i kësaj mbi 60 për qind prej peshkut në Evropë nuk mund të riprodhohet. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian nga viti 2011 flota industriale e Bashkimit Evropian është kaq e zhvilluar se mund të peshkojë 2-3 herë më shumë peshq në krahasim me mundësitë e peshkut për t’u riprodhuar. Tashmë ka ardhur koha për t’u ndryshuar kursi i Politikës së Përgjithshme të Peshkimit dhe t’u jepet prioritet peshkatarëve të vegjël. Kështu do të sigurohet një e ardhme më e mirë edhe për detet, edhe për peshkatarët.”

Aktualisht po zhvillohet faza e fundit e bisedimeve mbi Politikën e përgjithshme të peshkimit midis Parlamentit Evropian, i cili përkrah reformat e mira në këtë fushë, dhe qeverive kombëtare. Shtetet e mëdha me peshkim të zhvilluar si Spanja dhe Franca tani për tani janë për interesat afatshkurtra të flotës industriale të peshkimit. “Qeveritë evropiane duhet ta ndryshojnë flotën e tyre, kështu qe ajo t’u përgjigjet rezervave të peshkut në det. Duhet të ndërpriten subvencionet për praktikat më të dëmshme industriale dhe të përkrahen peshkatarët e vegjël”, shprehu pozitën e “Greenpeace” Denica Petrova.

© Foto: BTA


Statistika në përkrahje të kësaj pozite flet vetvetiu. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian afro gjysma e rezervave të peshkut në Oqeanin Atlantik dhe 80 për qind e atyre në Detin Mesdhe tashmë janë përdorur. Deti i Zi gjithashtu është kërcënuar. 80 për qind e peshkatarëve në BE merren me peshkim të vogël, por marrin vetëm 20 për qind prej kuotave për peshkun. Peshkimi industrial është i përgjegjshëm për 80 përqindjet e tjera. Në Bullgari afro 90 për qind prej anijeve të peshkimit janë të vogla, prandaj vendi nuk është interesuar nga përkrahja e këtij lloji peshkimi. Që gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar nga ujërat bullgare u zhduk një prej llojeve më të rëndësishme ekonomike – skumbria e Detit të Zi. Popullimi i shojzës gjithashtu është në gjendje kritike. Disa lloje burdullakësh madje janë regjistruar në Librin e Kuq.

Gjatë turneut të vet nëpër brigjet e 9 vendeve në BE (Rumania, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe) anija e “Greenpeace” do të grumbullojë nënshkrime mbi varka të vogla prej letre në përkrahje të peshkatarëve të vegjël. Gjatë muajit qershor të gjitha këto varka të vogla do të “lëshohen për të lundruar” në Bruksel, duke u bërë thirrje ministrave të BE-së për t’u dhënë akses preferencial te resurset e peshkut pikërisht peshkatarëve të vegjël. “Greenpeace” ngul këmbë që BE-ja të ndalojë peshkimin me përmasa të mëdha dhe ta ulë përmasën e flotës së peshkimit, si dhe të krijohet një rrjet prej rezervatesh detare, ku të ndalohet peshkimi deri në rimëkëmbjen e rezervave të peshkut atje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD