Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vinaria 2013” – me aksent mbi shijet dhe aromat ekzotike

Foto: BTA

Nga data 3 deri më 6 prill sallat e Panairit të Plovdivit kthehen përsëri në një vend të shenjtë të Bacchusit. Për herë të 20 të radhës aty po zhvillohet ekspozita e përvitshme “Vinaria”, pa dyshim më prestigjiozja për regjionin, i cili ka fituar një vend të denjë në kalendarin e ekspozitave të verërave në Evropë.

Në konkursin ndërkombëtar të zhvilluar në prag të forumit për dekoratën “Ritoni i art” morën pjesë pije prej 45 kantinave, me një të tretë më shumë nga viti i kaluar, që dëshmon për interesin vazhdimisht në rritje ndaj “Vinaria”. Më shumë se gjysma e pretendentëve ishin nga jashtë – si kantina nga shtetet me renome të afirmuar si Franca dhe Italia, ashtu dhe nga shtete, të cilat kërkojnë vendin e vet në tregun botëror si Moldavia ose Azerbajxhani. Që sot vizitorët e panairit kanë privilegjin të degustojnë në vend eliksiret e dekoruara.

© Foto: BTA

Në kontekstin e deficitit botëror gjatë këtij viti prej mbi 1 miliardë butile me verë, gjendja shpirtërore e ekspozuesve është pak e ngritur, me qenë se kërkimi do të jetë më i madh nga zakonisht. Mangësia e pijes magjepsëse u dedikohet kushteve të këqija atmosferike gjatë vitit të kaluar, të cilat çuan deri në rendimente më të ulëta të rrushit. Kurse kjo është një shans i shkëlqyer për prodhuesit, të cilët kanë grumbulluar rezerva nga vitet e fundit, ti shesin me sukses. Gjatë këtij viti pjesëmarrësit në “Vinaria” janë mbështetur mbi verëra me shije dhe aroma befasuese.

“Po vihet re qartazi synimi drejt një unikalitet, duke u përdorur varietete të reja ekzotike dhe grupime jo të zakonshme, kurse kjo krijon një larmi të madhe – komenton kryetari i Dhomës Kombëtare të Vreshtarisë dhe të Verërave, prof. Pllamen Mollov. – Aroma dhe shije të bimëve, të kafesë, kokos, të frutave të egra dhe luleve ekzotike dallojnë një pjesë nga koleksionet e reja të verërave, të cilat prezantohen në “Vinaria 2013”.

© Foto: BTA


Pas goditjes së rëndë të shkaktuar mbi industrinë bullgare të verërave nga kriza botërore ekonomike, dega përsëri po rimëkëmbet, ku gjatë 2-3 vjetëve të fundit shënon një vëllim të përhershëm të eksportit. Po vihet re dhe një ndryshim të konsiderueshëm në eksport. Nga favoriti i deritanishëm Evropa Perëndimore i cili është dhe tregu më i vështirë i verërave, kantinat bullgare u riorientuan drejt Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Lindjes së Largët. Rreth 2/3 nga eksporti i verërave bullgare, i cili për vitin 2012 është afro 60 milionë litra, është i paracaktuar për Rusinë, 20 për qind – për Poloninë, pohon prof. Mollov. Mes 5 të parave janë akoma Rumania, Çekia dhe Gjermania. Një vëllim shënon dhe eksporti bullgar për në ShBA. Tani për tani vetëm 1 për qind nga verërat bullgare eksportohen në Kinë. Gjatë vitit të fundit eksporti bullgar për aty është shtuar në mënyrë të dyfishtë. Tregjet e largëta lindore janë interesante për ne jo vetëm sepse aty tani po e zbulojnë verën si një pije elite, por dhe sepse aty verërat vendase mund të arrijnë çmime më të larta prej këtyre të cilat shiten në Evropë, sqaron Krasimir Koev, kryetar i Agjencisë Ekzekutive për Vreshtat dhe Verës. Shanse shumë të mira në tregun botëror kanë dhe verërat biologjike bullgare, të cilat me ngadalë po grumbullojnë forca. Në këtë sektor mundësitë duken të pakufizuara, me qenë se kërkimi e tejkalon propozimin dhe pritet të rritet gjithnjë e më shumë.

Bullgaria është vend me tradita të lashta në prodhimin e verës, të cilat vijnë akoma nga trakët dhe nga festat e tyre lidhur me Dionysus, kemi kushte të shkëlqyera natyrore për rritjen e rrushit, por verërat bullgare nuk kanë një brand, komenton z. Pllamen Mollov. Aktualisht po përpunohet një projekt për afirmimin e një brandi të tillë. Në këtë drejtim veprojnë dhe 3 projekte të mbështetura nga fondet evropiane me qëllim daljen në tregje të treta. Bëhet fjalë për promovim të verërave bullgare me një cilësi të lartë në 3 grupe tregjesh – Tajlandë, Singapor dhe Vietnam nga njëra anë, Kina dhe Rusia – nga ana tjetër dhe ShBA dhe Zvicra – nga ana e tretë. Vlera e përgjithshme e projekteve është rreth 10 mln euro. Nuk është shumë, por nuk është dhe pak si fillim, mendojnë njerëzit nga dega.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD