Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtimet muzikore të harpistes Anzhella Maxharova

Foto: arkiv personal
“Legjendat tregojnë, se harpa është një vegle muzikore hyjnore. Dhe kjo nuk është e rastit” – kështu thotë muzikantja e talentuar bullgare Anzhella Maxharova. Ajo është pjesë e formacioneve të ndryshme të muzikës së dhomës dhe të orkestrave të mëdha simfonike, soliste e grupeve të njohura botërisht.

Gjatë viteve rinore ishte pjesë e Filarmonisë “Pionier”. Atje punonte nën udhëheqjen e dirigjentit të madh bullgar Vlladi Simeonov. Ai shpesh ftonte si solistë muzikantë të njohur botërisht. Me këtë orkestër rinore, Anzhella Maxharova ka dhënë koncerte në SHBA-në, Meksikë, Francë dhe Zvicër. Kështu që nga rinia ajo kishte mundësi të zbulojë kulturën e shteteve të ndryshme, si ambasadore e muzikës dhe atdheut.

Nëse dëshironi t’u kënaqeni tingujve muzikorë të harpës së muzikantes Anzhella Maxharova, klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD