Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skuadra sportive “Sllavia” shënon 100 përvjetorin e themelimit të saj

11 futbollistët e parë të “Sllavia”-s, v.1913
Foto: slavia-bg.com

Sivjet skuadra e sportit vendas “Sllavia” mbush 100 vjet. Kjo është skuadra e parë e themeluar në Bullgari.

Në librin e parë të protokollit të “Sllavia”-s që tifozët e quajnë “Bibla e bardhë” shkruhet “sportistët kanë për qëllim edukimin fizik dhe inkurajimin e përsosjes fizike e morale”. Ky dokument u firmos nga 13 themeluesit e klubit dhe u ratifikua më 10 prill 1913 në Sofje. Javën që shkoi disa legjendarë dhe tifozë të “Sllavia”-s hapën një përmendore me rastin e themelimit të skuadrës. Këtë e bënë në qendrën e kryeqytetit në afërsi të Monumentit Rus.

"Sllavia” është një skuadër emblemë e Bullgarisë. Ndër futbollistët e saj më të shquar janë Aleksandër Shallamanov, Simeon Simeonov, Bozhidar Grigorov, Andrej Zheljazkov, Dobromir Tashkov etj. Historia e gjatë e skuadrës u shënua me një sërë suksesesh. “Sllavia” është kampione e shtatëfishtë e Bullgarisë. Titullin e fundit e fitoi më 1996. 11 herë ka fituar Kupën e Futbollit Vendas. Sportistët e “Sllavia”-s i quajnë të bardhët sepse rrobat i kanë me ngjyrë të bardhë. “Sllavia” është skuadra e parë e cila ka shkuar në gjysmëfinale evropiane. Në turneun e Kupës së Kupave Kombëtare më 1967 “të bardhët” u renditën në vendin e dytë pas finales kundër skuadrës skoceze “Rejnxhërs”.

© Foto: slavia-bg.com

”Sllavia” – skuadra e parë në Kampionatin e futbollit vendas, v. 1926

Tifozët e “Sllavia”-s e dinë se skuadra ka korrur suksese të mëdha për Bullgarinë jo vetëm në fushën e futbollit. “Të bardhët” janë të parët të cilët kanë fituar në Turneun Evropian të Basketbollit. Më 1959 “Sllavia” triumfoi me Kupën e Kampioneve të Evropës. Atëherë garoi Vanja Vojnova që tifozët e quajnë sportisten më të mirë të basketbollit të të gjitha kohërave.

© Foto: slavia-bg.com

Vanja Vojnova në krye të bashkëgarueseve të saj duke mbajtur në dorë Kupën e Kampionatit Evropian, v. 1959

"Sllavia” është dhe skuadra e parë e volejbollit vendas i cili ka qenë në finalen e një turneu evropian. Kjo ndodhi më 1962 kur “të bardhat” kanë garuar për Kupën e Kampioneve të Evropës. Atëherë sportistët fituan medaljen e argjendtë.

© Foto: slavia-bg.com

Pas fitores së Kupës së parë të Kampioneve Evropiane, v. 1959

Me rastin e përvjetorit të saj “Sllavia” mori dhurata nga skuadra të tjera të mëdha bullgare. Ministri i Sportit, Petër Stojçev, dhe kryetari i Bashkimit Bullgar të Futbollit, Borisllav Mihajllov, dekoruan disa nga sportistët legjendarë të “Sllvia”-s.

Kjo që “të bardhët” ia kanë dhënë sportit bullgar nuk mund të harrohet. Prezenca ime këtu është një shenjë e qartë e adhurimit tim ndaj sportistëve të mëdhenjtë dhe të figurave të “Sllavia”-s”, tha ministri Stojçev. Krenohem se “Sllavia” mbushi 100 vjet. Vetë unë kam garuar për “të bardhët” dhe jam shumë mirënjohës, deklaroi z. Mihajllov.

Ndër të dekoruarit ishin Andrej Zheljazkov, Stefan Kolev, trajneri i zëvendës kampionëve të volejbollit në Lojërat Olimpike të 1980-ës në Moskë – Todor Piperkov, dhe legjenda e topit në ujë, Georgi Gaxhev.

“Sllavia” edhe sot gëzon tifozë të cilët besojnë se “të bardhët” do të korrin fitore me radhë për Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov mbetet në mesin e 10 tenistëve më të mirë në botë

Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...

botuar më 24-06-10 11.04.PD

Në një ndeshje miqësore Bullgaria përfundoi me rezultatin baras kundër Sllovenisë

Kombëtarja bullgare e futbollit përfundoi 1:1 ndaj Sllovenisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Kjo është ndeshja e gjashtë e kombëtares nën drejtimin e Ilian Iliev, në të cilat shënuan pesë barazime – me Hungarinë, Serbinë,..

botuar më 24-06-09 3.51.MD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris

Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova do të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Të hënën do të shpallen zyrtarisht pjesëmarrësit single, por tashmë është e qartë se mes tyre është edhe tenistja bullgare..

botuar më 24-06-06 11.39.PD