Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orlina Asparuhova – pilotja e parë dhe e vetme e ballonit me ajër në Bullgari

Ndër aftësitë që duhet zotëruar në drejtimin e ballonit me ajër, Orlina Asparuhova dallon këto: “njohja e hapësirës ajrore, gjakftohtësia dhe guximi”.
Foto: arkiv personal

Zonja Orlina Asparuhova është pilotja e parë dhe e vetme e ballonit me ajër në Bullgari. Ka fluturuar mbi Evropën, Azinë dhe Amerikën e Jugut, duke bërë tre mijë orë në ballonin me ajër.

Orlina Asparuhova“Në familjen time gjithmonë është bërë fjalë për aviacionin. Babin e kisha aviator – thotë Orlina Asparuhova. – Sigurisht se dikush nga katër fëmijët duhej ta trashëgonte profesionin e tij. Fillimisht, ballonin me ajër e kisha më tepër hobi. Isha e punësuar në një ndërmarrje të tregtisë me jashtë dhe merresha me eksport dhe import të pajisjeve elektrike. E binda stafin që ta blejmë një ballon me ajër nga Anglia. Para se të na furnizojmë me të, duhej të mësoja për pilote jashtë vendit. Më 1988 shkova në Poloni, ku ndjeka një kurs të shkurtër të drejtimit të ballonit me ajër, sepse i dija disa aparate të tjera të fluturimit. Siç pilotët e tjerë, edhe pilotët e ballonëve me ajër duhet të paraqiten në provim para Administratës Civile të Aviacionit. Ndryshe nuk të lejojnë të fluturosh në ajër. Kjo nevojitet për sigurinë e pilotëve.”

Orlina Asparuhova e ka bërë fluturimin e saj të parë me ballon me ajër më 1988 në Plovdiv. Dy vjet më vonë, ajo ka themeluar klubin “Orli” (Shqiponjat). “Bleva ballonin me ajër nga ndërmarrja ku isha e punësuar. E laja atë 5 vite me radhë, duke bërë fluturime reklame – kujton ajo. – Ky ishte balloni im i parë – me dy vende. Më 1994 bleva dhe një ballon tjetër me ajër, i cili ishte më i madh për nga masa dhe i disponuar për katër persona. Më 2006 bleva atë të fundit – ballon 7 vendesh me ajër për pasagjerë. Me të transportoj turistë me qëllim që të njihen ata me Bullgarinë. Edhe ballonin e fundit me ajër e lava falë reklamave. Ende gjej sponsorë, por numri i tyre është duke u pakësuar për shkak të krizës. Kam disa vite që nuk kam qenë në ndonjë garë. Kam marrë pjesë në gara evropiane dhe në Botërorin në Brazil, kur u zhvilluan garat e para ekologjike. Kishte 13 lloje sporti lidhur me natyrën. Njëri nga sportet ishte fluturimi me ballonin me ajër. Ishte një përjetim i paharrueshëm. Fluturuam mbi ujëvarën Iguasu. Kam qenë dhe në Indi ku mora pjesë në një udhëtim me ballonë me ajër. Pothuajse çdo muaj në vende të ndryshme të botës organizohen fluturime të tilla.”

Cili është përjetimi më i bukur i Orlinës gjatë 20 vjetëve të fluturimit me ballonin me ajër?

“Kam 24 vjet në ajër. Pasi themelova klubin “Orli”, u përkushtova në ballonin me ajër dhe në fakt, ky u bë profesioni im – thotë pilotja. – Më kujton një fluturim mbi Manastirin e Rilës dhe majën Musala. Atëherë balloni me ajër fluturoi 4000 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu interesante ishin dhe fluturimet mbi Shën Pjetërsburg. Kurrë nuk do ta harrojë pjesëmarrjen time të parë në garën evropiane në Francë më 1992. Shumica e pilotëve ishin meshkuj. Vazhdimisht zija vendet e para nga gjithsej 100. Tani ka gara të ndara për femra. Përvoja që pata në Plovdiv, më ishte e dobishme. Sepse fillimisht fluturova jo shumë larg qytetit.”

“Në klubin “Orli” punojë me edhe 10 persona të tjerë, sqaroj pilotja. – Ata gëzojnë përvojë të madhe. Që të fluturojë balloni në ajër, nevojitet një ekuipazh 4 personash në tokë. Ata përgjigjen për montimin e ballonit. Aktualisht ndaj informacione për risitë teknologjike në fluturimin me ballon përmes faqes sime në Facebook. Në çdo kohë jam gati për t’i hipur ballonit me ajër. Besoj se do të ketë njerëz të cilët ta vazhdojnë këtë sport në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD