Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Martinova: “Tangoja është dashuria ime e madhe”

Foto: mariamartinova.com
Maria Martinova është artiste solo dhe e muzikës së dhomës. Prej vitesh ajo jeton në Belgjikë dhe vazhdimisht bën udhëtime nëpër botën. Ka lindur në Varna ku ka mbaruar shkollën vendase të muzikës. Më pas është regjistruar në klasën e profesoreshës Svetlla Dimitrova në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje. Pasi Maria Martinova ka fituar një bursë, ka shkuar në Nju-Jork dhe ka mbaruar studimet bachelor andej. Studimet master i ka kryer në Londër.

Maria Martinova ka fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare me prestigj. Është dekoruar me çmimin e parë dhe atë special në Konkursin Kombëtar të Talenteve të Reja “Svetosllav Obretenov”, si dhe me çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Pianos në Marsala të Italisë. Ndër dekoratat e saj ndërkombëtare janë dhe ato nga konkurset “Muzika dhe bota”, “Dimitër Nenov” dhe “Lilian Davies”. Ky i fundit është konkursi i Akademisë Mbretërore në Londër. Bullgarja është dekoruar në kategorinë e interpretimit më të mirë të sonatës së Betovenit.

Interesin për muzikën e tangos Maria e ka treguar që në moshën e fëmijërisë. Ka ndjekur dhe shkollën profesionale të tangos. Shumë rëndësi kishte takimi i saj me pianistin Aquiles delle Vigne. Ai e ka këshilluar Marian që të specializojë në Holandë.

“Kisha marrë vesh se ka Departament të Tangos në Konservatorin e Roterdamit – kujton Maria. – Kjo është e vetmja shkollë në Evropë ku bëhen studime të specializuara të tangos. Prej kohësh ëndërroja të punoja me Gustavo Beytelmann. E quajnë atë “Zoti i tangos”. Është një kompozitor shumë i mirë i muzikës bashkëkohore. Me të arrita thelbin e muzikës së tangos. Më 2007 themelova ansamblin “Tanguarda”. Para 2-3 vitesh u zhvendos në Bruksel. Merrem me projekte të ndryshme, japim koncerte me ansamblin dhe kam paraqitje solo. Po ashtu jam në duet me violinistin Siril Garak. Pothuajse gati e kemi dhe programin me Juan Esteban Cuacci. Ky i fundit është një pianist argjentinas të cilin e kisha idhull në tango. Ai është një pianist i mrekullueshëm, nip i këngëtares së mirënjohur Suzana Rinaldi.”

Maria Martinova pohon, se tangoja e ka pushtuar me amalgamën e emocioneve. “Jam e bindur se përmes tangos mund të shpreh veten dhe ta provokojë publikun. Kohën e fundit interpretimi i tangos u bë modern. që të Njoh një numër të vogël muzikantësh të cilët me sukses bashkojnë muzikën klasike me tangon. Për mendimin tim kjo është muzikë dhome në nivel më të lartë. Kërkohet kontroll i madh ritmesh dhe bilanc specifik. Çdo instrument dallohet me veçori stili. Që të arrihet ndjenja e lirisë që ndjenja përcillet përmes tangos, nevojitet disiplinë e madhe.”

Maria Martinova thotë se, aktualisht në ansamblin e saj bashkëpunon me kolegë shumë të dashur për të. “Marcelo Nisinmann” është nxënës i Piazzolla-s dhe vazhdon traditën e tij. Për mendimin tim kjo traditë është një revolucion i vërtetë në tango. Për disa projekte bashkë me ne punon dhe Daniel Rowlan – violinisti i parë i Kuartetit të shquar “Brodski”. Winfried Holzenkamp është basist i muzikës klasike e xhaz, i cili ka specializuar në Buenos Ajres.”

Në ansambël bën pjesë dhe violinisti Cyril Garac, njëri nga muzikantët e tangos më të nderuar në botë. Bashkë me të Maria prezanton projektin “Paris-Buenos Ajres. Një histori dashurie.” Projekti ka të bëjë me të kaluarën dhe me të sotmen të tangos. Jo shumë kohë përpara dueti dha një koncert në Radion Kombëtare Bullgare, ku u incizua ky projekt muzikor. Pritet së shpejti të nxirret dhe një CD. Maria parashikon të ftojë dhe një aktor, kështu që programi i ansamblit të bëhet në të vërtetë një spektakël. “Rrëfejmë për një histori dashurie midis kulturës së Parisit dhe asaj të Buenos Ajresit – thotë Maria. – Në fillim të shek. XX-të tangoja ka dalë jashtë Argjentinës bashkë me të pasurit të cilët janë nisur të shëtisnin botën. Qyteti i parë i cili e “ka adoptuar” tangon është Parisi. Përpiqemi të ndeshim dy kultura përmes muzikës. Në projekt rrëfejmë dhe për një histori tjetër dashurie – për atë që ne kemi ndaj tangos.”

Maria Martinova definon muzikën e tangos kështu: “Një bashkim i pasur ndjenjash, të cilat janë “brenda” kësaj muzike ose ajo mund t’i provokojë ato. Ka gëzim, ka dhe lot, ka bukuri të jashtëzakonshme, si dhe tmerr e qetësi. Kjo është muzika e emigrantit, e njeriut i cili gjendet jo andej ku dëshiron te gjendet. Prandaj me pëlqen kaq shumë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD