Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat para tregut të punës në Bullgari

Foto: BGNES
Më shumë vende pune dhe punonjës të avancuar, pakësim i papunësisë mes të rinjve në saje të trajnimeve suplementare dhe drejtim i sistemit arsimor drejt kërkesave të tregut. Këto janë pjesë e qëllimeve serioze dhe sfidave para tregut të punës në Bullgari. Të gjitha këto në sfondin e situatës demografike e cila po përkeqësohet.

Plakja e popullsisë është faktori kryesor i cili ndikon dhe do të vazhdojë të ndikojë negativisht në tregun e punës. Parashikimet nuk janë fare optimiste. “Sipas të dhënave statistikore, 50 vitet në vijim do të pakësohet numri i njerëzve të aftë për punë dhe do të rritet pjesa e të moshuarve mbi 65 vjeç. Ky është problemi më i madh në të ardhmen – thotë Petër Stojanov, zv/ministër i punës në qeverinë teknike të Marin Rajkovit. – Këtë e parashikojnë si të dhënat e Eurostatit dhe të OKB-së, ashtu dhe të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndjeshëm po ulet dhe numri i të rinjve në Bullgari. Aktualisht raporti midis të rinjve të moshës nga 15 deri në 29 vjet dhe të moshuarve mbi 65 vjeç është përafërsisht një me një. Sipas parashikimeve, ky raport më 2060 do të bëhet dy me një në dobi të të moshuarve. Ky problem serioz në tregun e punës, sigurisht do të ndikojë në strukturën e ekonomisë.”
Të dhënat e fundit statistikore tregojnë se, në fund të 2012-ës bullgarët numëronin 7 mln e 300 mijë veta. Njerëzit mbi 65 vjeç ishin rreth 1 mln e 400, kurse të rinjtë nën moshën 14-vjeçare – rreth 1 mln.

Kush do të punojë në të ardhmen?

Strategjitë e punësimit theksojnë përfshirjen e sa më shumë të papunëve në tregun e punës dhe të të rinjve, menjëherë pasi ata kanë kryer studimet e tyre. Përveç kësaj, theksohet dhe grupi etnik i romëve, duke e inkurajuar atë në kërkimin e punës dhe në avancimin arsimor. Kështu që, romët të mos mbështeten vetëm tek ndihmat sociale.

Gjendja aktuale e tregut të punës në Bullgari është shumë shqetësuese. Niveli i të papunëve është mbi 12%. Papunësia mes të rinjve është tepër e lartë – pothuajse 30% e të rinjve deri në moshën 29-vjeçare nuk punojnë. Kjo që rinia rri pa punë ka të bëjë me faktin se nuk ka lidhje midis sistemit arsimor dhe kërkesave të biznesit. Edhe sivjet pakësimi i numrit të të rinjve të papunë është njëri nga theksat e Planit Kombëtar të Punësimit. Përfshirja në programe të punësimit me subvencione dhe avancimi i të rinjve në njohuritë praktike do t’i mundësojë ata që të gjejnë më kollaj punë. U përpiluan disa ndryshime në legjislacionin e punës që ndryshime kanë të bëjnë me të rinjtë të cilët mbarojnë arsim dhe nuk kanë eksperiencë në profesion. Nëse ndryshimet miratohen nga Kuvendi i vijueshëm, atëherë do të ketë një marrëveshje tjetër të stazhit ku saktësisht do të jenë të përkufizuara detyrat si të stazhierit punëmarrës, ashtu dhe ato të punëdhënësit.

Ka një fakt interesant në lidhje me mobilitetin e krahut të punës në Bullgari. Të kujtojmë se, ekziston një varg programesh të cilat lehtësojnë qasjen te vendi i punës, duke u larë shpenzimet për rrugë të bëra nga punëmarrësi ose nga punëdhënësi. Pra, bullgari kur të ndërrojë vendndodhjen e punës së tij dhe të shkojë në një qytet tjetër, më tepër do të emigrojë jashtë vendit se sa të vendoset në vendbanim tjetër të Bullgarisë. Përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, nëse gjen punë të paguar mirë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD