Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do t’i përballojë vështirësitë biznesi i vogël dhe i mesëm?

Monopoli i vargjeve tregtare vështirëson prodhuesit e vegjël bujqësorë.
Foto: Boris Dimitrov

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në fakt janë 99 për qind e të gjitha subjekteve ekonomike në Bullgari. Sipas kryetares së Këshillit drejtues të Shoqërisë Ndërkombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm Eleonora Negullova ky biznes siguron rreth 67 për qind të vendeve të punës. Përafërsisht e tillë është dhe përqindja e produktit të siguruar të brendshëm bruto. Faktikisht biznesi i vogël dhe i mesëm është punëdhënësi dhe investitori më i madh.

“Kjo është kështu, sepse biznesi i vogël investon në vende të tilla, ku investitorët e mëdhenj nuk tregojnë interes – thotë Eleonora Negullova. – Për shembull, po të shkoni në krahinën Montana, ose në atë të Videnit, në vendbanimet e vogla, ose në bashkitë e vogla, do të shihni se atje investon vetëm biznesi i vogël, duke përdorur të gjitha resurset e tij. Vazhdimisht dëgjojmë nga drejtime të ndryshme se biznesi i vogël është shumë i rëndësishëm, por ky konstatim nuk mjafton. Tashmë duhet të fillojë aplikimi i masave të ndryshme për inkurajimin e tij, sepse që të mbushet thesari i shtetit dhe të ketë mjaftë mjete financiare, të cilat të shpërndahen nga autoritetet vendore, së pari duhet krijuar vlera e shtuar.”

Sipas zonjës Negullova problemi më i madh i biznesit të vogël tani për tani është tregu jashtëzakonisht i kufizuar. Një problem tjetër është aksesi te financimi, i cili është jashtëzakonisht i vështirë, pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë për startimin e Fondit Kombëtar të Garancive dhe për livrimin e parave në kuadrin e kredive “Xheremi”. Një problem i madh është monopoli i vargjeve tregtare, të cilët vështirësojnë jashtëzakonisht shumë prodhuesit e vegjël bujqësorë, furnizuesit e vegjël të produkteve ushqimore dhe të mallrave të tjera bullgare.

Cilat janë degat, ku u mbyllën më shumë vende pune dhe cilat prej tyre funksionojnë më mirë në kushtet e krizës?

“Më shumë vende pune u humbën në sektorët, ku ndihet më shumë ulja e fuqisë blerëse – vazhdon zonja Negullova. – Në vend të parë këto janë mallrat, të cilat nuk janë të nevojës së parë, sepse në qoftë se një familje ka probleme financiare, së pari blihen mallrat më të domosdoshme, të lidhura me nevojat biologjike. Sa për sektorët, të cilët janë më pak të prekur nga kriza, këto janë teknologjitë informative dhe të komunikacioneve. Autsorsingu i shërbimeve është një prej burimeve më të mira të të ardhurave në thesar dhe tërheq interesin e investitorëve perëndimorë. Këtu përfshihen dhe sektorët, të cilët disponojnë potencial eksporti. Në periudhën e krizës kjo që konstatuam në Shoqërinë Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm është se për biznesin është me rëndësi të madhe ristrukturimi dhe kërkimi i varianteve të diversifikimit. Pra, ai duhet të ketë të paktën dy burime të ardhurash.”

Sipas zonjës Negullova masat më të rëndësishme, të cilat duhet të ndërmerren për stimulimin e këtij biznesi, janë lidhur me aplikimin e qeverisë elektronike, bashkive elektronike dhe me lehtësimin e regjimeve të bizneseve, gjë që do të ulë në mënyrë drastike të ardhurat lidhur me administrimin. Me rëndësi të madhe është lehtësimi i pagimeve nga ana e shtetit dhe bashkive ndaj biznesit, sepse kjo do të ulë edhe borxhet midis firmave. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duan që të ndryshohet Ligji për TVSH-në, pra tatimi të paguhet jo pasi lidhet marrëveshja, por kur ajo paguhet. Sepse nuk është normale që biznesi i vogël të financojë shtetin, para se të ketë marrë fitimin e vet.

A do të arrijë t’i përballojë problemet biznesi i vogël dhe i mesëm?

“Biznesi i vogël nuk ka variant tjetër veçse t’i përballojë problemet. Në fakt ky është lajmi i mirë për shoqërinë bullgare – përgjigjet me optimizëm Eleonora Negullova. – Sepse në qoftë se ai nuk funksionon, atëherë 67 për qind e vendeve të punës do të mbyllen dhe njerëzit duhet të marrin ndihma sociale. Kështu qe ai ka përgjegjësi sociale, ai i paguan tatimet e veta dhe do të vazhdojë të jetë i zhdërvjelltë dhe të kërkojë mundësi të reja. Sigurisht që përballimi i problemeve të biznesit varet në një shkallë të madhe nga zhvillimi i tregjeve evropiane, sepse ne eksportojmë kryesisht atje dhe jemi një ekonomi e hapur. Por më e rëndësishmja është të mësohemi ta udhëheqim ndryshimin dhe të jemi të gatshëm për të, sepse këtej e tutje kohërat do të jenë turbulente. Ata, të cilët arrijnë të bëjnë strategji afatmesme dhe afatshkurtra dhe arrijnë të përgatiten, do të kenë sukses.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Kostadin Atanasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD