Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

O mëmëdheu im, ti je parajsa ime...

Mbase nuk ka bullgar, sytë e të cilit të mos të jenë mbushur të paktën njëherë me lot gjatë interpretimit të himnit kombëtar. Këto vjersha nga më poetiket si dhe muzika e himnit janë të shkencëtarit, poet, etnograf Cvetan Radosllavov (1863-1931).

Cvetan Radosllavov
Në 150 vjetorit nga lindja e tij është e përkushtuar dhe ekspozita e hapur gjatë këtyre ditëve në Akademinë Bullgare të Shkencave, e cila prezanton fotografi të tij, sende, nota, piktura. Ato janë të ruajtura në fonde të ndryshme. Cvetan Radosllavov Haxhidenkov ka lindur më 20 prill të vitit 1863 në qytetin Svishtov dhe është trashëgimtar i familjeve të njohura rilindëse. Gjatë vitit 1871, në bazë të forcës së rrethanave jetike është i adaptuar nga njeriu më i lartësuar në atë kohë në qytetin Svishtov Cvjatko Radosllavov. Adaptuesi është bashkëmendimtar i revolucionarit dhe rilindës Gjeorgji Rakovski, si dhe bashkëpunues i patriotëve – dhurues vëllezërit Evllogji dhe Hristo Gjeorgjievi, tregtar bullgar në Rumani. Një ndikim mbi arsimin e herët të Cvetan Radosllavovit ka dhe mjedisi familjar.

“Cvetan Radosllavovi mori një arsim të gjerë dhe të thelluar evropian në disa nga shkollat më prestigjioze për kohën e vet – tregon Cvetana Veliçkova nga Instituti për studime historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Studioi në Gjimnazin e Vjenës në bazë të këshillës së dajave të vet të cilët kanë mësuar aty. Më vonë studioi në Universitetet e Parisit dhe në Lajpcigut dhe mori një arsim të mirë në histori, sllavistikë dhe filozofi. Gjatë vitit 1898 mbroi doktoraturë te filozofi i njohur dhe pedagog Vundt në Lajpcig dhe mori shkallën shkencore “doktor i filozofisë dhe magjistër i arteve të bukura”. Doktoratura e tij menjëherë u botua në revistën shkencore të Vundtit në gjuhën gjermane, por akoma nuk është përkthyer dhe botuar në gjuhën bullgare. Kontributi i Radosllavovit ndaj shkencës dhe artit bullgar janë të shumta dhe të padiskutueshme. Ai krijoi në fusha të ndryshme – në filozofi, histori, arkeologji, etnografi, muzikë, poezi, dramaturgji dhe pikturë. Mori pjesë aktive në jetën kulturore dhe shoqërore të kryeqytetit. Një personalitet me të vërtetë enciklopedik, trashëgimtar i disa brezave të bullgarëve të njohur dhe të talentuar, i cili le gjurmë në shkencën dhe në kulturën tonë, por dhe gjurmë dhe jo shumë të njohur. Ai është më i njohur dhe si autor i këngës “Mali Stara Pllanina Krenar” e cila në himn kombëtar bullgar “Mëmëdheu i Dashur”.

Sot në arkivën shkencore të Akademisë Bullgare të Shkencave ruhet versioni i parë i himnit “Mëmëdhe i Dashur”, i kënduar nga profesori Ivan Shishmanov, filolog dhe shkrimtar, përsëri nga qyteti Svishtov dhe mik i Cvetan Radosllavovit, dhe i incizuar nga kompozitori Panço Vlladogjerov gjatë vitit 1926. Himni ka një histori interesante. Sipas dokumenteve, të ruajtura në arkivin e Akademisë Bullgare të Shkencave, si dhe në Muzeun e qytetit Svishtov, Radosllavov e krijoi këngën midis viteve 1883-1885. Supozohet se, shtyrja për shkrimin e tekstit është himni çek “Ku është shtëpia ime?”. Kurse muzika është e krijuar mbi melodinë e një valleje të njohur të Svishtovit.

Për herë të parë kënga u botua gjatë vitit 1895. Me kohë popullariteti i saj u rrit dhe ajo u bë një himn jozyrtar. Në fund të viteve 20 të shekullit të kaluar në Svishtov u shpërndau legjenda, se kënga u krijuar= kur studenti Radosllavov udhëtoi për në atdhe, që të bëhet vullnetar në Luftën Serbo-Bullgare gjatë vitit 1885 dhe nga vapori shikoi bregun bullgar. E njohur është dhe një histori tjetër – se kënga patriotike, e lënë si amanet prej tij Bullgarisë u krijua gjatë viteve të tij studentore në Vjenë. Kompozitori Dobri Hristov, arkiva e të cilit ruhet në Akademinë Bullgare të Shkencave është autor i aranzhimit fillestar të këngës.

Gjatë vitit 1964 në Bullgarinë socialiste kënga u redaktua nga poetët Gjeorgji Xhagarov dhe Dimitër Metodiev, ku nga teksti origjinal mbeten të paprekur vetëm kupleti i parë dhe refreni janë futur dy kuplete të tjera. Kuvendi Popullor e afirmoi këngën si himn shteti dhe në këtë pamje të vet u këndua për herë të parë më 9 shtator 1964. Pas fillimit të ndryshimeve demokratike në Bullgari, Kuvendi i Shtatë Popullor gjatë vitit 1991 e rimiratoi këngën e Cvetan Radosllavovit si himn kombëtar bullgar, por përjashtoi tekstet e politizuara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Cvetana Veliçkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Vigjiljen e Theofanisë ortodoksët përgatiten për Bekimin e Madh të Ujit

Më 5 janar, në vigjilje të Theofanisë, në kishat ortodokse shërbehet Liturgjia e Shenjtë dhe bëhet Bekimi i Madh i Ujit. Rituali quhet Vodici nga populli. Dita quhet edhe Lartësimi Dimëror i Kryqit të Nderuar. Kjo festë mbyll ciklin e “ditëve të pista”..

botuar më 24-01-05 11.41.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal

Derdhja e lumit Kamçija fsheh mistere 7000-vjeçare

Gjetje unike dolën në dritë gjatë hulumtimit të zonës ujore midis Kepit Kilik dhe Kepit Illanxhik në veri të grykëderdhjes së lumit Kamçija. Në të kaluarën, gjiret e tyre të fshehta strehonin anijet e lashta gjatë stuhive të furishme të Detit të Zi ...

botuar më 23-12-25 7.30.PD

Thelbi i Ditës së Ignat Hyjmbajtësit është të ndjekësh pastërtinë e zemrës së një fëmije

Në kalendarin bullgar, Dita e Ignat Hyjmbajtësit është festë popullore dhe kishtare, e cila kremtohet nga Kisha Ortodokse Bullgare më 20 dhjetor . Ajo i kushtohet Shën Ignat Hyjmbajtësit, dishepull i Gjon Teologut dhe peshkop i Kishës së..

botuar më 23-12-20 8.10.PD