Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushimet spa & wellness – shpresa e madhe e turizmit bullgar

Turizmi spa & wellness është një produkt gjatë gjithë vitit.
Foto: Veneta Nikollova

Diell përvëlues, plazhe të mbushura me njerëz, një xhungël prej betoni prej hoteleve të shumta, muzikë në kupë të qiellit dhe alkool i cili derdhet me bollëk. Kur bëhet fjalë për turizëm bullgar, menjëherë në përfytyrimet e shumicës dalin po këto asociacione. Derisa ato u përgjigjen mundësive reale të turizmit vendas është një çështje tjetër. Sepse përveç pushimeve të lira për konsumatorin masiv, vendi mund të propozojë edhe të ashtuquajturin produkt butiku – programet spa & wellness, të cilat gjatë viteve të fundit po grumbullojnë forcë dhe janë në rrugë të rinovojnë imazhin e Bullgarisë në tregjet botërore turistike.

Gejzeri më i nxehtë në Evropë ndodhet në vendpushimin bullgar Separeva banja.

Aktualisht spa & wellness është në modë! Tanimë nuk është e mjaftueshme të nisesh vetëm për pushime. Mënyra shëndetësore e jetës dhe kujdesi për trupin dhe shpirtin janë kthyer në një kult të vërtetë mes gjithnjë e më shumë konsumatorë, si edhe në industrinë fitimprurëse për miliardë. E dëshmon dhe interesi në rritje drejt spa & wellness pushimet në Bullgari, dhe kjo jo vetëm mes klientëve bullgarë por dhe mes klientëve të huaj. Ekzistenca e 700 burimeve minerale, të shpërndara nëpër të gjithë vendin, si dhe hotelet e mira dhe të të reja për spa, janë një premisë ideale për zhvillimin e turizmit balnear në Bullgari. Nga dega pohojnë se, pikërisht hotelet spa & wellness të parët mbushen gjatë festave dhe ditëve pushimore, por miq nuk mungojnë dhe jashtë stinës atraktive turistike. Në këtë mënyrë gjithnjë e më shumë hotelierë filluan të mbështeten mbi programet spa & wellness me idenë të mund të sigurojnë klientët e dëshiruar.

Mirëpo vënie e fjalës spa & wellness ndaj emrin të hotelit nuk do të thotë patjetër se, njeriu do të marrë shërbimin e kërkuar. “Tani te ne ka edhe objekte me një xhakuzi, kurse mbi to shkruan “hotel spa & wellness” – zemërohet Ivo Marinov, zëvendës ministër i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit. Ai shton se, pasi të pranohet rregullorja e re ndaj ligjit të votuar kohët e fundit për turizëm. Shteti më në fund do të fillojë t’i certifikojë hotelet, të cilat propozojnë këtë lloj shërbimesh. “Duam të aplikojmë një minimum prej shërbimeve, të cilat i propozojnë këto hotele, të kenë kërkesat e tyre për një kualifikim profesional dhe arsim të personelit, që të mund me të vërtetë të rritet kërkimi i konsumatorëve – tha Ivo Marinov dhe komentoi prioritetet e spa turizmit tonë kështu: Njerëzit të cilët preferojnë turizmin spa & wellness, nuk përdorin vetëm një produkt. Rreth 38 për qind prej tyre përdorin të paktën edhe një, kurse dhe rreth 26 për qind – të paktën edhe dy lloj turizmi. Kështu që kjo është e rëndësishme për vetë bashkësive vendase, me qenë se resurset, me të cilat disponojnë përdoren në një shkallë maksimale. Përveç kësaj është me rëndësi të dihet se, vendpushimet në Bullgari, të cilat ofrojnë këtë lloj turizmi, gjenden në një mjedis ekologjikisht të pastër dhe për nga rrethanat historike ekzistojnë akoma nga epoka trake dhe romake. Kështu që ofrojnë mundësi dhe për një turizëm kulturor. Gjithashtu pjesa bazë e këtyre vendpushimeve janë në rajone me një prodhim të zhvilluar të verës, kurse kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit të verës. E mira te turizmi spa & wellness është se, ky është një produkt gjatë gjithë vitit.”

Sipas të dhënave të Unionit Bullgar të Turizmit Spa & Wellness, 70 për qind nga konsumatorët e këtij lloji shërbimesh në Bullgari janë bullgarë. Që të sigurojnë klientë, pronarët rregullisht i ulin çmimet e paketave në periudhën jashtë ditëve të pushimit. Mbështetemi edhe te arkat shëndetësore nga vende të tjera evropiane, të cilat financojnë shërimin balnear të pacientëve të vet. Në fakt në Bullgari, tanimë ka hotele me marrëveshje të ngjashme, të cilat gëzojnë një fluks të mirë të miqve nga jashtë. I tillë është rasti me një nga hotelet më elite në qytetin bregdetar Pomorie, i cili prej 3 vjetëve punon me arkat shëndetësore gjermane, kurse ka një interes të deklaruar dhe nga arkat austriake dhe qipriotë. Në fakt nga data 14 deri më 16 maj ky hotel do të jetë mikpritës i kongresit të 18 vjetor të Asociacionit Evropian Spa & Wellness – një ngjarje e madhe, e cila do të afirmojë pozitat e vendit tonë në tregjet botërore për pushime balneare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD