Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e së dielës

Pallati “Vrana”
Foto: BGNES
Jo larg Sofjes, në mesë të një parku me një sipërfaqe përafërsisht prej 100 hektarësh ngrihet Pallati “Vrana”. Ai u ndërtua në periudhën nga viti 1909 deri në vitin 1912 sipas projektit të njërit prej arkitektëve më të njohur bullgarë Nikolla Llazarov. Ky njeri punoi edhe mbi realizimin e Rezidencës Evksinograd. Pjesa e jashtme e ndërtesës gërsheton elemente të arkitekturës bizantine, të asaj bullgare nga epoka e Rilindjes dhe të stilit të ndërtimit të manastireve. Duket edhe ndikimi i klasicizmit dhe secesionit francez me ornamentet e shumta dekorative dhe me vitrazhet.

Megjithëqë princi Ferdinand ishte një adhurues – ornitolog dhe botanik, megjithë kontributin e tij të madh në zbulimet në fushën e ornitologjisë dhe botanikës, gjë për të cilën u pranua anëtar i shumë shoqatave shkencore evropiane, ai preferoi qëndrimin e specialistëve për rregullimin e parkut të Pallatit “Vrana”. Ky park, që nuk e ka shokun në mbarë vendin, u projektua në stilin e artit klasik të rregullimit të parqeve në shekullin XIX. Në të u mbollën pemë dhe bimë të rralla botanike, disa prej të cilave u importuan nga jashtë. Dhe ndoshta nuk ishte e rastit, që dëshira e fundit, para abdikimit të mbretit Ferdinand më 3 tetor të vitit 1918, ishte të bëjë një shëtitje në parajsën, në të cilën vet ai krijoj në rajonin e Pallatit “Vrana”.

Nëse dëshironi të dëgjoni nga ku vjen emri “Vrana”, cili ishte emri i mëparshëm i kësaj prone, çfarë tjetër mund të shihet në Pallatin “Vrana” dhe shumë fakte të tjera interesante, klikoni AUDIO.
По публикацията работи: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD