Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e Sofjes feston 200 vjet nga lindja e Vagnerit

Në Gadishullin e Ballkanit, tetralogjia “Unaza e Nibelungëve” mund të shihet vetëm në skenën e Sofjes.
Foto: BGNES

Gjatë këtij viti bota feston 200 vjet nga lindja e Riçard Vagnerit. Më 22 maj 2013 në Operën Kombëtare në Sofje është premiera e “Perëndimi i hyjnive” – pjesa e katërt nga tetralogjia e tij “Unaza e Nibelungëve”. Kompozitori gjerman është dhe autor i muzikës, të libretos të këtij krijimi kolosal muzikor. Tema është marrë nga mitologjia gjermane-skandinave dhe poema nga Mesjeta “Kënga për Nibelungët”. Mbi këtë bazë Vagneri ka krijuar epopenë muzikore-dramatike, në të cilën ka shprehur idetë, të cilat e kanë emocionuar gjatë gjithë jetës së tij.

Ideja për paraqitjen e saj në Sofje është e drejtorit të operës Pllamen Kartallov. Mbi të ai si regjisor punon që nga viti 2010. Atëherë publiku bullgar pa “Floriri i Rejnit”. Pasuan shfaqje të “Vallkjura” 2011 dhe “Zigfrid” 2012. Kurse pikërisht tani në ditën e lindjes së kompozitorit, është kulmi – shfaqja e operës së fundit nga tetralogjia. Dirigjent i pjesëve të para ishte bullgari Pavell Balev, i cili punon në Gjermani. “Perëndimi i hyjnive” luhet nën shkopin e dirigjentit të njohur gjerman Erih Vahter.

Gjatë këtyre viteve pedagogu gjerman Rihard Trimborn u ndihmonte interpretuesve bullgarë. “Kaluam një rrugë të gjatë, një rrugë me gurë. Punuam me një entuziazëm dhe frymëzim të madh. I gjithë ansambli – këngëtarë, orkestër, teknikë, drejtor, që të gjithë punuam shumë mbi këtë projekt dhe jemi në rrugë të prezantojmë rezultatin nga kërkimet tona krijuese” – tha zoti Trimborn dhe e lavdëroi grupin bullgar.

© Foto: operasofia.bg


Kur drejtori Pllamen Kartallov e ftoi në Sofje, ai nuk besoi se në Bullgari do të gjenden artistë, të cilët ta interpretojnë këtë krijim, sepse ai ve kërkesa serioze vokale. “Unë isha i bindur se do të zbuloj këta këngëtarë bullgar. Isha i vendosur të bëj “Unazën e Nibelungëve” vetëm me artistët tanë – pak teatro, bile dhe në Gjermani e prezantojnë me resurs personal. Dhe ja-na ndajnë disa orë nga premiera e “Perëndimit të hyjnive” – pjesa e katërt, më monumentale nga tetralogjia – tha z. Kartallov. – 4 vjet një grup prej 52 artistë bullgarë, mbi 200 veta grup krijues dhe interpretues dhe akoma kaq punonjës skenik dhe interpretues nga atelietë e ndryshme dhanë kontributin e vet personal ndaj festimit botëror të 200 vjetorit të një gjeniu të qytetërimit njerëzor – Rihard Vagner.”

Opera Kombëtare në Sofje është teatri i parë në Ballkan, në të cilin prezantohet “Unaza e Nibelungëve”. Pavarësisht nga kjo, në të njëjtën rrugë ecën dhe “La skala” e Milanos, e cila po kështu shënon përvjetorin e Vagnerit me vënien e eposit. Shfaqet bullgare ndiqen me interes nga kritika ndërkombëtare muzikore akoma nga viti 2010. Për ta ka kritika të mira si në shtypin gjerman, ashtu dhe në atë kroat rus. Premiera e “Unazës të Nibelungëve” është ngjarje botërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD