Po rritet nevoja e BE-së për importin e gazit. Ndërkohë vërehet dhe revolucioni i gazit shist në SHBA. Këta faktorë detyruan vendet evropiane të nxitojnë në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik. Kështu ekonomia e gjithë Evropës do të bëhet më konkurrente dhe do të kursehet nga 15 mlrd euro në vit.
Mbi këto çështje u diskutua para disa ditësh në Bruksel, ku u mbajt takimi i jashtëzakonshëm i nivelit të lartë të Këshillit të Evropës. Në takim ishte prezent dhe presidenti bullgar, z. Rosen Plevneliev. Ai deklaroi se, “tregu energjetik evropian do të integrohet krejtësisht deri në fund të 2014-ës, kurse deri në fund të 2015-ës ai do t’i lidhë të gjitha vendet evropiane.” Presidenti Plevneliev komentoi, se brenda këtij afati vendet e izoluara për nga energjetika, përfshi Bullgarinë, do të bëhen pjesë e tregut të përbashkët. Kjo do të realizohet me anë të interkonektorëve dhe rrjeteve të ndryshme energjetike. Do të unifikohen rregullat, do të fillojnë të funksionojnë bursa të përbashkëta energjetike dhe do të ketë liberalizim. Në Evropë sërish u bë fjalë për gazin shist, sidomos pasi në SHBA çmimet e energjisë elektrike u pakësuan ndjeshëm. “Gazi shist mund të bëhet pjesë e përzierjes energjetike në shumë vende evropiane”, tha kryetari i Këshillit të Evropës, z. Herman van Rompoj. Nxjerrja e gazit shist ndikon negativisht mbi mjedisin dhe çështja është shumë prekëse për evropianët. Mirëpo, analizatorët janë të mendimit se, së shpejti tema do të hapet. A do të bëhet kjo në Bullgari, vijon të shohim. Në vend u zbuluan burime të gazit shist, por shoqatat ekologjike e kundërshtuan nxjerrjen e tij. U arrit në memorandum, i cili ndalon nxjerrjen e gazit shish në Bullgari. Në një raport të posaçëm të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhoze Barozu, thuhet se, rregullatorët e pengojnë tregun e lirë energjetik. Sepse midis vendeve të BE-së ka dallime çmimesh që nuk janë konkurrente. Nëse këto të fundit zhduken, do të kursehet 10 për qind e çmimit të përbashkët të gazit natyror me shumicë.
© Foto: EPA/BGNES
Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..
45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..
Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..