Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Javët Muzikore të Sofjes

“Rekuiem” nën shkopin e dirigjentit Emill Tabakov
Foto: BNR
Festivali ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes” u hap solemnisht me “Rekuiem” të Emill Tabakovit. Vepra është krijuar para dy dekadash me kërkesë të festivalit. “Rekuiem” është paraqitur para publikut dy herë me solistë të ndryshëm. Më 24 maj vepra ishte interpretuar nga Orkestra simfonike dhe Kori i përzier pranë Radios Kombëtare Bullgare (me dirigjent Dragomir Josifov). Rolet solo u interpretuan nga Mariana Panova (soprano), Andreana Nikollova (mexosoprano), Kirill Sharbanov (tenor), Hristo Stojnov (bas). Dirigjenti ishte vetë autori.

Ky festival është një prej aktiviteteve më të autoritetshme në Bullgari. Në programin e tij janë përfshirë mbi 30 koncerte, premiera botërore të veprave të krijuara posaçërisht për festivalin, atelie etj. Deri më 27 qershor do të paraqiten dhe disa libra të rinj, një

© Foto: BGNES

Momçill Georgiev
kompakt disk etj. Më shumë hollësi na solli Momçill Georgiev – koordinator programor i Javëve Muzikore të Sofjes. “Ky është edicioni i 44-të i Javëve Muzikore të Sofjes. Kemi përzgjedhur programe interesante, të paraqitura nga emra të njohur. Nuk i kemi harruar përvjetorët e Vagnerit, Verdit, Britënit, përvjetorë, të cilët i shënon mbarë bota muzikore. Gjithçka është gërshetuar në një cikël të brendshëm. Mini-seria “Pianorama” paraqet recitale për piano. Përsëri ka një “Skenë të muzikantit të ri”, kurse “Magister Dixit” tashmë tradicionalisht zhvillohet nën formën e koncerteve. Profesorët, të cilët i zhvillojnë klasat e mjeshtërit atje, janë solistë në orkestrën, ku muzikantët janë nxënës të tyre. Kjo është një metodë interesante, e cila vendos lidhje midis punës pedagogjike dhe shfaqjeve skenike.

Pianistja e njohur Pllamena Mangova përsëri ka shfaqje interesante edhe në këtë edicion. Do ta dëgjojmë muzikanten në një trio bashkë me violinisten Natalia Prishpenko dhe violonçelistin Sebastijan Klinger. Ata do të interpretojnë trio të Dvorzhakut, Mendelsonit dhe të Bethovenit. Shfaqja e Pllamenës do të jetë pjesë e koncertit të Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”, titulli i të cilit është “Matine Modern”. Do të tingëllojnë vepra të Britënit, Stravinskit dhe Shostakoviçit, kurse pianistja e re do të interpretojë solo në koncertin për piano të Shnitke. Dirigjenti do të jetë Pllamen Xhurov, drejtor i festivalit.”

Në kuadrin e “Javëve Muzikore të Sofjes” do të zhvillohet dhe premiera bullgare e melodramës muzikore “Inok Ardën” të Rihard Shtrausit, mbi poemën me të njëjtin emër të Alfred Tenisën. Do ta dëgjojmë në interpretim të pianistes Pavlina Dokovska dhe të aktorit Valentin Ganev. Vepra të autorëve francezë dhe rusë kanë përfshirë në recitalin e tyre Aleksandrina Pendaçanska (soprano) dhe Semjon Skigin (piano). Ja akoma hollësi rreth programit: “Koret paraqesin një repertor më specifik – thotë zoti Georgiev. – “Kvantikum” – një kor nga Britania e Madhe, interpreton muzikë nga Baroku deri më sot. Do ta dëgjojmë dhe Korin e djemve të Sofjes”. Koncerti i është kushtuar përvjetorit të 45-të të krijimi të formacionit të njohur. Do ta shënojmë dhe përvjetorin e 100-të të lindjes së dirigjentit Angell Manollov, i cili para 80 vjetësh themeloi Korin Akademik, i cili sot e mban emrin e tij.”

Edhe sivjet në festival do të kenë shfaqje disa bullgarë të njohur me karrierë të suksesshme botërore, për shembull Devorina Gamallova, e cila banon në Londër. Nga kryeqyteti britanik do të mbërrijë dhe violinisti Dimitër Burov. Publiku pret me padurim dhe koncertin e violonçelistit Stefan Popov, pedagog në Guildhall School of Music që prej disa dekadash. Bullgaret Veneciella Najdenova (piano) dhe Graciella Vëllçeva-Fiero (mexosoprano), të cilët banojnë në Zvicër, do të paraqesin një album me vepra të Verdit. Do të takohemi edhe me artin e disa instrumentistëve të rinj, të cilët studiojnë në akademi prestigjioze muzikore në Evropë – Evgeni Gençev, Filip Ivanov, Viktoria Vasilenko, Atanas Krëstev.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD