Me rastin e 2 Qershorit – Ditës së Hristo Botevit dhe të të rënëve në luftërat nacional-çlirimtare ju rrëfejmë për njërin nga heronjtë e kombit bullgar. Po ashtu ju sjellim vjershat e Botevit – “Të dashurës sime të parë”, “Haxhi Dimitri” dhe “Lutja ime”, të përkthyera shqip.
Hristo Botev (1848-1876) është revolucionar, poet dhe publicist. Sot çdokush bullgar e identifikon atë me thënien “Ai që bie në luftë për liri, ai nuk vdes”. Në veprat e tij ai ka trajtuar temën e vdekjes si mënyra e vetme e lirisë, si dhe tema e pavdekshmërisë së shpirtit. Krijimtaria e Hristo Botevit është maja e letërsisë së Rilindjes Bullgare, po ashtu ka shtyrë zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë vendase. Temat e trajtuara në të janë aktuale që sot e kësaj dite, sepse personazhi lirik i Botevit nuk lufton vetëm kundër pushtetit otoman, ai lufton për emancipimin e njeriut.
© Foto: arkiv
Hristo Botev është ndër shkrimtarët bullgarë të cilët kanë propaganduar idealet e tyre me anë të penës dhe njëkohësisht i kanë mbrojtur ata me anë të veprave të bëra. Revolucionari i madh bullgar ra nga plumbat e armikut në vargmalin e Ballkanit dhe ndriçoi rrugën e lirisë për trimat e tjerë bullgarë. Më 2 qershor përkujtojmë të rënët në luftë, ata të cilët ia kthyen Bullgarisë lirinë e humbur, të cilët ia kthyen popullit emrin bullgar.
Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..
Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..
Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..
Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave..