Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodosij Teodosiev përgatit shkencëtarë të rinj të fizikës

Foto: BGNES

“Më ka ndodhur të gjendem në qoshen tjetër të botës dhe të takoj nxënës të mi të cilët janë bërë shefa të institucioneve të mëdha shkencore në SHBA ose diku tjetër”, thotë Teodosij Teodosiev. Ky i fundit është fizikan i njohur nga qyteti Kazanllëk të Bullgarisë Qendrore. Më se 33 vjet ai çon nxënësit në thelbin e shkencës. “Fillimisht, nuk kam ëndërruar për fizikën. Më tepër desha të bëhesha poet ose piktor i madh”, pohon Teodosij. Ai ka talent të merret me fëmijët, duke tërhequr vëmendjen e tyre. Dy vjet pasi është emëruar mësues, një nxënës i tij ka merituar medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës. 22 vjet me radhë fituesit e garave të fizikës në Bullgari janë nxënës të tij, ka përgatitur 8 nga 11 fituesit bullgarë të arit në Olimpiadat Ndërkombëtare.

“Fillimisht, desha të bëhesha mësues për të pasur më shumë kohë të lirë dhe të përkushtohem në art – kujton Teodosij. – Mirëpo, doli se përgatitja e një fëmije në nivel botëror kërkon përkushtim të plotë dhe përbën një art më vete. Nuk kam kohë për veten time, bile punoj dhe fundjavën dhe nuk shkoj fare në pushime.”

Teodosij Teodosiev është pedagog në Gjimnazin e Matematikës dhe të Shkencave Natyrore në qytetin e Kazanllëkut. Po ashtu bën dhe një shkollë të fizikës. Çdo vit në të mësojnë nga 150 deri në 200 nxënës. “Fëmija kur të mësojë të zgjidhë problemën e vështirë, pa problem do të realizohet në çfarëdo fushe, sepse do të jetë përvetësuar më të vështirën”, sqaron pedagogu. Shkollat verore të fizikës vizitohen dendur. Vajzat dhe djemtë zgjedhin problema gjithë ditën. “Shpeshherë kandidatët kalojnë mbi kapacitetin e bazës – thotë fizikani. –Në SHBA, p.sh., fizika është lëndë me zgjedhje. Fëmijët amerikanë mësojnë sipas sistemit të pikëve dhe nxënësit kur të mbledhin pikët përkatëse, e marrin arsimin e mesëm. Më shumë pikë siguron fizika, por nxënësit rrallëherë e zgjedhin atë sepse është mes lëndëve më të vështira. Në të vërtetë, fizika është një shkencë e vështirë. Për mendimin tim lënda duhet të jepet në mënyrë interesante. Kjo është punë e artit dhe psikologjisë. Shkencëtarët duhet t’i bëjnë reklamë fizikës, kështu që të perceptohet pamja e saj tërheqëse. Më duket se unë e bëj atë.”

© Foto: BGNES


Suksesi i shkollës së fizikanit ka të bëjë me atmosferën edukative dhe njëkohësisht argëtuese. Nxënësit fitojnë përvojë dhe nuk stresohen nga problemat e vështira. “Nxënësit tërhiqen nga rrëfimet e mia. Ju rrëfej për paraardhësit e tyre – thotë Teodosij Teodosiev. – Në fakt, kjo shkollë nuk është vetëm fizikë dhe matematikë. Fillimisht mësojmë matematikë dhe më pas thellohemi në fizikë. Po ashtu merremi me poezinë e Lindjes së Lashtë dhe me çështje filozofike. Jam i mendimit se në qoftë se njeriu do të arrijë maja të larta, duhet të ketë njohuri në fusha të ndryshme. Sepse shpikjet e mëdha bëhen nga njerëzit të cilët nuk përqendrohen vetëm në një fushë. Në shkollë organizojmë dhe dëgjim të muzikës klasike nën qiell të hapur. Muzika ka të bëjë dhe me shkencën e fizikës. Çdo gjë është e ndërlidhur.”

Çfarë jep shkolla e fizikës?

“Shumica e nxënësve vazhdojnë arsimin e tyre në universitete prestigjioze në Bullgari dhe jashtë vendit – sqaron fizikani. – Shumica prej tyre merren me fizikë, informatikë dhe inxhinieri. Bëhen shkencëtarë. Ka dhe disa të cilët orientohen drejt mjekësisë ku fizika gjithashtu vlen. Kam një nxënës i cili mbaroi në degën e letërsisë dhe tani është poet i njohur në Bullgari. Quhet Rumen Dinev. Me rëndësi për zhvillimin e tyre është që nxënësit bëhen të disiplinuar. Nuk lodhen të merren me punë të ndryshme intelektuale.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD