Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lugina me aromë trëndafili, livande dhe... një histori shumëvjeçare

Lugina e trëndafilave
Foto: Veneta Nikollova

Lugina e trëndafilave e përhap famën e Bullgarisë që prej shumë kohe. Vendi është i njohur si kënd parajse, i puthur nga Zoti, kurse trëndafili vajdhënës damascena, që rritet atje, i cili përdoret në prodhimin e parfumeve më të shtrenjta në botë, është shndërruar në logon turistike të vendit.

Grumbullimi i trëndafilave afër Pavell Banjës

Pranvera e do këtë vend të tokës, të mbyllur midis dy maleve dhe të ujitur mirë nga ujërat e lumit Tunxha, një vend i cili ende nuk është prekur nga urbanizimi dhe turizmi. Maji dhe qershori janë muajit më të bukur në luginë. Atëherë trëndafilat çelin dhe duken si qilima në fushat e Ballkanit. Atëherë fillon sezoni i mbledhjes së trëndafilave, një ritual unikal dhe origjinal, i shoqëruar me festa dhe aktivitete folklorike. Pothuaj çdo vendbanim në këtë krahinë përgatit befasime për turistët e shumtë, si për shembull festivale të trëndafilit, zgjedhja e Mbretërisë së Trëndafilave etj. 

Karnavali në Festën e Trëndafilit

Në Gabarevo për shembull menjëherë pas përfundimit të sezonit të mbledhjes së trëndafilave fillon sezoni i qershive, ku shënohet festa e njohur e qershisë, në të cilën kanë shfaqje grupe të ndryshme folklorike dhe degustohen specialitetet vendase kulinare. Fshati i vogël, i cili ndodhet afër brigjeve të lumit Tunxha, është i njohur gjithashtu për 100 qyngjet e tij, të cilat i zbukurojnë rrugicat e tij, si dhe për kishën e bukur prej guri “Shën Gjergji Fitimprurësi” nga viti 1934.

Kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi” në fshatin Gabarevo

Mirëpo turistët vijnë këtu kryesisht për shkak të natyrës së bukur. Mund të gërshetosh shëtitjet në pyjet e bukura afër Tunxhës me banjat minerale në qendrat balneare të Pavell Banjës. Mund të sorollatesh fushave të grurit gjithë ditën, të shijosh aromën e këndshme të trëndafilit, livandës dhe mendrës dhe pastaj të zhytesh në hijen e ndonjë shtegu malor, i cili të çon deri tek shtëpitë malore. Maja Buzlluxha me monumentin e dikurshëm të Partisë Komuniste Bullgare, i cili duket si pjatë fluturuese, dhe me pyllin prej gjeneratorësh ajri shihet nga çdo një pikë e Luginës së Trëndafilave dhe i fton turistët për ta vizituar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për majën Shipka, ku ndodhet Monumenti i Lirisë , i ndërtuar për nder të ushtarëve rusë, të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1877. Nga maja shtrihet një pamje e mrekullueshme drejt Luginës, ku gjenden fusha trëndafilash, livandash dhe pemësh frutore.



Në fundin e liqenit “Koprinka” ndodhen mbeturinat e kryeqytetit të dikurshëm të udhëheqësit trak Sevt III – Sevtopolis.

Ndër to shihen fshatrat e vogla dhe liqeni “Koprinka”, i cili ngjan me një veshkë. Në fundin e tij ndodhen mbeturinat e kryeqytetit të dikurshëm të udhëheqësit trak Sevt III – Sevtopolis. Që në mijëvjeçarin e dytë para erës së re në luginë u vendosën trakët. Deri tani në rajon janë studiuar dhjetëra kodërvarre trake. Disa prej tyre janë hapur për vizituesit kureshtarë. Nuk është e rastit se emri tjetër i luginës është Lugina e Mbretërve trakë. Varreza më e njohur në rajon është ajo e Kazanllëkut nga shekulli IV-III para erës së re, e cila është përfshirë në Listën e Trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s. Një kopje e varrezës ndodhet në qendrën e qytetit Kazanllëk dhe është ndër monumentet më të vizituara. Interes shkakton dhe Mauzoleu i mbretit Sevt III, themeluesi i qytetit Sevtopolis, mauzole ky që ndodhet në zemrën e luginës. Legjenda për lulëzimin e tij të dikurshëm tërheq shumë turistë afër brigjeve të liqenit Koprinka. Aktualisht është duke u punuar mbi një projekt për popullarizimin e liqenit dhe të qytetit të zhytur në të, nëpërmjet një spektakli origjinal audio-vizual dhe një filmi të vizatuar në format 3D.

“Kemi në plan që ta paraqitim në një mënyrë atraktive për turistët – tha Srebra Kaseva nga Bashkia e Kazanllëkut. – Ky është një projekt i regjisorit Nikollaj Jotov, i cili ka idenë që nëpërmjet pajisjeve multimediale të rikrijohet mbi liqen imazhi i Sevtit të tretë dhe i qytetit Sevtopolis. Do ta vëmë theksin dhe mbi ujërat mineralë, të cilët ndodhen jo vetëm në Pavell Banjë, por dhe afër fshatit Ovoshtnik. Drejtimi tjetër, ku po shikojmë, është ski-turizmi në malin Stara Pllanina afër majës Buzlluxha, ku tashmë janë ndërtuar disa ski-pista.”

Rajoni është parajse për adhuruesit e mënyrës ekologjike të jetesës.

Në qoftë se njeriu vendos të kalojë disa ditë në Luginë, ato me siguri nuk do të mjaftojnë, që të shikojë të gjitha kuriozitetet e kësaj krahine. Mund të filloni me kompleksin etnografik “Damascena” afër fshatit Skobelevo, ku veç ekspozitës muzeore, mund të shijoni një kopsht të bukur trëndafilash dhe mund të blini raki trëndafili, ujë trëndafili dhe produkte më të ndryshme kozmetike prej trëndafili. Afër ndodhet dhe një fermë strucësh , kurse restorantet e vogla në bregun e liqenit “Koprinka” do t’ju ofrojnë më të mirën e kuzhinës bullgare. Afër liqenit ndodhet dhe një kamping – një vend parajse për adhuruesit e mënyrës ekologjike të jetesës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD