Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Primorsko ka kishën e vet ortodokse nën ujë

Foto: Архив
Bregdeti bullgar i detit të Zi tanimë ka dhe faltoren e vet ortodokse nën ujë, në emër të mbrojtësit të peshkatarëve dhe të lundruesve dhe marinarëve “Shën Nikollaj Çudibërës”. Kisha unikale është e vendosur në rreth 7 metra nën ujë dhe është e përshtatur me kanunet e ortodoksisë. Pamja e shenjtorit është e punuar prej bakri, kurse në fund mbi një gurë të lashtë, i cili shërben për oltar, janë të vendosur kryq dhe shandan. Ka pllakë në lavdi të Shën Treshes, dhe po kështu dhe një pllakë prej betoni të dhuruesit dhe përshëndetje të nënujit për një numër të barabartë hyrjesh dhe daljesh. Ato janë vepër e skulptorit Nikolla Dikov:


Ideja është e Todor Popovit, instruktor i sistemit palombar padi, një njeri me një përmbushje të tepërt emociononte, i cili ka kaluar një pjesë të madhe nga jeta e tij nën ujë - tregon Irena Badallova, kryetare e klubit të porsakrijuar palombar “Primorsko”. Në realizimin përfshimë shumë njerëz, bile dhe një mysliman , i cili deklaroi se për të kjo është çështje nderi. Faltorja është i përshtatur me kanunet ortodokse dhe qe e përuruar në tokë nga ati Gavraill. Më 1 qershor e vendosëm nën ujë në ekuatorin e Primorskos, në jug nga qepi Maslen. Pak pasi filluan punimet nën ujë, u shfaq dhe një tufë e madhe me delfinë. Shqetësimi ynë i madh nuk qe rreth organizimit të punës, sesa nga këto kushte dinamike atmosferike kohët e fundit. Si për çudi, deti u qetësua pikërisht në ditën e caktuar. Nuk e di nëpër botë të ketë një objekt tjetër kulti të krishterimit ortodoks nën ujë. Në fund të fundit, dëshira jonë është që kjo nisma jonë të kontribuojë për popullarizimin e sportit nën ujë, të veprimtarisë së palombarëve nëpër botë.


Nga klubi i palombarëve presin që interesi ndaj Primorskos të shtohet dhe të tërheqë shumë adhurues të aventurave nën ujë. Ndaj kësaj faltoreje tanimë tregojnë interes dhe çiftet romantike, të cilët duan të venë kurorë nën ujë:


Interesi me të vërtetë është i madh. Me mua u lidh dhe një piktor, i cili bën ikona prej qeramike dhe më propozoi të dhuroi për faltoren një ikonë të Shën Nikollaj Çudibërësit - vepër e tij. Unë, kuptohet pranova me gëzim dhe i premtova, se personalisht unë do ta vendos në kishën nën ujë. Por vizita tani për tani nuk ka. Koha është shumë e ndryshueshme, tani po bie shi dhe nuk është e përshtatshme për tu zhytur. Por, dhe ne akoma nuk e kemi shënuar vendin me tabela, që të mund të gjithë të cilët kanë dëshirë ta shikojnë se ku është dhe ta vizitojnë. Ajo është jashtë qytetit, tek disa shkëmbinj, të njohur mes njerëzve, të cilët zhyten thellë në det, si “Krokodilët”. Aty nuk ka sesi të shikohet se diçka po rastis, përveç në ditën kur e futëm. Popullsia e qytetit Promorsko tregon një interes të madh. Njerëzit na pyesin për hollësira.

Deri tani shikonin pak si me përbuzje për këtë pasionin tonë nën ujë. Na konsideronin si të marrë të zhytemi nën ujë dhe natën, por tani i pranojnë seriozisht ushtrimet tona. Shumë njerëz prej shteteve të cilët nuk kanë dalje në det, vijnë dhe zhyten me një dëshirë të madhe, kurse njerëzit vendas nuk e respektojnë këtë sport. Prandaj ideja e klubit Palombar “Primorsko” është të mësojmë njerëz të rinj, fëmijë. Duam me të vërtetë ta zhvillojmë këtë sport. Sepse kudo nëpër botë ai është shumë mirë i zhvilluar. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: poseidonbg.com
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD