Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Tingujt e Detit të Zi” – festë e muzikës korale

Foto: www.chernomorskizvutsi.com
Në fillim të muajt qershor në qytetin bregdetar Ballçik u mbajt Edicioni i III-të i Festivalit Ndërkombëtar “Tingujt e Detit të Zi”. Interpretuesit e muzikës korale nga të gjitha qoshet e Evropës u mblodhën në Bullgari. Sipas rregullit, pjesëmarrje marrin kore akademike, të përziera dhe të dhomës. Valentina Georgieva është drejtoresha artistike e forumit.

“Në edicionin e sivjetshëm morën pjesë kore nga pothuajse i gjithë Ballkani, thotë znj. Georgieva. – Kishim pjesëmarrës nga Ukraina dhe Finlanda. Na erdhën dhe tri kore nga Rumania. Katër kore përfaqësuan Bullgarinë – dy nga kryeqyteti, “Dunavski vëlni” /Valët e Danubit/ nga Ruse dhe kori mikpritës “Çernomorski zvuci” /Tingujt e Detit të Zi/. Sivjet kori nga Knjazhevec, Serbi gjithashtu mori pjesë. Vitin e kaluar dirigjentja e tij Martina Milosheviç u dekorua nga Lidhja e Muzikantëve dhe Valltarëve. Ajo meritoi çmimin e dirigjentes më të mirë. Vendet e tjera fqinje u përfaqësuan me kore greke, maqedonase dhe turke. Për t’u theksuar është se sivjet festivali u përqendrua mbi interpretimet e fëmijëve. Përveç programit të detyrueshëm, u dhanë dhe dy koncerte. Në fillim në skenë u ngjitën formacionet e fëmijëve nga Bullgaria dhe nga Ukraina. Më pas u dha shfaqja muzikore “Dita e faljes”. Spektaklin e ka sjellë formacioni vokal dhe teatral “Talasëmçeta”. Udhëheqësi i tij është kompozitori Dimitër Kostancaliev.”

Festivali “Tingujt e Detit të Zi” është skena e vetme ku mblidhen koret për të kënduar në kuadër të “Punishteve të korit”,
thotë drejtoresha artistike. – Çdo vit ftojmë kompozitorë, të cilët drejtojnë punishten e dhënë. Në edicionin e parë kishin ftuar Veselina Dragollova nga Bullgaria, kurse në edicionin e dytë – Juha Holma nga Finlanda. Sivjet mysafir e kishim kompozitorin dhe dirigjentin Josu Elberdin. Ai ka imagjinatë për të bashkuar zhanret. Po ashtu kompozitori finlandez ishte pjesë e jurisë e cila vlerëson pjesëmarrësit. Në krye të jurisë ishte bullgari Ognjan Vasilev, i cili prej 22 vitesh punon dhe jeton në Finlandë. Vitin e kaluar ai u shpall dirigjent i Finlandës. Për herë të parë ky çmim i shpërndahet një të huaji. Në Bullgari Ognjan Vasilev ka punuar me koret në Haskovo – “Kolegium muzikum” dhe “Rodna pesen” /Kënga e mëmëdheut/. Në krye të këtyre koreve dirigjenti bullgar meritoi çmimet e konkurseve prestigjioze në Irlandë, Itali, Francë etj.

Anëtare e jurisë ishte dhe vetë Valentina Georgieva. Qëllimi i organizatorëve të “Tingujve të Detit të Zi” është që festivali të bëhet urë midis interpretuesve nga vendet e ndryshme. Zakonisht në program zhvillohet një tavolinë e rrumbullakët ku udhëheqësit e koreve bëjnë diskutime.
 
Tavolina e rrumbullakët zhvillohet ditën e fundit të festivalit, sqaron drejtoresha artistike. Qëllimi është se çdokush të ndajë mendime dhe ide si nga pikëpamja e punës, ashtu dhe lidhur me çështje financiare. Sivjet tema është “Politikat e repertorit”. Për mendimin tim muzika korale duhet të komunikojë dhe me zhanret e tjera që të jetë më e kapshme për publikun.

Valentina Georgieva është pedagoge e muzikës dhe udhëheqëse e formacioneve të fëmijëve. Po ashtu dirigjon korin e përzierë “Çernomorski zvuci”. Me këtë të fundit ka marrë pjesë në dhjetëra konkurse dhe festivale të fëmijëve në Evropë, si dhe ka merituar çmimet e forumeve kombëtare dhe ndërkombëtare të muzikës. Dirigjentja dhe kori janë duke përgatitur programin e 2014-ës kur “Çernomorski zvuci” do të shënojë 100-përvjetorin e themelimit të tij.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD