Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Notat e ëmbla” me Jolanta Delibozovën

Jolanta e do gatimin, posaçërisht përgatitjen e ëmbëlsirave me fëmijë.
Foto: Архив

Jolanta Delibozova ka një sajt interesant gatimi. Quhet “E shijshme me Joli”. Kuzhinierja sjellë receta jo të zakonshme në tryezën e përditshme. Me profesion është muzikante. I bie violonçelit në Filarmoninë e Sofjes. Është anëtare e kuartetit “Nebesni struni” (Telat e qiellit). Gatimin e ka hobi. Pohon se, ushqimi i përgatitur mirë kënaq njerëzit të cilët i ke përreth dhe njëkohësisht ndryshon ditën e saj të përditshme. Jolanta merret me muzikë dhe gatuan që nga mosha e vogël. Ka mbaruar në Shkollën Muzikore në vendlindjen e saj Burgas dhe ka mësuar recetat e qyshes së saj.

Jolanta Delibozova “Qyshja ime ishte kuzhiniere shumë e mirë, e zonja e ëmbëlsirave. I gjithë Burgasi e njihte atë – kujton Jolanta. – Shumë nga recetat i kam mësuar prej saj. Po ashtu nga shoqet e saj te të cilat më shpinte kur isha fëmijë. Një pjesë e madhe e recetave në sajt janë të gjyshes sime. Me rëndësi është jo vetëm shija e gjellës por dhe pamja e jashtme. Në vend të parë njeriu “ushqehet” nëpërmjet syrit, sidomos kur bëhet fjalë për ëmbëlsirat. Prandaj gatimet që ofroj në sajt janë të shoqëruara me fotografi. Po të kesh imagjinatë, mund të bësh mrekulli në kuzhinë, Më vjen mirë kur marr vesh se dikush ma ka provuar recetat e mia dhe ka sjellë ndonjë gjë ndryshe.”

Para disa muajsh Jolanta organizoi një punishte ku fëmijë të moshës së ndryshme gatuan ëmbëlsira. Siç pohon ajo, të vegjlit u bindën se nuk ka gjëra të parealizueshme.

“Fëmijët u kënaqën shumë – thotë kuzhinierja muzikante. – Të njëjtën punishte organizojmë herë pas here në “Studio 5” të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Bobi Jocovit, që e kam shok dhe koleg, i erdhi ideja për projektin “Muzikë e shijshme”. Bashkojmë gatimin me muzikën e drejtpërdrejtë. Kam propozime interesante. Do të marrë pjesë në një projekt të popullarizimit të mjaltit. Doli se në Bullgari konsumi i këtij produkti është pakësuar ndjeshëm. Ndërsa në vend rritja e bletëve zhvillohet tepër mirë sepse ka kushte të favorshme. Pak dihet se në çatinë e një hoteli luksoz në Sofje rriten bletë.”

Moment nga punishtja e ëmbëlsirave në “Studio 5”

Jolanta ka një libër të botuar me recetat e saj – si të përgatisim sallata, supa, gjellë, ëmbëlsira. Libri i dytë do të përfshijë vetëm receta për ëmbëlsira. Kuzhinierja ka zgjedhur titullin “Notat e ëmbla”. Libri i ri do t’i kushtohet gjyshes së saj.

“Për sa i përket muzikës – ajo është gjithçka për mua. E kam zgjedhur atë që në moshë të vogël me të gjithë mendjen. Shpeshherë miqtë e mi më këshillojnë që të hap një ëmbëltore dhe t’i përkushtohem hobit tim. Kurrë s’do ta bëj. Kam shumë argëtime të tjera. Pa muzikë nuk mund të rroj.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD