Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhuesit e drithërave presin humbje, megjithë rendimentin e lartë

Foto: BGNES
Përfunduan të korrat e drithërave në Bullgari. Sipas fjalëve të ministrit të bujqësisë dhe ushqimeve, Dimitër Grekov rendimenti i regjistruar sivjet është më i larti 8 vitet e fundit. Pritet të mblidhen 4.7 mln tonë drithëra, që është me 20 për qind më shumë në raport me një vit më parë. 65 për qind e grurit është i cilësisë së lartë. Sivjet tokat e prekura bujqësore ishin 1 mln ha, ndërsa të korrat mesatare ishin 4280 kg/ha. Këtë e tregojnë të dhënat e ministrisë.

Sivjet u regjistrua dhe rendiment i lartë prodhimi të drithërave në botë. Natyrisht, ofertat në treg ulën çmimin e një toni grurë. Çmimet caktohen nga prodhueset e mëdha të drithërave. Këto janë SHBA-ja, Rusia dhe Kanadaja. Ekspertët komentojnë se Bullgaria është pjesëmarrëse pasive në formimin e çmimit. Për rajonin e Detit të Zi prijëse janë Rusia dhe Ukraina, të cilat gjithashtu regjistruan rendiment të lartë. Pritet që prodhimi i sivjetshëm i grurit në botë të arrijë nivelin rekord prej 700 mln tonësh.

Sipas të dhënave të Bursës së Mallrave në Sofje çmimi i grurit në vend u ul me 28 për qind nga muaji janar. Kjo tendencë vërehet edhe në vende të tjera. Në Hungari u regjistrua ulje me 32 për qind, në Francë – me 22 për qind, në Ukrainë – me 20 për qind, në Gjermani – me 19 për qind dhe në SHBA – me 10 për qind.

Në Bullgari një ton grurë blihet për 130-135 euro krahasuar me 225-250 eurot vitin e kaluar. Atëherë të korrat e drithërave në botë u prekën nga fatkeqësitë natyrore të cilat nuk e kapën Bullgarinë. Për shkak të uljes së shpejtë të çmimeve këtë verë, tregu i drithërave në Bullgari pothuajse u mbyll. Këtë e sqaroi zv/kryetari i Asociacionit Kombëtar të Prodhuesve të Drithërave, Radosllav Hristov. Fermerët po priten momentin kur do të marrin një ton grurë në vlerë 150 euro. Bullgaria është një nga importueset e mëdha të grurit në rajon. Importi formohet nga tre e katërta e tërë rendimentit.

Sipas parashikimeve paraprake prodhuesit bullgarë të drithërave sivjet do të humbasin përafërsisht 500 mln euro. Ja pse ata shtruan një kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimeve. Ministri Gregov premtoi se paratë evropiane destinuar tokës bujqësore sivjet do të merren më herët. Kështu prodhuesit bullgarë do të kenë mundësinë të përgatiten për mbjelljet. Paratë evropiane për një hektar tokë mbulojnë 15-20 për qind të harxhimeve që bëjnë prodhuesit e drithërave. Sivjet BE-ja ka parashikuar të shpërndajë mes të gjithë prodhuesve bullgarë deri 560 mln euro për 1 akër. Shumica e këtyre parave shkojnë te prodhuesit e drithërave, derisa te prodhuesit e perimeve dhe frutave etj, shkojnë mezi 4 për qind.

Çmimet e ulëta të blerjes ndikuan mbi çmimin e tokave bujqësore. Në rrethin e Stara Zagorës, Bullgari Juglindore, tokat bujqësore u pakësuan me 50-75 euro për 1 akër. Specialisti Hristov e komentoi këtë se kohët e fundit çmimet andej ishin rritur pa arsye. Sipas të dhënave statistikore në periudhën 2004-2012 çmimet e tokave bujqësore katërfishuan. Ekspertët komentojnë se sivjet për herë të parë që nga viti 2008 ofertat mbikalojnë kërkesat që do të thotë se çmimet e tokave bujqësore do të normalizohen.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni nga viti 2021 deri më tani është 29.9%, për bukën - 43.3%

Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..

botuar më 25-01-19 12.15.MD

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD
Dimitër Gllavçev

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..

botuar më 25-01-08 4.27.MD