Tashmë afro tre vjet “Shtëpia e larmishme” u jep strehim, ushqim, përkrahje dhe miqësi nënave të vetme, të cilat i rritin vetë fëmijët e tyre. “Përgjegjësia jonë si qenie njerëzore është t’u sjellim lumturi dhe përkrahje të gjithë nevojtarëve” – është e bindur Zhani Kovaçeva. Ky është dhe shkaku që Zhani dhe i shoqi, Ivodor Kovaçev, të krijojnë para disa vitesh fondacionin “Misioni – Shpëtimi”. Përveç kujdesit për nënat e vetme, kauza e tyre është gjithashtu dhe puna me të burgosurit dhe me ish të burgosurit. Në vitin 2011 ata hapën në Sofje “Shtëpia pa hekura”, ku vendosen përkohshëm ish të burgosur, që të ndihmohen në adaptimin e tyre në shoqëri.
Në kuadrin e projektit “Shtëpia e larmishme – shtëpia për mamin dhe fëmijët” tashmë janë krijuar dy shtëpi të tilla, në të cilat tani banojnë tri femra dhe shtatë fëmijë. Pse “të larmishme”?
“Shtëpi e larmishme”, sepse ndjenjat, me të cilat e kryejmë punën tonë me këto nëna, janë të larmishme – shpjegon Zhani Kovaçeva. – Nga njëra anë njeriu trishtohet duke parë njerëz të vetmuar, pa shtëpi, por nga ana tjetër ndjenja ndryshon, pasi sheh se si situata ndryshohet. Është e jashtëzakonshme ndjenja, pasi sheh buzëqeshjet e nënës dhe fëmijës.”
Ideja për krijimin e “Shtëpisë së larmishme” ka lindur në mënyrë spontane, kur një nënë e re me dy fëmijë të vegjël, pa shtëpi dhe punë ka kërkuar ndihmë nga Zhani dhe Ivodori. “Ajo banoi në zyrën tonë në vazhdim të dy muajve. Kështu lindi ideja për krijimin e “Shtëpisë së larmishme”, ku t’i ndihmojmë gratë me probleme të tilla – tregon Zhani. – Në kuadrin e disa ditëve morëm me qira një apartament, ku u vendos nëna bashkë me dy fëmijët e saj. Pas kësaj erdhën dhe nëna të tjera të vetme. Tashmë kemi akoma një shtëpi të larmishme në Sofje, e cila funksionon më se gjysmë vit. Gratë qëndrojnë atje për një periudhë të ndryshme në varësi të problemeve të tyre. Disa prej tyre mbeten disa javë, disa të tjerë – disa muaj. Një prej nënave mbeti te ne pothuaj një vit e gjysmë, sepse duhej të mbaronte arsimin e vet dhe në të njëjtën kohë të kujdesej për fëmijët. Që nga muaji maj ajo banon vetë dhe arrin të kujdeset vetë për fëmijët e saj. Kemi qëllim të përkrahim gra, të cilat kanë shtëpi, por për shkaqe të ndryshme ndodhen në një situatë të vështirë. Vendosim kontakt me organizata të ndryshme, të cilat mund të sigurojnë ushqim dhe punë. Besojmë se çdo një prej nesh mund të jetë njëfarë ure midis nevojtarëve dhe atyre që mund të ndihmojnë.”
Shumë shpesh nënat e vetme dhe pa banesë, ndeshen me një problem shumë të madh – me gjetjen e shtëpisë. Shkaku është se shumë njerëz nuk duan t’u lëshojnë me qira shtëpitë e tyre grave të tilla, madje në rast se gruaja ka punë në momentin e tanishëm. “Prandaj shumë shpesh organizata jonë angazhohet me kërkimin e shtëpisë me qira për këto femra – thotë Zhani. – Zakonisht ato vijnë te ne shumë të dëshpëruara. Shumë shpesh këto gra kanë nevojë më tepër për miqësi dhe përkrahje dhe pastaj për banesë. Shumë prej tyre sapo kanë përjetuar vdekjen e të shoqit, ose divorcin me babin e fëmijëve të tyre. Tërë filozofia jonë bazohet te vlerat e krishtera. Ne besojmë se pikërisht këto vlera mund t’i ndihmojnë nënat dhe fëmijët e tyre.”
Fondacioni kujdeset si për nënat, ashtu dhe për fëmijët e tyre. Vogëlushit mund të vizitojnë falas programet e Shkollës së arteve “Fëmijët e lumtur”, e cila u krijua pranë Shtëpisë “Misioni – Shpëtimi”. Deshëm t’i provokojmë njerëzit për të qenë bamirës jo vetëm gjatë festave” – thotë Zhani. Sipas saj ata duan të ndihmojnë, pasi shohin se institucionet përkatëse e kryejnë punën e tyre mirë. “Prandaj kemi krijuar një sajt: www.missionbg.org”, ku publikojmë të gjitha aktivitetet tona dhe emrat e të gjithë bamirësve. Besojmë se çdonjëri mund të ndihmojë, po të ketë dëshirë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Fondacioni “Misioni – Shpëtimi”
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..