Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti malor Trojan tërheq turistë me zejet e tij të vjetra

Turistët mund ta ndejnë veten mjeshtër për një ditë.
Foto: Venata Nikollova

Një prej qyteteve më piktoreske malore bullgare Trojan, në pjesën e mesme të Malit Stara Planina u ofron frekuentuesve të tij një udhëtim interesant në të kaluarën. Në kohën e Rilindjes Trojani ka qenë një prej qendrave më të zhvilluara të zejtarisë në këtë pjesë të Ballkanit. Sot këto artizanate, disi të harruara, mund të shihen në Muzeun e tyre që ndodhet në qendrën e qytetit, ndërsa vizituesit e tij mund ta ndjejnë veten mjeshtër për një ditë.

Maketi i çarshisë së vjetër të zejtarëve të Trojanit

Më se një gjysme shekull pas inaugurimit të tij Muzeu i Artizanateve Popullore dhe i Arteve Aplikative në Trojan pret frekuentuesit e tij me një godinë të riparuar dhe me ekspozita të rinovuara sipas kërkesave të standardeve moderne. Në të dhjetë sallat e muzeut janë paraqitur zanatet karakteristike për këtë regjion, disa prej të cilëve praktikohen edhe sot e kësaj dite në këtë zonë. Klima e ashpër malore dhe toka e varfër e punueshme janë shkaku që popullsia e Trojanit dhe e fshatrave rreth tij të orientohet te zejtaria. Në epokën e Rilindjes mjeshtëritë vendas kanë qenë të njohur si poçarë, pirografë, fuçibërës, argjendarë, bakërpunues, farkëtarë e të tjerë , ndërsa prodhimet e tyre kanë pasur një pritje shumë të mirë në tregjet e afërta e të largëta. Në ditët tona më gjerësisht janë përhapur poçeria dhe gdhendja në dru.

Trojanit njihet si qyteti i poçarisë.

“Mjeshtërit e Trojanit krijojnë sisteme me vete dekorative, në të cilat në një shkallë të madhe ruajnë traditat e vjetra – tregon drejtorja e Muzeut Eleonora Avxhieva. – Për shembull e tillë është sgrafito-teknika, që vjen nga Mesjeta, por te poçarët e Trojanit në vend të simboleve mitologjike do të shohim ornamente bimore me të cilat zbukurojnë enët e tyre. Shumë karakteristike është gjithashtu qeramika e vizatuar me të ashtuquajturat “lulet e Zaharit”. Trojanasve u ka pëlqyer shumë veprimtaria e piktorit dhe ikonografit bullgar të njohur nga koha e Rilindjes Zahari Zograf, dhe kanë rikrijuar elemente prej pikturave të tij mbi veprat e tyre – pjata, gota, shtëmba, kupa dhe poçe të tjera. Kjo teknikë përdoret edhe në ditët tona. Përsa i përket zanateve të lidhura me përpunimin e drurit sidomos e përhapur në krahinën tonë është teknika e pirografisë, ku gdhendja e drurit bëhet me një tel të hollë të skuqur në zjarr. Plloskat dhe pjatat e punuara me këtë teknikë janë shumë të bukura.”

Eksponatet më të vjetra në muze janë nga shekujt X-IX para Krishtit. Këto janë sende nga nekropoli antik trak, zbuluar në këtë rajon. Një eksponat tjetër – maketi unikal i çarshisë së vjetër të zejtarëve të Trojanit rikrijon punishtet dhe atelietë e vjetra nga shekulli i XIX, kur qyteti ka qenë në kulmin e zhvillimit të tij ekonomik. Me përmasa reale janë paraqitur një punishte autentike e poçarisë dhe një e punimit të plloskave të asaj kohe. Shumë të zhvilluara në të kaluarën kanë qenë zanatet e lidhura me rrobaqepësinë dhe endjen. Një sallë e veçantë në Muze i është kushtuar larmisë së madhe kostumesh kombëtare që tërheqin sytë e frekuentuesve me bukurinë e qëndisjeve dhe gajtanëve. Por mënyra më e mirë qe të ndijosh bukurin e zejeve trojanase është të njihesh nga afërt me teknologjitë e vjetra qe praktikohen edhe sot e kësaj dite. E pse jo të mos ulesh në çarkun e poçarit për shembull, dhe të përpiqesh vet të krijosh një kupë ose një pjatë të bukur prej balte të cilën ta çosh me vete si një kujtim të bukur nga Trojani?

“Krijuam dhe një kënd atraktiv, ku në çarkun e poçarit ftojmë një mjeshtër profesionist qe të demonstrojë përpara turistëve imtësitë e këtij zanati, si dhe një endëse, e cila në tezgjahun e saj të tregojë si punohen sixhadetë e Trojanit – shpjegon Eleonora Avxhieva. – Përveç kësaj jemi ndërmjetës midis mjeshtërve dhe turistëve që dëshirojnë të mësojnë zanate të caktuara. Interes më të madh ka për qeramikën. Turistët kanë dëshirë të mësojnë si të punojnë me çarkun e poçarit dhe ne ua sigurojmë atyre këtë mundësi. Edhe këtu në Muzeun e Artizanateve Popullore dhe të Arteve Aplikuese në Trojan frekuentuesit e të gjitha moshave mund të vizatojnë mbi ena prej qeramike.”

Fotografi me veshje popullore – një kujtim i bukur nga Trojani.

Nuk mungojnë dhe kandidatë që dëshirojnë të provojnë aftësitë e tyre në tezgjahun e endjes në Shtëpinë muze të publicistit dhe psikologut të njohur bullgar Ivan Haxhijski që ka jetuar në vitet 1907-1944. Këtu i mirëpret një endëse, e cila i njeh me hollësitë e zanatit. Pastaj turistët ngjiten në katin e dytë të shtëpisë për t’u njohur me mënyrën e jetesës të trojanasve gjatë gjysmës së parë të shekullit të XX. Në fund ata që dëshirojnë mund të vishen me kostum autentik kombëtar dhe të fotografohen në sfondin e një mjedisi retro, të paprekur nga koha.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Fotografi: Veneta Nikolova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD