Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rriten pozitat e eksportit bullgar në tregun botëror

Foto: BGNES
Bullgaria zë vendin e 65 në botë për vitin 2012 për nga eksporti i mallrave, që është një rritje me katër vende përpara në klasifikimin, në krahasim me vitin 2011. Bullgaria është lider botëror në eksportin e farërave të drithërave, të përpunuara në mënyrë speciale, kurse për nga eksporti i xeherorit me përmbajtje të arit jemi në vendin e dytë. Eksporti i medikamenteve u ngjit në pozitën e gjashtë të listës sonë të eksportit dhe regjistroi suksese serioze në konkurrencën globale. Ky informacion vjen nga analiza e fundit e Dhomës Ekonomike Bullgare, analizë, kjo e cila është përgatitur në bazën e të dhënave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ekonomia bullgare nuk ka degë prijëse dhe të tilla që mund të përcaktojnë strukturën e eksportit dhe nuk mund të pritet vendi të jetë lider në eksportin e një sektori të tërë. Por me gjithë këtë Bullgaria është në vendin e 12 në botë për nga eksporti i grurit, kurse me 14 për qind prej eksportit botëror të farërave të lulediellit zë vendin e dytë në listën e eksportuesve botërorë. Në vend të dytë në botë është dhe për nga eksporti i xeherorit dhe metaleve të çmuara. Një rritje shumë të madhe shënon eksporti i cigareve – 49 për qind.

Si në vitet e mëparshme ashtu edhe tani grupet mallrash që zënë vendet e para në listën e eksportit të Bullgarisë janë karburantet dhe bakri, makineritë, artikujt elektronikë dhe elektrikë. Eksporti i elektronikës dhe elektroteknikës gjatë pesë vjetëve të fundit ka një rritje prej 12 për qind. Arritje të mira vihen re edhe te makineritë – për pesë vjet eksporti është rritur 6 për qind. Drithërat dhe farmacia gjithashtu shënojnë një rritje të fortë, kurse veshjet konfeksion, hekuri dhe çeliku kanë mbetur pak prapa. Gjatë viteve të fundit tradicionalisht mirë paraqitet eksporti i farërave vajore – me rritje mesatarisht 18 për qind. Farmaceutika bullgare ka një pritje të mirë jashtë shtetit dhe eksporti i medikamenteve është rritur 22 për qind. Eksporti i energjisë elektrike vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për ekonominë bullgare dhe shteti zë vendin e 17 në botë.

Tregjet kryesore për derivatet bullgare të naftës janë Gjibraltari dhe Turqia. Eksportohet gjithashtu edhe në Gjeorgji dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Tregje më të rëndësishme për farëra të lulediellit janë Portugalia, Holanda, Turqia, Spanja dhe Gjermania. Eksporti i energjisë elektrike është kryesisht për Greqi, Turqi, Maqedoni, Serbi dhe Rumani. Bullgaria vazhdon të eksportojë bakër dhe koncentrat bakri për Namibi. Është regjistruar dhe eksport i madh për Kinë dhe Spanjë.

Një interes të shpjegueshëm përbën eksporti i cigareve. 84 për qind prej tyre janë për Irak, ku ka një rritje 400 për qind të shitjeve vjetore. Tregu i dytë i madh i eksportit të cigareve është Mali i Zi – afro 6 e gjysmë milionë dollarë. Komplete kabllosh për vetura eksportohen në Turqi, Sllovaki, Spanjë, Francë, Poloni, Gjermani. Tregjet kryesore për grurin bullgar janë Spanja, Italia, Rumania, Greqia. Por me çmime më të mira eksportohet në Egjipt, Liban dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Tregjet kryesore për medikamentet bullgare vazhdojnë të jenë Gjermania dhe Rusia.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD