“Që të bëhet e kaluara e dukshme dhe e kuptueshme, që të ruhet trashëgimia e pasur kombëtare”. Me këto fjalë në mes të shekullit të XX-të piktori-etnograf Llazar Donkov shpjegoi idenë e tij të themelimit të Kompleksit Arkitektural e Etnografik “Etër”. Ky përbën një muze unik nën qiell të hapur dhe vizitohet që nga viti 1964. Gjendet 8 km larg qytetit malor Gabrovo, Bullgari Qendrore. Kompleksi “Etër” bën pjesë në 100 objektet e turizmit kombëtar në Bullgari.
Nëpër rrugët e shtruara me kalldrëm dhe në atmosferën historike na shpie znj. Petja Boneva nga Departamenti “Marrëdhëniet me publikun” pranë muzeut. “Kompleksi Arkitektural e Etnografik “Etër” u themelua me qëllimin që të shfaqë arkitekturën, jetën e përditshme dhe zejtarinë e rrethit të Gabrovos nga periudha e Rilindjes.
Bëhet fjalë për gjysmën e dytë të shekullit të VIII-të dhe fillimin e shekullit të XIX-të. Në atë kohë në qytetin e Gabrovos ushtroheshin mbi 26 zanate, artikujt e të cilave gjendeshin në tregjet e Bukureshtit, Vjenës, Marsesë, Anadollisë dhe të vendeve të tjera të afërta dhe të largëta. Në “Etër” është ekspozuar koleksioni i vetëm i pajisjeve ujore në Bullgari. Koleksioni përfshin 10 objekte dhe është një nga koleksionet më të organizuara teknikisht ndër muzetë evropiane nën qiell të hapur.
Ja pse varka është emblema e Etrit. Interesante është se të gjitha objektet ujore janë ashtu siç kanë funksionuar më parë. Gjithçka është ekspozuar në vendin ku ka qenë dikur dhe me përmasat e tij reale. Kështu që vizituesit kthehen prapa në kohën e Rilindjes. Kompleksi Arkitektural e Etnografik “Etër” përbën një variant i minimizuar i Gabrovos së dikurshme. Në pazarin e zejtarisë mund të shihen mbi 16 imazhe të arkitekturës së Ballkanit, të cilat shfaqin talentin e ndërtuesve rilindës. Edhe sot e kësaj dite në Etër mund të shihet se si zejtarët prodhojnë artikujt e tyre, qoftë prej argjile qoftë prej druri, me anë të instrumenteve të dikurshme. Aktualisht zanatet që funksionojnë dhe që janë shumë tërheqëse për vizituesit numërojnë më se 20.”
Vizituesit e Kompleksit Arkitektural e Etnografik “Etër” kanë mundësinë të mësojnë disa nga zanatet, p.sh. të qepin çantë dhe të punojnë gotë prej argjile. Gjithë vitit organizohen aktivitete të ndryshme kulturore, të cilat kujtojnë traditat dhe zakonet e dikurshme.
“Nëpërmjet këngëve dhe valleve bullgare në Etër ringjallet trashëgimia e pasur të këtij rajoni, rrëfen znj. Boneva. – Në Ditën e Llazarit, Ditën e Shën Gjergjit dhe në Ditën e Lindjes së Shën Joan Pagëzorit praktikohen zanatet lidhur me këto festa. Në fundjavën e fundit të muajit gusht prezantohet shumëllojshmëria etnografike e zanateve të dasmës nga e gjithë Bullgaria. Në Etër fëmijët mësojnë histori, duke u përfshirë në aktivitete lidhur me data të rëndësishme historike. Çdo vit organizohen konkurse për fëmijë, ku të vegjlit zbukurojnë shkopinjtë të Vitit të Ri, lidhin verore dhe punojnë dordolecë.
Në Etër mund të dëgjohen formacione të ndryshme bullgare të cilat interpretojnë në folklor. Çdo fundjavë të stinës së verës demonstrohen zanate të vjetra. Në pazar mund të vështrohen se si lyhen materiale me ngjyrat e bimëve dhe si thuren artikuj me anë të fletëve të gjelbra të misrit. Kulmi në kalendarin festiv në Etër është Panairi Ndërkombëtar i Zejtarisë së Vjetër. Ky aktivitet mbahet çdo vit në fillim të shtatorit dhe vizitohet nga shumë bullgarë dhe të huaj. Panairi vazhdon traditat kulturore dhe mban të gjallë interesin e zanateve popullore bullgare.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë të dhëna nga stafi i Kompleksit Arkitektural e Etnografik “Etër”
Natyra është një arkitekt i cili nuk e ka shokun. Miliona vite me radhë ajo me këmbëngulje formon krijesat e saj të papara – kristalet. Ata e gëzojnë syrin e njeriut dhe krijojnë te ai një ndjenje të shkëlqimit dhe bukurisë. Të grumbulluar në një vend,..
Shtëpia-muze “Dimitër Peshev” në qytetin Kjustendill është monument i kulturës, i cili u rimëkëmb, që të grumbullojë në një vend kujtimin e atyre bullgarëve, të cilët në vitin 1943 arritën të shpëtojnë nga Hitleri rreth 50 mijë hebrenj, të përgatitur..
Qyteti Tutrakan është një vendbanim, jeta e banorëve të të cilit prej kohe lidhet ngushtë me peshkimin. Kushtet e mira, që krijon lumi Danub dhe liqenet përreth që nga koha më e lasht sigurojnë bukën e gojës të popullsisë vendëse dhe ndihmojnë për..