Dhurata të pasura nga gjinjtë e tokës ruhen në muzeun e Madanit

БНР Новини
Foto: evros-smolyan.eu

Natyra është një arkitekt i cili nuk e ka shokun. Miliona vite me radhë ajo me këmbëngulje formon krijesat e saj të papara – kristalet. Ata e gëzojnë syrin e njeriut dhe krijojnë te ai një ndjenje të shkëlqimit dhe bukurisë. Të grumbulluar në një vend, sikur ato cilësi të mineraleve të çmueshme forcohen dhe njeriu vetëm mund të përulet para madhërisë së këtyre krijesave natyrore.

Koleksioni më i madh i kristaleve të ndryshme për nga forma, struktura dhe madhësia, të nxjerra nga toka e Bullgarisë, ruhet në qytetin Madan. Ai ndodhet në një muze speciale i cili është i njohur si Salla e Kristaleve të malit Rodopa. Koleksioni përmban përafërsisht 600 eksponate të grumbulluara në vazhdim të 30 viteve. Ai është fryt i punës së minatorëve të Shoqatës “Gorubso – Madan”, veprimtaria kryesore e së cilës është nxjerrja e metaleve me ngjyra. Shoqata ekziston që nga viti 1953 dhe kontribuonte për zhvillimin e qytetit në mëzin e shekullit të kaluar. Nxjerrja e mineraleve në rajon e ka fillin në lashtësinë. Nga gjinjtë e tokës aty nxirrnin plumb qindra vite para nesh trakët, romakët, bizantinët. Në afërsi të qytetit ka një shpellë, ku vizituesit mund të shikojnë një pus, që daton nga koha e trakëve. Ata nxirrnin minerale aty që në shekujt IV-VI para erës sonë.

Снимка“Pak janë minierat e plumbit dhe të zinkut në botë, në të cilat zbulohen forma aq të bukura të kristaleve, siç në Madan – tregon Sofija Fidanova, cicerone e Sallës së Kristaleve në Muzeun e Madanit. – Shumica prej eksponateve tona janë unike. Studiuesit bënë hulumtimet e tyre që nga fillimi i shekullit XX, kur gjeologu bullgar Georgi Bonçev vizitonte ato troje, grumbullonte dhe regjistronte mostrat shkëmbore dhe burimet e tyre. Salla e mineraleve u hap për vizitues në vitin 1984. Koleksioni i kristaleve është një krenari për mbarë qytetit. Nuk do të jetë e tepruar, në se do të them, se është një nga fenomenet më të mëdha. Për nga larmia dhe pasuria e saj radhitemi në vendin e parë të Gadishullit Ballkanik, ndryshe nga Muzeu “Toka dhe Njerëzit” në Sofje, ku ekspozita përfshin minerale nga mbarë bota, në Madan të gjitha kristalet janë të nxjerra nga trojet e Bullgarisë. Këtu mund të shihen copa e galenës në trajtën e kubit. Ky është minerali kryesor, i cili nxirret në Madan. Galena karakterizohet me përmbajtjen e lartë të argjendit, bakrit, zinkut, hekurit, floririt etj. Ky është një mineral i ndritshëm me ngjyrë hiri të errët dhe më shpesh përdoret për nxjerrjen e plumbit. Është interesante, që në muzeun tonë kristalet janë të ekspozuara ashtu, siç u zbuluan. Ata nuk janë të përpunuara, janë të pastruara vetëm nga dheu megjithëqë u nxorën nga një thellësi nga 200 deri në 500 metra. Është interesante për vizituesit shkëlqimi dhe bukuria e tyre megjithëqë nuk janë të lëmuar. Gjatë socializmit ato minerale sikur nuk çmoheshin aq shumë. Tani për shembull një formë prej galene me përmasa përafërsisht 20 centimetra, arrin deri në 3 mijë euro dhe kërkohet më tepër nga koleksionistët.”

СнимкаTani për tani vizituesit e muzeut nuk mund të frekuentojnë galerinë e minierës, ku kristalet janë në mjedisin e tyre të natyrshëm. Vendi është i arritshëm vetëm për minatorët nga Madani. Sipas cicerones, në Madan mezi ka ndonjë familje e minatorit, e cila të mos ruan në shtëpi një koleksion të vogël të kristaleve origjinale të pa lëmuara. Për koleksionin e paçmueshëm në muze Sofija Fidanova shton:

Galenë“Megjithëqë galena është kristali më helmues, ajo është shumë e bukur dhe kristalizon në forma të mrekullueshme. Sëmundje mund të provokojë edhe kalciti i bardhë. Ai u sjell minatorëve shumë probleme, sepsegrimcat e pluhurit të tij kalcifikohen në mushkërinë e njeriut. Megjithëkëtë ky është një kristal shumë i bukur dhe ka forma unike, e cila i sjell gëzim syrit. Në muze janë të regjistruara më se 70 lloje formash të kalcitit. Burimi është njeri prej më të mëdhatë në mbarë vendin. Bullgaria është një vend i pasur i mineraleve të llojllojshme. Muzeun e frekuentojnë shumë familje me fëmijët, që t’u tregojnë atyre për kristalet. Duke parë ato krijesa, njeriu përulet para magjisë së natyrës. Dhe ndjenja vështirë mund të përshkruhet me fjalë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: evros-smolyan.eu

Më shumë nga rubrika

Qendra muzeore “Arti trak në Rodopet Lindore” mbushi 10 vjet

Gjatë vitit 2000 arkeologu dr. Georgi Kitov dhe ekipi i tij zbuluan kodërvarrin Roshava Çuka afër fshatit Aleksandrovsko të rrethit të Haskovos, një varrezë trake nga shekulli i V para Krishtit, e cila bën përshtypje me arkitekturën e jashtëzakonshme..

botuar më 19-05-19 12.15.MD

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD