17 Shtatori – festa e Shën Sofjes dhe të bijave të saj martire Besa, Shpresa dhe Dashuria kremtohet dhe si festë e kryeqytetit bullgar Sofje. Historianët mendojnë, se emri i qytetit vjen nga Kisha “Shën Sofje”, që ngrihet në qendrën e tij. Kisha është ndërtuar mbi rrënojat e tempujve të lashtë që datojnë nga shekujt e parë të erës së re.
Sofja është kryeqyteti më i ri i Bullgarisë, si i tillë është shpallur në vitin 1879, por në fakt është një prej qyteteve më të lashta të kontinentit, me kontribut të vet ende të pasqaruar plotësisht në historinë e tij. Për shembull Sofja është një prej vendbanimeve më të vjetra të populluara në Evropë, por ky fakt nuk është popullarizuar.
Bisedojmë me zëvendës-kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit arkeologun Todor Çobanov:
“Këtu ka pasur një vendbanim në mijëvjeçarin e 7-6 para Krishtit, kur shumë prej kryeqyteteve të sotme evropiane ende nuk kanë ekzistuar - thekson zoti Çobanov.- Prej këtej, përmes këtyre trojeve, në Evropë ka hyrë i ashtuquajturi “revolucion i neolitit”,që karakterizohet me vendbanimet e përhershme, me zhvillimin e bujqësisë, me fenë, me të gjitha këto elemente të qytetërimit që formojnë themelet e hapësirës kulturore evropiane.”
Pozicioni i qytetit – në udhëkryq midis Lindjes dhe Perëndimit i ka caktuar atij një rol të rëndësishëm edhe në antikitet. Në atë kohë qyteti ka pasur emrin Serdika - me emrin e fisit trak “serdi”, që e ka populluar.
“Këtu është qendra e rrugës më të rëndësishme që lidh Evropën me Lindjen, në të cilën legjionet romake kanë marshuar duke nisur për të luftuar me armiqtë e Perandorisë romake në Lindje. Në antikitet Serdika ka pasur një rëndësi të madhe për interesat romake dhe jo rastësisht për të kanë shfaqur kujdes disa perandorë romakë siç janë Mark Aureli dhe Justiniani i Madh.” – tregon zoti Çobanov.
© Foto: arkiv
Këto fjala i vërteton fakti, se Serdika ka qene kryeqytet i disa provincave romake - i Dakisë pranëlumore dhe i Trakisë, dhe pastaj edhe i dioqezës Dakia. Kurse në shekujt 3 dhe 4 qyteti ka qenë arena e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që kanë të bëjnë me afirmimin e krishterimit në Kontinentin e vjetër. Lulëzim më të madh Serdika ka pasur në kohën e perandorit Konstantini i Madh dhe të paraardhësit të tij Galeri: “Pra, Galeri ka lindur në Serdikë. Këtu ai ka lëshuar një dokument, me të cilin ka ndryshuar historinë kulturore të kontinentit a pse jo edhe të botës. Ky është Edikti i Serdikës, i cili i lejon të krishterëve të praktikojnë lirisht fenë e tyre, e cila fe deri në këtë moment ndalohej nga perandorët romakë.
Siç përmendëm, lulëzimin më të madh qyteti e ka pasur në kohën e Konstantinit të Madh, nëna e të cilit Elena ka lindur në qytetin e afërt Nish.
“Konstantini shumë shpesh ka qëndruar në Serdikë, të cilën e ka dashur shumë. Në kronikat është shkruar se ai ka thënë “Serdika është Roma ime”. Ai ndoshta ka ndërtuar këtu shumë pallate dhe ndërtesa të tjera, rrënojat e të cilave tani i po zbulojmë gjatë eksplorimeve arkeologjike.”
© Foto: arkiv
Lulëzimi ka vazhduar dhe në kohën e Justinianit të Madh, kur është ndërtuar dhe bazilika madhështore “Shën Sofja” që ia ka dhënë emrin qytetit. Pastaj kanë ardhur kohërat e turbullta të Shpërnguljes së madhe të popujve. Qyteti ringjallet për një jetë të re pas ardhjes së sunduesit bullgar Khan Krum, që ka pushtuar qytetin në vitin 809. Ai ia ka dhënë qytetit emrin Sredec, për shkak të pozicionit të tij në mes të shtetit bullgar. Më vonë pas pushtimit të shtetit bullgar nga Bizanti qyteti është quajtur Triadica. Në shekujt -11-13 ai bëhet arena e kryqëzatave. Gjatë Mesjetës së vonshme qyteti përsëri ringjallet nga rrënojat.
© Foto: arkiv
“Në kohën e Mbretërisë së dytë bullgare, formuar pas çlirimit të vendit nga robëria bizantine këtu ka jetuar fisniku i dytë për nga rëndësia në shtetin bullgar – sevastokratori Kalojan, rezidenca e të cili ka qenë në fshatin e afërt Bojana, ku ai ka ndërtuar Kishën e njohur të Bojanës, e cila sot është në listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-së. Vizatimet mbi muret e kishës janë një shembull kuptimplotë, se arti mesjetar bullgar ka lulëzuar në rrethin manastiresh të ndërtuara afër Sofjes. Vizatimet në kishën janë paralajmërues i Rilindjes perëndimore”- shton Todor Çobanov.
Në kohën e periudhës osmane /nga fundi i shekullit të 14 deri në shekullin e 19/ Sofja është një vendbanim i pa konsiderueshëm, por pas Çlirimit ajo ringjallet për një jetë të re. Një vit më vonë është zgjedhur kryeqytet i Bullgarisë.
Përkthim: Gyulka Ilieva
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..