Autorët e secilës guidë të turizmit në Bullgari përmendin faktin se vendi ynë ka një histori të lashtë. Ja pse turistët të cilët vijnë nga vende të afërta dhe të largëta kërkojnë të shkonin pas gjurmëve të lashta. Në çdo qytet të madh ka një lagje të vjetër ku preferojnë të shëtisnin si vendasit, ashtu dhe mysafirët. Qoshe të këtilla menaxhohen në mënyrë të veçantë për t’u ruajtur pamjet e tyre autentike.
© Foto: BGNES
Disa prej tyre janë të regjistruara në listën e 100 objekteve të turizmit kombëtar, ku gjendet Kompleksi Arkitektural “Varosha” – lagja më e vjetër e Bllagoevgradit. Aty kthimi në të kaluarën bëhet në mënyrë spontane. Rrugët me kalldrëm dhe shtëpitë e bardha prej guri nga periudha e Rilindjes duken si dekor i një filmi historik. Mysafirët shijojnë atmosferën e dikurshme të lagjes dhe sikur bëhen personazh të këtij filmi. Bile, bile shpërndahet era e fasadave të lyera me bojë të bardhë, duke u transferuar në të kaluarën. Të interesuarit mund të marrin informacione më të hollësishme në Muzeun Historik në Bllagoevgrad. Përgjegjësja e muzeut, znj. Elena Aleksandrova thotë se, lagja “Varosha” është një nga pikat e preferuara për t’u vizituar në Bllagoevgrad.
© Foto: BGNES
“Për nga arkitektura lagja “Varosha” nuk dallohet shumë nga lagjet e tjera të qyteteve gjatë Rilindjes Bullgare, saktëson znj. Aleksandrova. – Ndërtesat kanë qenë kryesisht njëkatëshe. Në mes të shek. të XIX-të ka filluar ndërtimi në rrugën kryesore të lagjes. Atëherë u përhap tendenca e pikturimit të fasadave. Sot ruhet vetëm një shtëpi e tillë, Shtëpia Moshtanska, e cila u ngrit më 1888. Në qendrën e lagjes, si dikur, ashtu dhe sot ngrihet Kisha “Hyrja në Tempull e Hyjlindëses Mari” që kishë u ndërtua më 1844 nga të gjithë banorët e qytetit. Muret me afreske dhe ikonat në kishë janë vepër e piktorëve të Shkollës së Mjeshtërve në Bansko dhe në Samokov.”
© Foto: BGNES
Muzeu Historik i Bllagoevgradit u themelua në vitin 1952. Disa nga departamentet e tij janë “Arkeologjia”, “Etnografia” dhe “Natyra”. Në to gjenden mbi 160 mijë eksponate.
“Në muze ka salla me ekspozita të përkohshme. Aktualisht mund të shihet një ekspozitë e historisë së qytetit dhe të banorëve të tij, thotë përgjegjësja e muzeut. – Një ekspozitë interesante i është kushtuar 60-përvjetorit të themelimit të Muzeut Historik. E rregulluam atë gjatë 2012-ës. Edhe një ekspozitë tjetër kushtuar përvjetorit me temë “Kryengritja e çlirimit të Maqedonisë dhe Edrenesë” gjithashtu tërheq vëmendje. Në muze funksionon dhe një ekspozitë për fëmijët “Klasa e së kaluarës së afërt”. Në të zhvillohen aktivitete të ndryshme me nxënësit. Kemi dhe një qoshe posaçërisht të rregulluar për më të vegjlit ku në mënyrë tërheqëse prezantohet historia dhe arkeologjia.”
© Foto: BGNES
Qyteti i Bllagoevgradit gjendet 100 km larg kryeqytetit në drejtim jugperëndimor drejt rrugës për në kufirin me Greqinë. Njihet si një nga qendrat e mëdha të arsimit në Bullgari. Gjatë vitit akademik Bllagoevgrad duket si Qytet Studenti. Qendra e Bllagoevgradit është moderne, por nëse keni dëshirë për një kthim mbrapa në kohë, vizitojeni lagjen e vjetër “Varosha”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Natyra është një arkitekt i cili nuk e ka shokun. Miliona vite me radhë ajo me këmbëngulje formon krijesat e saj të papara – kristalet. Ata e gëzojnë syrin e njeriut dhe krijojnë te ai një ndjenje të shkëlqimit dhe bukurisë. Të grumbulluar në një vend,..
Shtëpia-muze “Dimitër Peshev” në qytetin Kjustendill është monument i kulturës, i cili u rimëkëmb, që të grumbullojë në një vend kujtimin e atyre bullgarëve, të cilët në vitin 1943 arritën të shpëtojnë nga Hitleri rreth 50 mijë hebrenj, të përgatitur..
Qyteti Tutrakan është një vendbanim, jeta e banorëve të të cilit prej kohe lidhet ngushtë me peshkimin. Kushtet e mira, që krijon lumi Danub dhe liqenet përreth që nga koha më e lasht sigurojnë bukën e gojës të popullsisë vendëse dhe ndihmojnë për..