Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Beso Zotin! Duaje Bullgarinë!”, 110 vjet Seminari Teologjik i Sofjes

Foto: Архив
Gjatë këtij viti Seminari Teologjik i Sofjes shënon përvjetorin e vet të 110-të. Historiku i tij filloi në vitin 1897 ku Bashkia e Sofjes i dorëzoi Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare një vend prej 50 dynymë. Pas pesë viteve udhëheqja e Kishës vendosi të realizojë idenë e vet për ndërtimin e një godine të posaçme për Seminarin e Sofjes pasi i grumbulloi mjetet e nevojshme.

Nga themelimi i tij që deri më sot Seminari Shpirtëror i Sofjes mban emrin e mbrojtësit të popullit bullgar Shën Joan Rillski. Për ndërtimin e tij kishte shumë dhurues. Princi Ferdhinand dorëzoi afro 25 mijë leva të arta nga buxheti i shtetit, por me mjete personale i furnizoi konviktet me 150 krevate dhe gjithçka të nevojshme si libra mësimi, libra të rralla për librarinë, pemë etj. Themelet e godinës u vendosën më 31 mars të 1902, kurse ajo u projektua nga arkitekti i njohur austriak Fridrih Grjunanger.

Pas një viti më 20 janar filloi mësimdhënia. Atëherë Seminari Teologjik ishte nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të Sinodit. Në të u morën 37 botime të krishterë bullgare dhe 11 ruse. Sot libraria e seminarit është një prej më të pasurve në Bullgari. Disponon me mbi 50 000 libra, materiale mësimore, revista dhe gazeta. Ndër sendet më të çmuara janë librat me kënga ortodokse nga shek. XVIII-XIX.

Kisha “Shën Joan Rillski” pranë Seminarit Teologjik të Sofjes
Më 26 tetor i 1904 u bekua kisha pranë Seminarit “Shën Joan Rillski”. Ikonat mbretërore dhe ikonostasi janë vepra të piktorëve të njohur Ivan Mërkviçka dhe Anton Mitov. Dy luftërat ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore ndikuan negativisht mbi Seminarin e Sofjes. Janë mobilizuar nxënës, ushqimi dhe rrobat u pakësuan, kurse vetë shkolla u bë spital ushtarak.

Pas luftërave shkolla u rivendos dhe numri i nxënësve u rrit deri në 500. Gjatë qeverisjes së Unionit Popullor Bujqësor (1920-1923) godina e Seminarit u përdor edhe nga Fakulteti Agrar, ashtë që studentët dhe nxënësit mësuan së bashku deri në vitin 1928. Gjatë Luftës së Dytë Botërore godina u shkatërrua nga bombardimet mbi Sofjen, kurse pronat u shpëtuan nga manastire të ndryshme.

Pasi në pushtet erdhën komunistët më 9 shtator të 1944 mësimdhënia u rivendos gjatë dhjetorit të 1945 në godinën e Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes. Pasi godinat e Seminarit u shfrytëzuan nga shtabi i Ushtrisë Sovjetike, të gjitha klasat u mblodhën dhe mësimet filluan përsëri nga nëntori i 1947.
Mirëpo në vitin 1950 gjatë qeverisjes së Vëllko Çervenkovit, Seminari u kthye në Pallat të Pionierëve. Atëherë Seminari i Sofjes u bashkua me atë të Pllovdivit dhe të dyja shkollat u lëvizën në godinën e Manastirit “Fjetja e Shën Marisë” afër Sofjes. Gjatë pranverës së 1990 pas ndryshimeve demokratike, iu kthyen godinat e Seminarit të Sofjes.

Sivjet në shkollën shpirtërore arsimohen 18 nxënës në kurs pesëvjeçar, ndër të cilët bullgarë etnikë nga vendet fqinjë dhe 40 kursistë në kurs paralel dyvjeçar. Sipas statutit Seminari është shkollë e mesme shpirtërore pranë Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare. Planet mësimore miratohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Seminari disponon me vulë dhe flamur me bojë kaltër. Në të është pikturuar shenjtori mbrojtës i shkollës Joan Rillski dhe një luan me kryq. Në të qëndron edhe nënshkrimi “Beso Zotin. Duaje Bullgarinë!”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
Fotografitë janë ofruar nga Seminari Teologjik i Sofjes
По публикацията работи: Ana-Maria Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD