Në vitin 1018 pas luftërave të gjata dramatike Bullgaria bie nën sundimin bizantin. Në viset bullgare vendoset një sistem ushtarako-administrativ i modelit bizantin. Patrikanës Bullgare i jepet një rang më i ulët, ajo bëhet kryepeshkopi me seli në Ohër. Në fillim taksat nuk janë rritur por pastaj taksave në natyrë i shtohen edhe taksa në të holla dhe kjo e vështirëson mjaft popullsia. Ky është shkaku që në kuadrin e një shekulli të gjysmë kundër pushtetit bizantin të ngrihen disa kryengritje. Me përmasa më të mëdha është ajo e boljarit Petër Deljan në Beograd në vitin 1040 por të gjitha ato janë shtypur.
Por situata ndryshohet shpejt në vitet 80 të shekullit të XII. Perandoria Bizantine gjendet në një krizë të rëndë, është tronditur nga separatizmi dhe bëhet e paaftë qe të mbrojë territorin dhe nënshtetasit e saj nga invanzionet e kryqtarëve, normanëve, peçenegëve, kumanëve dhe maxharëve. Në vitin 1185 në fronin e Kostandinopojës ngrihet perandori Isaku II Engjëlli. Duke përgatitur dasmën e tij të pasur me princeshën maxhare Margaret ai vendos një taksë të jashtëzakonshme, e cila është më e rëndë për Bullgarinë Veriore. Zemërata e popullit kalon në revoltë dhe fillon përgatitja e kryengritjes. Në krye të revoltës janë vëllezërit Asen dhe Theodor, që janë me prejardhje nga aristokracia bullgare. Sipas kronistit bizantin Nikita Honiat motivet e tyre për puç janë tipike për feudalizmin e Mesjetës – dy boljarët kanë kërkuar nga perandori një kalla, por ai ia ka refuzuar. Por edhe uniteti i rritur i bullgarëve të pakënaqur gjithashtu është një fakt i padiskutueshëm dhe kjo duket nga rezistenca e pashembullt kundër pushtetit bizantin. Dy vëllezërit përpiqen t’i japin lëvizjes në karakter të organizuar. Ata fillojnë nga ndërtimi në qytetin Tërnovo i një kishe t’i kushtuar Shën Dimitrit të Selanikut, duke përhapur thashethemet, se shenjtori i ka transferuar tutorinë e tij mbi qytetin pas pushtimit të Selanikut nga normanët. U tregojnë përpara bashkëqytetarëve të tyre një ikonë çudibërëse të Shën Dimitrit, e cila sipas tyre, me dëshirë të Zotit ka ardhur nga Selaniku në Tërnovo. Kjo ka ndodhur më 26 tetor të vitit 1185 në festën e shenjtorit. Po në Ditën e Shën Dimitrit, në inaugurimin solemn të kishës Theodori është shpallur mbret me emrin Petri i IV. Ai e ka marrë emrin e sunduesit të njohur bullgar nga shekulli i X – Petri i Parë. Kështu vihet në duke vazhdimësinë me Mbretërinë e Parë Bullgare.
© Foto: wikipedia.org
Më 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me ortodoksët, armenët dhe protestantët, do të dërgojnë një mesazh shprese, duke ndarë gëzimin e përbashkët..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga varri i zbrazët dhe do të përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj, të bashkëpërjetojë habinë e grave..
Sulmi në kishën katedrale "Sveta Nedelja" më 16 prill 1925 është akti më i përgjakshëm terrorist në historinë e Bullgarisë. Për nga brutaliteti dhe qëllimi i tij – në të Enjten e Madhe, nuk i afrohet asnjë akti tjetër. Gjatë Javës së Shenjtë,..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga..
Më 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me..