Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjara Panteleeva: “E dua muzikën në të gjitha format e saj”

Foto: arkiv personal
Vjara Panteleeva është një këngëtare me zë të bukur dhe shumë simpatike. Ajo u bë e njohur pasi mori pjesë në edicionin e parë të shous muzikore “Star Academy” në vitin 2005. Publiku e pëlqeu vajzën e talentuar me flokë të zeza, kurse pas mbarimit të shous këngëtarja në zë Nona Jotova ia dhuroi këngëtares së re këngën “Tangoja”.

Ja se çfarë na tregoi Vjara për kohën e “Star Academy”: “Atëherë isha një njeri i ri, plot shumë shpresa dhe ëndrra. Pjesëmarrja ime në “Star Academy” më lëri vetëm ndjenja bukura dhe jo në vend të fundit – e ndryshoi jetën time në një drejtim pozitiv. Më pëlqen të merrem njëkohësisht me shumë gjëra. Si fëmijë kam luajtur në piano, kitarë, tambura, kam mësuar për këngëtare popullore.”

© Foto: Dimitër Kalinovski

Deri tani këngëtarja ka incizuar pesë këngë, të cilat janë krejt të ndryshme, sepse ende është duke kërkuar stilin e vet. Vjara Panteleeva vazhdon të gëzojë publikun. Megjithëse tashmë nuk ka shfaqje në klubet muzikore, pesë vjet ajo është vokali i bendit “Shpendët e natës” në programin me të njëjtin emër në Televizionin Kombëtar Bullgar. “Për mua është një kënaqësi dhe nder i madh të jem pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, thotë Vjara.

Modeste, e sinqertë, e ndjeshme dhe ambicioze dhe gjithmonë duke kërkuar kuptimin e gjërave, me të cilat merret – e tillë është Vjara Panteleeva. “Përpiqem që puna ime të më sjellë kënaqësi, që të jem një njeri i lumtur”, thotë ajo. Shumë pak e dinë se Vjara ka mbaruar për ekonomist – menaxher. Aktualisht është duke studiuar edhe në degën e muzikës pedagogjike. Vitin e kaluar Vjara e përqendroi tërë energjinë e vet në arsimin e dytë të lartë dhe në punën me grupin e fëmijëve “Miki Mausçeta” (“Miki Mausët e vegjël”), të krijuar nga ajo.

© Foto: arkiv personal

Vjara themeloi grupin e fëmijëve “Miki Mausçeta”.

“E krijova grupin, pasi u bëra studente. Nga gjithçka, që kam bërë deri tani, kjo është më e kuptimshmja për mua. Më gëzon fakti se kam mundësi për të lërë diçka pas meje. Madje vetëm një prej këtyre fëmijëve, me të cilët po punoj, të vazhdojë të merret me muzikë në mënyrë profesionale – për mua do të jetë sukses. Këngëtarët e vegjël janë ndarë në dy grupe moshe: nga 4 deri më 7 vjeç dhe nga 8 deri më 11 vjeç. Desha që ata të kenë të paktën një kulturë elementare muzikore. Përveç këndimit, ata duhet të mësohen për të qenë artistë në skenë. Kjo sedër po krijohet gradualisht. Më kujtohet se edhe unë si fëmijë kisha shfaqje të rregullta në vatrën kulturore “Petko R. Sllavejkov” në fshatin tim të lindjes Guljanci të rrethit të Plevenit dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Programi i grupit të fëmijëve “Miki Mausçeta” është nën formën e lojërave të ndryshme. Grupi tashmë e ka këngën e tij të parë të autorit. E krijova, duke menduar mbi atë që u pëlqen fëmijëve. Bashkëshorti im Çavdar Collov mori pjesë në krijimin e muzikës. Ai e bëri dhe orkestrimin e saj.”

Pasi fillon të flasë për punën e saj me fëmijët, Vjara Panteleeva ndryshon, bëhet më e buzëqeshur. Thotë se shkaku për këtë janë vogëlushit dhe bota e tyre e pastër. Takimet me ta e mbushin me energji pozitive. Pika mbështetëse si të thuash e Vjara Panteleevës është familja e saj. Ëndrrat e saj janë modeste dhe janë lidhur me gjërat më të thjeshta në jetë: shëndetin, harmoninë dhe lumturinë në jetën e përditshme dhe në punë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD