Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Simfonike pranë Radios Kombëtare Bullgare hap stinën e saj të re

Foto: BGNES

Orkestra simfonike pranë Radios Kombëtare Bullgare do të hapë stinën e saj të re më 11 tetor. Koncerti i parë do të jetë me solistët e shquar – violinistët Minço dhe Nikollaj Minçevi. Kryedirigjenti Emill Tabakov dhe udhëheqja e orkestrës kanë seleksionuar vepra nga thesari muzikor botëror, të cilat janë pak të njohura në Bullgari.

© Foto: BNR

Emill Tabakov, Minço Minçev dhe Nikolaj Minçev (nga e djathta në të majtë)

“Orkestrën do ta drejtojnë disa prej dirigjentëve më të mirë bullgarë– Georgi Dimitrov dhe Jordan Dafov. Dirigjentët e huaj këtë vit do të jenë dy – Filip Grijnbërg nga SHBA-ja dhe Aleksandër Mirat nga Greqia – tregon kryedirigjenti Emill Tabakov. – Gëzohem shumë se do ta hapin stinën me miqtë dhe kolegët e mi të mirë. Mendoj se programi kushtuar hapjes së stinës është shumë interesant dhe origjinal. Do ta fillojmë me një koncert për violinë të Jozef Hajdnit. Pas kësaj vazhdojmë me Alfred Shnitke, i cili ka kompozuar një vepër shumë origjinale për dy violina, me emrin “Mocart a la Hajdn”. Pas pauzës do të dëgjoni një vepër krejt të ndryshme të Gustav Malerit. Një prej prioriteteve të mia pasi fillova të punoj me Orkestrën e Radios është që të përfshij në repertor Dmitrij Shostakoviçin. Para disa vitesh veprat e tij interpretoheshin shpesh, por simfonitë e tij janë pak të njohura. Kam dëshirë për t’i incizuar të gjithat, me përkrahjen e kompanisë muzikore “Gega Nju”.

Gjatë stinës 2013-2014 Orkestra Simfonike pranë Radios Kombëtare Bullgare shënon një përvjetor, që festohet në mbarë botën – bëhet fjalë për 200 vjetorin e lindjes së Xhuzepe Verdit. Në program janë përfshirë dhe koncerte kushtuar përvjetorëve të Rihard Shtrausit, Johanes Bramsit, Benxhamin Britënit dhe Sergej Rahmanovit. Publiku do të mund të dëgjojë dhe vepra më pak të njohura të Aleksandër Vladigerovit, Georgi Minçevit dhe Ivan Spasovit, të cilët në vitin 2013 gjithashtu kanë jubile. Ndër theksat në kalendarin e Orkestrës Simfonike është dhe premiera botërore e “Divertimento groso” të Ljubomir Denevit. Autori do të jetë solisti kryesor dhe dirigjenti i orkestrës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD