Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar Войс АкАдеми) – një shkollë private për trajnimin gjithëpërfshirës të talenteve të rinj – dhe vazhdon atje, ku ajo punon me profesionistë fillimisht si mësues të saj dhe tani si kolegë të saj, sepse tani ajo vetë jep mësime atje.
Mësimet verore të shkollës muzikore u bënë arsyeja e shfaqjes së këngës së saj "Një dozë realiteti", për të cilën Anabel e shkroi tekstin, ndërsa muzikën e krijoi bashkë me këngëtaren dhe mësuese Petja Dankova. Vasill Vutev e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu aq shumë sa i ofroi të bëjë aranzhimin.
Në këngën “Një dozë realiteti” gjejmë zhanre si Neo-soul, RnB, Pop etj. Anabel pranon se kënga është shumë personale për të. Për frymëzimin dhe idenë ajo thotë:
“Në të flitet për përvojat e mia personale, se si është shumë e lehtë të humbasësh në një botë joreale që ndoshta disi të shpëton nga gjithçka që po ndodh rreth teje. Kjo botë mund të jetë e mrekullueshme, por siç e dimë - ndonjëherë na duhet një dozë realiteti."
“Një dozë realiteti” është kënga e parë e realizuar nga Anabel, por ajo krijon muzikë që në moshën 14-vjeçare, prandaj ka shumë ide muzikore dhe tashmë po shikon drejt projekteve të radhës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Ana SotirovaPrej shekujsh, legjendat në Rodope tregojnë për një kaçak legjendar me emrin Deljo. Populli mirënjohës i ka kushtuar atij disa nga këngët dhe legjendat më të bukura. Kënga "Doli Deljo kaçak" është regjistruar për herë të parë nga folkloristë në..
Nga 10 korriku deri më 14 shtator, kryeqyteti bullgar do të jetojë në ritmin e Sofia Summer Fest. Në përputhje me stinën e verës, aktivitetet zhvillohen në ambient të hapur – në Parkun Jugor II, pranë muzeut “Toka dhe Njerëzit”. Edicioni i gjashtë..
Pianist dhe dirigjent me karrierë botërore, prej dekadash Ivan Janëkov mban koncerte në disa kontinente. Ka interpretuar si solist me orkestrat më prestigjioze në salla të njohura, si Carnegie Hall në Nju Jork apo Cadogan Hall në Londër. I lindur..
Prej shekujsh, legjendat në Rodope tregojnë për një kaçak legjendar me emrin Deljo. Populli mirënjohës i ka kushtuar atij disa nga këngët dhe legjendat më..