Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtyllat e tensionit të lartë u shkaktojnë vdekje shqiponjave mbretërore

Foto: BGNES

Industrializimi, bujqësia intensive, prerja e pyjeve, zgjerimi i urbanizimit, këto janë ndër shkaqet që shkaktuan në shekujt XIX dhe XX zhdukjen e shumë shpendëve grabitqarë, ndër të cilët është dhe shqiponja mbretërore. Në ditët tona ekzistojnë dhe shumë kërcënime të tjera, për të cilat do të bëhet fjalë, pak më vonë në bisedën tonë me zotin Svetosllav Spasov nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, shef i Projektit LIFE+ “Ruajtja e shqiponjës mbretërore dhe e skifterit në habitatet e tyre prej rrjetit “Natyra 2000 në Bullgari”, projekt, ky i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Me të drejtë, ky shpend krenar, së shpejti mund të mbetet vetëm mbi stemat heraldike dhe kombëtare. E kërcënuar me zhdukje shqiponja lindore mbretërore ende mund të shihet në Bullgari, por shumë rrallë, sepse në pyjet kanë mbetur vetëm 24 çifte, me gjithë se në të kaluarën kanë qenë nga shpendët grabitqarë të përhapur më shumë. Sipas të dhënave të ornitologut amerikan Pol Leverkyn, që ka punuar në Bullgari, i ftuar nga princi Ferdinand, që ka qenë adhurues i madh i natyrës, në vitin 1907 në vendin tonë ka pasur afro 2 mijë çifte shqiponjash mbretërore. Kjo do të thotë, se brenda një shekulli numri i tyre është ulur afro 100%, thekson zoti Spasov. Për gëzimin tonë, kohët e fundit vihen re tendenca pozitive për rikthimin e këtyre shpendëve, në sajë të përpjekjeve të disa organizatave si për shembull Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve. Gjatë pesë viteve të fundit, sipas të dhënave të kësaj organizate numri i shqiponjave mbretërore është rritur 20 për qind.

“Në sajë të masave për mbrojtjen e foleve arritëm të shtojmë numrin e shqiponjave të porsaçelur. Në krahasim me vitet e mëparshme kur nuk kishte një rojë të tillë, sivjet numri i tyre është rritur 30% – shpjegon Svetosllav Spasov. – Duhet të nënvizoj, se gjatë dy viteve të fundit ne ndërtuam mbi 30 fole artificiale, me qëllim të tërheqim çifte të reja në territoret e përshtatshme për këtë. Kjo metodikë doli e suksesshme dhe tani tre prej foleve janë zënë nga shpendë të rinj, të cilët shumëzohen për herë të parë.”

Këtu duhet t’i kushtojmë vëmendje ndryshimit midis dy shifrave. Me 30 për qind është rritur numri i shqiponjave mbretërore të porsaçelura, por prej tyre kanë mbetur gjallë vetëm 20 për qind, sepse një pjesë prej shqiponjave të vogla vdesin qysh vitin e parë. Cilat janë shkaqet për vdekshmërinë e tyre? Një informacion shumë i dobishëm ishte marrë nga transmetuesit satelitorë, t’u vënë shqiponjave të vogla. Në programin për mbikëqyrjen satelitore të shqiponjave të reja mbretërore ishin përfshirë 25 shpendë.

“Rezultatet na befasuan – shpjegon Svetosllav Spasov. – Rezultoi, se 80 për qind prej shqiponjave të reja vdesin të vrara nga rryma elektrike kur ulin mbi shtyllat e pasiguruara të tensionit të lartë. Prandaj në kuadrin e projektit afër foleve në rajonet ku është populluar shqiponja mbretërore shtyllat e tensionit të lartë ishin izoluar, kështu se tashmë s’kemi raste të konstatuara të vdekjes së shqiponjave. Por ky është një problem serioz, që prek dhe vendet fqinje, më tepër Turqinë, ku shumë prej shqiponjave tona e kalojnë dimrin. Vendosëm gjithashtu se nga ndonjë herë shpendët helmohen nga karremat e vëna në grackat për çakej, qenë ose dhelpra. Disa prej shqiponjave të markuar me transmetues satelitor vdiqën pikërisht nga karremat toksike. Ky është një problem i ri mbi të cilin duhet të punojnë mbrojtësit e natyrës.”

Rritja, edhe pse tepër modeste, e numrit të shqiponjave mbretërore në Bullgari kërkon dhe masa speciale për sigurimin e ushqimit të tyre. Mirë po, ushqimi i tyre më i preferuar është citeli, i cili është duke u zhdukur.
“Citeli (Spermophilus citellus), një brejtës, përfaqësues i llojit të ketrit përdhes, është mbrojtur në përmasa botërore – thotë shefi i projektit, z. Spasov. – Ai varet plotësisht nga ekzistenca e kullotave tradicionale. Por vitet e fundit me pakësimin e blegtorisë kullotat ishin të braktisura, në të mbijnë bar dhe shkurre dhe kështu këto sipërfaqe u bënë një mjedis i papërshtatshëm për citelin. Një rrezik tjetër është lërimi i kullotave dhe kthimi i tyre në tokë bujqësore, për shkak të subvencioneve evropiane që jepen për tokë të punueshme.”

Qe ta ndihmojnë citelin dhe kafshët e tjerë të imta, që popullojnë kullotat, mbrojtësit e natyrës arritën ta bëjnë Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimeve, në programin e saj për zhvillimin e rajoneve rurale, që financohet nga BE, të përfshijë dhe kompensime speciale për njerëzit që i mirëmbajnë kullotat me kullotje dhe kositje. Këtyre fermerëve u jepen subvencione nga 324 euro për hektar.

Bashkë me partnerët e tyre nga Fondi Botëror për Natyrën e Egër dhe Parku Kombëtar “Ballkani Qendror “, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve nisi ndërtimin e fermave modele të rritjes së deleve me qëllim ta nxisë blegtorinë tradicionale dhe kështu të mirëmbahen kullotat në rajonet – habitate të shqiponjës mbretërore dhe të kalit të qyqes.

Transmetuesit satelitorë, të vënë mbi shqiponjat e reja japin një informacion shumë interesant për gjeografinë e udhëtimeve të tyre gjatë disa viteve të para prej jetës së tyre, para se të vendosin në një vend të përhershëm.
“Na befasuan shumë me karakterin e shtegtimeve të tyre – tregon zoti Spasov. – Ato janë krejt individuale. Bile shqiponjat e çelura në një fole bashkë, pastaj kishin një sjellje tepër të ndryshme. Njëra prej tyre vajti ta kalojë dimrin në Sudan të Afrikës, kurse tjetra në fillim rinte në Bullgari dhe pastaj shkoi në Bjellorusi. Në sajë të vëzhgimit satelitor patëm mundësinë të zbulojmë disa vende të reja ku mblidhen shumë shqiponja të reja mbretërore dhe përkatësisht janë të rëndësishme për mbrojtjen e tyre.”

Projekti i lartpërmendur i Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve përfshin gjithashtu punë me administratën dhe shoqatat vendore dhe ndihmë për zhvillimin e turizmit ekologjik. Në fund të verës në njërin prej rajoneve me habitate më të shumta të shqiponjave, qytetin Topolovgrad, për herë të parë ishte organizuar Festival i Produkteve Tradicionale Vendase dhe u popullarizua marka e rezervuar “Topolovgradi – qyteti i shqiponjave”. Gjatë pesë vjetëve të projektit është siguruar punësimi i afro 150 vetave, pjesa e mirë prej të cilëve janë vendës, nga rajoni i maleve Stranxha dhe Sakar.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva

По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD