Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tetori – muaji botëror për luftë kundër kancerit të gjirit

Foto: arkiv
Për vit të 28 të radhës teori shënohet si muaj botëror për luftë me kancerin e gjirit. Nga Asociacioni i Pacientëve me Sëmundje Onkologjike rikujtojnë se në Bullgari gratë të cilat vuajnë nga sëmundja e tmerrshme janë mijëra, por vazhdojnë të luftojnë për jetën e vet, pavarësisht nga problemet jo të pakta administrative, të cilat i hasin.

Muaji tetor u shpall për muaj i luftës me kancerin e gjirit gjatë vitit 1985. Në vetë fillimin ideja është të popullarizohet mamografia si një mjet efektiv për zbulimin e herët dhe shërimin e sëmundjes së tmerrshme. Sot mijëra njerëz nëpër botë e ndërmarrin tetorin si një muaj për fushata aktive sqaruese për shkaqet, parandalimin dhe shërimin e sëmundjes. Ky është muaji, në të cilin jo vetëm informohemi sesi të mbrohemi, por dhe sesi t’i ndihmojmë të sëmurit. Disa e përballuan. Kurse të tjerë – jo. Të dhënat statistikore tregojnë se çdo vit vetëm në Evropë zbulohen nga 321 000 raste të reja të kancerit të gjirit, kurse 124 000 gra vdesin nga kjo sëmundje. Në Bullgari çdo vit kjo diagnozë u vihet rreth 3 800 grave, kurse të tjera rreth 1200 vdesin. Nuk besojmë derisa të mos të na vijë në kokë – personalisht ose përmes shoqes më të mirë, nënës, motrës, vajzës, gruas, të dashurës – gjë e tmerrshme dhe e pakapërcyeshme. Siguri ndaj kësaj sëmundjeje nuk ka.

“Problemi është serioz për të gjithë botën, jo vetëm për Bullgarinë – thotë Evgenia Adërska, kryetare e Asociacionit të Pacientëve me Eëmundje Onkologjike. – Ne nuk mund të dalim nga kufijtë e statistikës botërore, e cila vazhdon të tregojë se, kjo është një nga sëmundjet më të shpeshta onkologjike. Diçka më tepër, përpara disa vjetëve Organizata Botërore e Shëndetësisë ofroi një informatë, sipas së cilës pritet që shpeshtësia e sëmundjeve të kancerit të rritet me rreth 50 për qind deri në vitin 2020. Ky fakt flet sesa problem serioz është kjo sëmundje për botën. Por jo në mënyrë më të ndryshme qëndron problemi edhe në Bullgari.”

Gjatë viteve të fundit u bë mjaft për këtë të zgjerohet qasja deri te shërimi i pacienteve me kancer të gjirit. Dy nga ndryshimet e mëdha janë krejtësisht të stimuluar dhe të krijuar nga Asociacioni i Pacientëve me Sëmundje Onkologjike:
Evgenia Adërska

© Foto: BGNES

“Tanimë zyrtarisht u shtua rehabilitimi në kujdes për gratë, të operuara nga kanceri i gjirit – shpjegon Evgenia Adërska. – Ka një program të krijuar me emrin “Viktoria”, i cili zhvillohet në spitale të specializuara për rehabilitim dhe paguhet krejtësisht nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo ishte një përvojë e gjatë të mund të jemi të dobishëm, e cila në fund të fundit u kurorëzua me sukses. Gjëja tjetër të cilën e shtuam si rregullim në rregulloren për shërimin dhe kujdesin për këto gra, është përfshirja zyrtare e psikologëve në ekipe multi-disiplinore për shërimin e kancerit të gjirit. Punuam pothuajse 3 vjet mbi këtë ide, duke realizuar projekt, i cili dëshmon në mënyrë kategorike efikasitetin nga puna e psikologut në procesin e shërimit. Përveç kësaj, mjaft seriozisht stimulojmë procesin për krijimin e një plani kundërkancerit, pa të cilin Bullgaria nuk mund të llogarisë rezultate në luftën me sëmundjen e tmerrshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD