Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta themeluesi dhe dirigjent i Korit të Fëmijëve Hristo Nedjalkov

Foto: BGNES
Më 29 tetor vdiq akademiku Hristo Nedjalkov, themelues dhe dirigjent i Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, një specialist në fushën e të kënduarit koral me famë botërore. U nda prej nesh në moshë 81 vjeç. Vetëm përpara disa ditëve maestroja dirigjoi programin solemn, me të cilin kori i tij inauguroi Ditët e Kulturës Japoneze në Bullgari.

Tërë jeta profesionale e akademik Hristo Nedjalkovit është lidhur me Radion Kombëtare Bullgare, ku punonte prej vitit 1956. Në fillim ishte redaktor muzikor në degën për fëmijë të medies dhe në të njëjtën kohë ishte dirigjent i Korit të punonjësve mjekësorë. Më 22 mars të vitit 1960 ishte prova e tij e parë me Korin e Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare – kori, me të cilin ai punoi deri në ditët e tij të fundit. Nën drejtimin e tij “bilbilat” e Radios Kombëtare Bullgare, siç i quajnë mediat e huaja kanë dhënë mbi 2 mijë koncerte në mbi 30 vende të katër kontinenteve. Më shumë janë turnet në Japoni – 18 gjithsej. Akademik Nedjalkov është bullgari i parë, mbajtës i urdhrit më të lartë japonez që u jepet shtetasve të huaj – “Rrëzat e arta”. Në vitin 1996 u bë Doktor honoris kauza i Universitetit të Tokios. Në vitin 2002 Federata e Koreve Evropiane dekoroi akademik Ndejalkovin dhe korin e tij me titullin “Ambasador Kulturor i Evropës”. Maestroja ka kompozuar mbi 400 vepra për kore të fëmijëve dhe kore të femrave. Disa prej veprave të tij janë përfshirë në librat shkollore të muzikës në shtete të ndryshme të botës.

Në Korin e Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare deri tani kanë kënduar mijëra fëmijë të talentuar. Disa prej tyre sot janë muzikantë në zë, të njohur botërisht. “Çastet më të lumtura, natyrisht janë kur koncerti është i mirë, kur fëmijët janë të kujdesshëm dhe këndojnë siç e dua unë. Ndoshta kam kërkesa shumë të larta, ndoshta ky është një synim për përsosje. Por jam mësuar me recensionet e shkëlqyera për punën tonë. Kënaqësinë më të madhe e ndjej kur në kohën e turneve, në ndonjë hotel ose në sallë të koncerteve dikush më thotë: Fëmijët juaj janë të edukuar shumë mirë! Kjo më gëzon pa masë” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë maestro Hristo Ndejalkov.

Gjatë viteve të fundit ai rrëfente se ka disa ëndrra të mëdha. Disa prej tyre arriti t’i realizojë. Në vitin 2010 Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare kremtoi jubileun e tij 50 vjeçar me një koncert të madh nën drejtimin e udhëheqësit të tij artistik. “Australia është i vetmi kontinent, në të cilin nuk kemi qenë me fëmijët. Kam dëshirë edhe atje të tingëllojnë këngët tona të bukura” – thoshte ai. Kishte dhe ëndrra të tjera. I la trashëgimtarëve të tij – njerëzve, me të cilët punoni dekada me radhë dhe fëmijëve nga kori, të cilin gjithmonë e kemi quajtur “Kori i Hristo Nedjalkovit.”

Përgatiti në shqip. Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD