Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka rrezik të përsëritet kriza e gazit nga viti 2009?

Foto: BGNES
Ka rrezik të përsëritet kriza e gazit nga dimri i vitit 2009 – këto shqetësime i shprehu ministri i ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Stojnev. Për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës në fillim të vitit 2009 Bullgaria mbeti pa furnizimet me gaz rus. Dhe mbasi aktualisht prapë vihet re një acarim i marrëdhënieve midis dy vendeve skenari i mëparshëm mund të përsëritet – prognozoi ministër Stojnev.

Konflikti midis Moskës dhe Kievit në vitin 2009 paralizoi ekonominë e Bullgarisë gjatë muajve të dimrit, pas si Rusia e ndërpreu furnizimin me gaz përmes territorit ukrainas. Kështu mungesa e burimeve alternative dhe sasitë të pamjaftueshme në të vetmen depo të gazit në fshatin Çiren shkaktuan krizën e gazit në Bullgari. Tani konflikti midis dy vendeve përsëri po ndizet, pasi në fund të tetorit të këtij viti Moska e paralajmëroi Kievin, se mund të ndërpres furnizimet me gaz, nëse Ukraina nuk e shlyen borxhin e saj prej 900 milionë dollarë. Me gjithë se ekspertë ndërkombëtarë janë të mendimit, se kërcënimi i Rusisë është për shkak të dëshirës së Ukrainës të nënshkruajë një marrëveshje të stabilizim-asociimit me BE.

“Jam tepër i shqetësuar nga ecuria e situatës midis Ukrainës dhe Rusisë dhe shpresoj që tmerri nga dimri i vitit 2009 të mos përsëritet. Por në këtë etapë rrezik për këtë ekziston – deklaroi ministër Dragomir Stojnev. – Komisioni Evropian miratoi projektin tonë për zgjerimin e depos së gazit në Çiren (Bullgari Veriore) si dhe për ndërtimin e një depoje të re në territor bullgar. Shpresoj të mos përsëritet kriza e gazit. Problemi është se ne s’kemi sasi të tilla me të cilat të mbushet depoja dhe me gjithë se rezervat që i kemi janë të mjaftueshme vazhdojmë mbushjen e saj. Startuam dhe ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” që të jemi të pavarur nga konfliktet. Por ai do të vihet në shfrytëzim pas dy vjetëve. Sa më shpejt do të ndërtohet, aq më shpejt do të garantohet siguria jonë!”
Tani për tani depoja e gazit në Çiren është mbushur 70%, por ekspertët paralajmërojnë se në rast krize shpejtësia e nxjerrjes së gazit nga depoja nuk mundet t’i mbulojë nevojat e vendit.

Aktualisht Bullgaria ende s’ka burime alternative të cilat ta garantojnë pavarësinë nga furnizimet ruse me gaz. Ka disa projekte për lidhjen e gazsjellësve bullgarë me vendet fqinje por ndërtimi i tyre vonohet. Ndoshta tani pasi të gjithët 11 projekte energjetike bullgare ishin miratuar nga Komisioni Evropian dhe morën statut të projekteve të interesit të përbashkët, lidhja e gazsjellësve me vendet fqinje do të shpejtohet, ndërsa Bullgaria mund të kandidojë për financim nga fondet evropiane. Ndër projektet e miratuara janë ndërtimi i përçuesve të rinj të tensionit të lartë, modernizimi i lidhjes midis dy sistemeve të gazit të Bullgarisë dhe Greqisë, rritja e kapacitetit të sistemit energjetik të transportimit drejt vendeve fqinje si dhe rritja e kapacitetit të HEC-it “Çaira” nëpërmjet ndërtimin e një rezervuari të ri. Komisioni Evropian i kushtoi një vëmendje të posaçme lidhjes së sistemeve të gazit midis Bullgarisë dhe Serbisë, Greqisë dhe Turqisë. Më i përparuar është projekti për lidhjen me Serbinë, sepse shteti garanton ndërtimin e saj, kjo vlen edhe për HEC “Çaira”. Pritet Bullgaria të marrë gaz natyror dhe nga Gazsjellësi TAP nëpërmjet lidhjes me Greqinë. Furnizime me gaz presim dhe nga gazsjellësi “Rryma Jugore”. Sipas ministrit Stojnev, ambicia e qeverisë është “Bullgaria të bëhet qendra kryesore e furnizimeve të gazit në Ballkan.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD