Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti bullgar do të forcojë përkrahjen e tij për biznesin e vogël dhe atë që po starton

“Qëllimi ynë kryesor është që të krijohen kushte për stimulimin e zhvillimit ekonomik” – theksoi kryeministri Pllamen Oresharski para forumit.
Foto: BGNES
“Ekonomia e Bullgarisë ende është me shenjat e recesionit 5-vjeçar”, deklaroi kryeministri Pllamen Oresharski gjatë Forumit të Ekonomisë Bullgare që forum u mbajt para më se 490 pjesëmarrës nga 12 vende. Qeveria synon përballimin e pasojave të krizës dhe shtimin e investimeve. Për 2014-ën kabineti bullgar parashikon 100 masa të reja në përmirësimin e kushteve të biznesit. Do të inkurajohen investimet në kapitalin njerëzor dhe risitë.

“Marrim parasysh kontinuitetin e 15 viteve të fundit për sa i përket regjimit monetar, bordit valutor dhe stabilitetit në sistemin bankar”, vuri në dukje kryeministri Oresharski. Roli i shtetit do të forcohet si rregullator dhe garant i një konkurrueshmërie më efikase, si dhe do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të favorshme të biznesit.

“Qëllimi ynë kryesor është që të krijohen kushte për stimulimin e zhvillimit ekonomik – theksoi Pllamen Oresharski. – Po punojmë për një nivel më të lartë të stabilitetit makroekonomik dhe fiskal. Në periudhën e kaluar ky stabilitet mbahej nëpërmjet sosjes së rezervave fiskale, si dhe nëpërmjet ngarkimit të drejtpërdrejtë ose tërthortë të borxheve shtetërore. Parashikojmë masa serioze për ndërprerjen e kanaleve të kontrabandës dhe për dënimin e padeklarimit të TVSH-së.”

Do të forcohet mbështetja për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe për atë që po starton nëpërmjet përmirësimit të aksesit te financimi. Do t’u jepen mundësi firmave të vogla që të marrin pjesë në prokurimet publike. Ndër synimet kryesore të qeverisë është shtimi i investimeve bullgare dhe të huaja. Një vëmendje e posaçme i kushtohet biznesit të risive dhe i eksportit. “Ruajtja e aftësive për konkurrencë, të cilat po i gëzojmë, nuk mjaftojnë në shkurtimin e distancës midis Bullgarisë dhe vendeve më të zhvilluara”, komentoi kryeministri Oresharski, duke shtuar se nevojiten “kushte për rikthimin e ekonomisë bullgare në rrugën e rritjes.”

Që të niset ekonomia, nevojiten investime. Për investitorët e mëdhenj një nga treguesit kryesorë është rreziku politik. Çfarë masa do të ndërmarrë qeveria në këtë drejtim?

“Rreziku politik përbën një sërë faktorësh dhe do të isha optimist, po të deklaroja se ne do ta pakësojmë ndjeshëm atë, megjithëse ne po bëjmë përpjekje në këtë drejtim – tha Pllamen Oresharski. – Përpiqemi t’i plotësojmë të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian për sa i përket sistemit të drejtësisë që u bë objekt i komenteve kritike 10 vitet e fundit. Kjo që e bëjmë jashtë fushës së ekonomisë është politika e kohezionit shoqëror dhe jo e ndarjes së shoqërisë.”

Të gjitha vendeve të Evropës Qendrore e Juglindore u nevojiten reformat strukturore. Më e komplikuar është situata në Hungari, Poloni dhe Slloveni. Lajmi i mirë për Bullgarinë është se, niveli i rritjes së ekonomisë është mesatar falë stabilitetit financiar dhe deficitit të vogël buxhetor. Kjo u bë e qartë në një raport të Bankës Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim që raport u paraqit gjatë forumit. Parashikimet e bankës për 2014-ën janë se, Bullgaria do të regjistrojë rritjen më të lartë të ekonomisë në regjion dhe se, situata politike në vend nuk është shqetësuese.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD