Konfederata Bullgare e Sindikatave të Pavarura u hodh në protestat në kryeqytet, duke grumbulluar rreth 6 mijë përkrahës të saj nga mbarë vendi. Dje rreth orës 2 pasdite filluan protestat e të punësuarve në fushën e energjetikës, arsimit, shëndetësisë, të minierave dhe të metalurgjisë.
Kërkesat e sindikatave kishin të bënin me vende të reja pune dhe rroga më të larta dhe jo me dorëheqjen e qeverisë. Në deklaratën dërguar Kuvendit Popullor, Konfederata e Sindikatave të Pavarura paralajmëron se, në qoftë se nuk ndryshohet buxheti i 2014-ës për sa u përket kërkesave të saj, pakënaqësia do të shpërthejë dhe pasojat do të jenë të paparashikueshme.
“Më në fund duhet të dëgjohet zëri i punonjësit bullgar – tha z. Petër Bunov, kryetar i Sindikatës së Hekurudhave. – Shumë zëra merren parasysh, por jo dhe ata të cilët kanë të bëjë me prodhimin. Për këta të fundit duhet të kujdeset më shumë, më tepër për punonjësit e varfër. Sepse rroga minimale nuk mjafton për të jetuar normalisht. Qeveria duhet të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë rrogat.”
“Më se dy vjet shteti nuk bën pagesa të rregullta – thotë z. Nikita Derdanov nga Shoqëria “Sistemet e vaditjes”. – Ka ndodhur dy-tre muaj të mbetemi pa rroga. Si imagjinoni se i mbulojmë shpenzimet familjare. Po ashtu protestojmë se sektori ynë nuk është parashikuar në buxhet. Shoqëria “Sistemet e vaditjes” monitoron dhe menaxhon liqenet, dhe në qoftë se ndërpresim punë dhe ka reshje të konsiderueshme shiu, atëherë do të ndodhë përmbytje.”
© Foto: Millka Dimitrova
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..