Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karton i kuq për sistemin arsimor bullgar

Foto: Foto:BGNES
Bullgaria sikur ndodhet në një rreth vicioz, prej të cilit s’mund të dalë. Varfëria, në të cilën jeton pjesa më e madhe e popullsisë është një prej faktorëve kryesorë për arritjet e ultë arsimore të nxënësve. Në të njëjtën kohë mungesa e dijeve adekuate dhe e kuadrove të përgatitur mirë është pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit. Për fat të keq s’kemi dhe arsye për optimizëm. Shkaku i kësaj është se të rinjtë e sotëm, të cilët nesër do të dalin në tregun e punës dhe duhet ta lëvizin ekonominë përpara, nuk janë përgatitur për këtë. Shumicës prej tyre i mungojnë aftësi të analizojnë informacionin dhe të aplikojnë në praktikë atë që kanë mësuar në shkollë. Këtë e tregojnë të dhënat e anketës prestigjioze ndërkombëtare PISA të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZhE). Anketa zhvillohet në çdo tre vjet dhe vlerëson dituritë e nxënësve në tri fushë: lexim, matematikë dhe shkencat natyrore. Në vitin 2012 aksenti i anketës ishte vënë mbi matematikën. Në Bullgari anketa u zhvillua gjatë pranverës së vitit të kaluar me më se pesë mijë nxënës në moshë 15 dhe 16 vjeç.

Prej kohe në Bullgari komentohet fakti, se arsimi është tepër abstrakt dhe i këputur nga jeta reale, ndërsa nxënësve u jepet aq shumë informacion i gatshëm, në vend qe t’i mësojnë vetë ta nxjerrin, të analizojnë dhe të aplikojnë informacionin në situata reale. Përpjekjet për reforma në sistemin arsimor, me sa duket nuk kanë sukses pasi ai përsëri mori një karton të kuq nga anketa prestigjioze. Bullgaria është në një nga vendet e fundit të klasifikimit duke zënë pozicionin e 47 ndër 65 vendet pjesëmarrëse, kurse rezultati mesatar i nxënësve bullgarë nga testet e matematikës është 439 pikë. Për krahasim rezultati mesatar i nxënësve në shtetet anëtare të OBZhE-s është 494 pikë. Ose të thënë ndryshe, nxënësit bullgarë mbeten një vit pas nxënësve të tjerë në përgatitjen e tyre. Në shkencat natyrore jemi në vendin 45, kurse në lexim – në 51. Për nga rezultatet e nxënësve të saj Bullgaria bie në një grup me Serbi, Turqi, Rumani, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kazakistan. Me gjithë diturit elementare, në vitin 2012 rezultatet e nxënësve bullgarë në matematikë janë më të larta nga të gjitha testet e deritanishme të PISA-së.

Një prej konkluzioneve të specialistëve të bëra në bazën e anketës është se në Bullgari diturit arsimore të nxënësve ndikohen fort nga rrethi familjar dhe mjedisi socialo-ekonomik. “Kjo lind shqetësime për sa i përket realizimit të objektivit – të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta për arsim në shkollën bullgare”, komenton dr. Svetla Petrova, koordinatore kombëtare e anketës. Për masat, që i ndërmerr shteti për përballimin e kësaj gjendjeje shpjegon Atanaska Teneva, zëvendës-ministër i arsimit: “Në kushtet bullgare një prej këtyre masave është nxënësit të jenë angazhuar tërë ditën në shkollën, një masë tjetër është rritja e kualifikimit të mësuesve, sepse është shumë e rëndësishme kush jep mësimet dhe sa orë mësohet një disiplinë mësimore. Përveç kësaj në buxhetin e vitit 2014 mjetet e caktuara për transport, të cilët prekin si nxënësit, ashtu dhe pedagogët gjithashtu janë një faktor social dhe financiar, i cili kontribuon për zgjidhjen e problemit për mundësi të barabarta dhe arsim më të mirë.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD