Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Heronjtë e festës” përkrahin familjet në nevojë sociale

Foto: Архив
Nisma bamirëse “Heronjtë e festës” përkrah familjet në nevojë sociale, thotë koordinatori Radosllav Kavallxhiev. Sivjet në festën e Krishtlindjeve priten t’u shpërndahen ushqime 5000 familjeve të cilët kanë vështirësi sociale. Vullnetarët e kësaj nisme u quajtën heronj.

“Nëpërmjet rrjeteve sociale angazhuam biznesin bullgar për të kontribuuar në këtë nismë bamirëse – sqaron z. Kavallxhiev. – Familjet furnizohen direkt nga prodhuesit dhe në këtë mënyrë eliminohet shpërdorimi i parave. Ideja e nismës u përhap shumë shpejt falë kontributit të artistëve të njohur bullgarë. Ata personalisht e sjellin pakon e ushqimeve në shtëpi. Këngëtarja e muzikës pop Toni është mes heronjve më atraktivë të nismës. Ajo ia kushtoi fushatës bamirëse këngën e saj të re “Dashuri”. Çdo gjë ndodh me transparencë. Çdo vizitë tek familjet në nevojë sociale xhirohet me kamera dhe hidhet në rrjetet sociale. Dhuruesit kanë mundësinë të ndjekin drejtpërsëdrejti se si ambalazhohen pakot e ushqimeve dhe si ato shpërndahen në shtëpi. Pra, njerëzit shohin se ku shkojnë realisht paratë e tyre.”

Në nismë përfshihen po ashtu dhe njerëz të thjeshtë. Dërgohet mesazh në numër 17 777 me tekstin DMS GEROI. Mesazhi kushton 50 centë. De fakto vlera e tij është shumë më e madhe, sepse ia siguron familjes në nevojë sociale bukë apo një ushqim tjetër. Për këtë qëllim u hap një linjë telefonike ku familjet lajmërojnë për gjendjen e tyre sociale.

Problemet në nismën “Heronjtë e festës” nuk mungojnë.

“Në Bullgari ende nuk funksion ligji i cili i liron dhuruesit nga TVSH-ja – vë në dukje z. Kavallxhiev. – Është më e lehtë të hedhësh ushqime cilësore në plehra se sa t’i dhurosh ato. Ky ligj duhet ndryshuar. Ide tjetër e fushatës sonë është që të diskutohet vazhdimisht kjo çështje. Gjatë janarit pritet të organizohet konferenca ku të zgjidhet çështja e TVSH-së te dhuruesit.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD