Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë pret biznesi bullgar nga viti 2014?

Foto: Архив
Me re dhe mjegulla. Kështu biznesi bullgar e sheh vitin 2014, sepse ekonomia e vendit do të zhvillohet në të njëjtat realitete, karakteristike edhe për këtë vit. Pasiguria dhe burokracia mbeten pengesat kryesore për zhvillimin e firmave. Me gjithë këtë ndër rrethet afariste në Bullgari po rritet optimizmi për vitin e ardhshëm, kurse prognozat negative janë duke u ulur. Shenjet për rimëkëmbje nuk janë shumë, por biznesi ka shpresa pozitive për vitin 2014. Të dhënat optimistike rezultojnë nga një anketë e Dhomës Industrialo-Tregtare të Bullgarisë.

Përpara ca kohe një biznesmen i njohur bullgar deklaroi, se kriza është kohë për ndryshime. Po, ndryshim do të ketë, pa tjetër, sepse biznesi është i sigurt, se në vitin 2014 do t’i shtojë të ardhurat e përgjithshme nga veprimtaria e tij. Eksporti është mënyra më e mirë për përmirësimin e ekonomisë së vendit – janë të mendimit gjysma prej sipërmarrësve në Bullgari. Një pjesë shumë e vogël prej tyre shprehin mendimin, se konsumi i brendshëm do të bëhet motori i rritjes ekonomike. Prognozat e qeverisë gjithashtu mbështeten mbi këtë konsum. Optimizmi vjen dhe nga fakti, se Evropa po del nga kriza, kurse historia na mëson se pas krizës vjen koha e hovit ekonomik. Në parim Bullgaria ndjek proceset në BE, që do të thotë se mjedisi për biznes do të përmirësohet edhe në vend.

Kujdesi te investimet është i qartë. Vetëm një e treta prej biznesit pret një rritje të kapitaleve në ekonominë bullgare. Shumë projekte të gatshme për investime në kapacitete të reja prodhuese janë bllokuar. Investimet janë destinuar kryesisht për uljen e shpenzimeve dhe për optimizimin e prodhimit. Të dhënat e statistikës kombëtare tregojnë, se gjatë vitit të ardhshëm investimet në ndërmarrjet industriale do të jenë më pak. Më shumë kapitale do të derdhen në teknologjitë e reja, më se gjysmë prej investimeve do të shkojnë në sferën e energjetikës dhe të ujërave. Gjatë vitit 2014 biznesi nuk do të pushojë nga puna nëpunës dhe kështu papunësia nuk do të rritet. Por në të njëjtën kohë edhe punësimi i njerëzve të rinj nuk do të shtohet, sepse dy të treta prej sipërmarrësve s’kanë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

Asociacioni i Kapitalit Industrial pret qe rritja ekonomike në Bullgari gjatë 2014-ës të arrijë 1,5%. Të njëjtat janë edhe të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri sa prognoza e Ministrisë së Financave është për rritje 1.8%. Kjo prognozë opitimistike mund të realizohet vetëm në kushte të jashtme të favorshme për eksportin bullgar, komentojnë nga organizata e punëdhënësve.

Cilat janë kushtet për biznes në Bullgari?

“Biznesi duhet ta ndjejë shtetin vetëm kur paguan taksat, kurse gjatë kohës tjetër duhet të jetë i lirë për t’u zhvilluar dhe për të punuar” – është i mendimit ministri i ekonomisë Dragomir Stojnev. Ai e ka të drejtën, por edhe biznesi gjithashtu e ka të drejtën kur ankohet nga burokracia kolosale në vend, pas si ekzistojnë 85 dokumente për licenca dhe leja. Nga ana tjetër borxhet e papaguara midis firmave dhe institucioneve arritën 84 miliardë euro. Me gjithë këtë korniza makroekonomike është stabile. Në Bullgari kemi dhe taksa jashtëzakonisht të ultë – 10% taksë korporative dhe 5% taksë mbi subvencionet. Vazhdojmë të jemi dhe ndër të parët në BE për nga treguesit – borxh shtetëror dhe deficit.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
Kolazh: Silvija Petrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 24-07-30 4.01.MD