Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “B.T.R.” feston përvjetorin e 20 të themelimit

Foto: Foto:facebook.com
Interpretuesit e rok-end-rolit nga Grupi “B.T.R.” festojnë përvjetorin e 20 të themelimit të grupit me një sërë koncertesh nëpër vend. Anëtarët e grupit Atanas Penev – këngëtar, Kiril Bozhkov dhe Slavço Nikollov – kitara, Ivan Kalfov – bas-kitarë dhe Ilian Dikov – bateri, deri tani kanë incizuar 10 albume, kurse gjatë viteve shumë prej këngëve të tyre u bënë hite.

“Ne jemi njerëz të lumtur – rrëfen kitaristi Slavço Nikollov. – Përpara shumë vjetëve kur shkonim në koncertet e grupeve të njohura “Gjinkallat”, “Sinjal” dhe FSB ëndërronim si ndonjë ditë edhe ne të krijojmë bandën tonë. Sot, 20 vjet pas asaj kohe mund të them, se ëndrrën e kemi realizuar.”

Muzikantët nga grupi “B.T.R.” bëjnë provat dhe incizimet e këngëve të reja në studion e tyre, në të cilën regjisor i zërit gjithmonë është Emil Bojaxhiev. “Deri në vitin 2002 incizonim albume shumë aktivisht – shton Slavço Nikollov. – Kurse në vitin 1997 vendosëm të mos i biem muzikës në klubet por të japim koncerte nëpër vend. Dhe i u kushtuam vetëm kësaj veprimtarie, kemi dhënë nga 200 koncerte për vit. Bëmë dhe disa turne jashtë shtetit – në Kinë, Vietnam, Gjermani, Itali. Disa herë kemi dhënë koncerte edhe në Londër, në sallën “Astoria” që nuk ekziston më. Me rrjedhën e kohës situata në pikëpamje muzikore te ne u ndryshua, edhe pikëpamja jonë u ndryshua. Kështu në vitin 2008 incizuam albumin “Deja vu”, në të cilin bëmë orkestrime tona të këngëve më të njohura të grupeve tona të dashura, me të cilat jemi rritur. Albumi në fjalë pati sukses dhe u vlerësua lartë nga autorët e këngëve origjinale.”

Muzikantët e Grupit “B.T.R.” kanë marrë pjesë dhe në koncertet e formacioneve me famë botërore që kanë bërë turne në vendin tonë, siç janë “Iron Maiden”, “Deep Purple”, “Europe”, Glenn Hughes etje. Në vitin 2014 kanë për të incizuar dhe një album të ri. Gjatë marsit muzikantët nga Grupi “B.T.R.” do të bëjnë turneun e tyre të parë në SHBA. Sipas programit përpara diasporës bullgare atje ata do të japin 11 koncerte.

“Tani kemi bërë dy këngë të reja – shpjegon Slavço. – E para prej tyre – me titull “Pse?” fitoi Radio-konkursin “Pranvera e artë 2013”. Prandaj vendosëm me këtë këngë të startojmë dhe projektin tonë të ri, mbi të cilin aktualisht punojmë. Kënga e dytë është me titull “Përkëdhelia e harruar”, edhe të dytë kanë dhe video-klipe dhe u pranuan shumë mirë nga publiku.”

Në fund të dhjetorit muzikantët nga Grupi “B.T.R.” do të kenë një koncert në “kryeqytetin” bullgar të rok-end-rolit – Kavarna, ku do të shfaqen ne një skenë bashkë me Tim Ripper nga grupi “Judas Priest”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Sibila Lilova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD