Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krishtlindja – festa e dashurisë së Zotit

Foto: arkiv
Për çdo një të krishterë, Krishtlindja është një festë e ndritmë, e cila i përmbush shpirtrat me shpresë për një jetë më të mirë. Jo rastësisht kujtimet tona më të thella e të shtrenjta janë të lidhura me natën duke u gdhirë Krishtlindja – Nata e Buzmit, kur e gjithë familja është mbledhur rreth tavolinës së pasur me gjellë pa mish, në një pritje padurimi të ngjarjes së shenjtë. Atëherë, të përmbushur me dashurinë e Zotit, në formë lutjesh drejtojmë urimet tona më të ndritshme për shëndet, suksese dhe realizim të ëndrrave më të thella e të sinqerta. Sepse pikërisht me lindjen e Birit drita ndriçon errësirën dhe e pamundura bëhet e mundur.

“Pa dyshim që kjo është shprehja e dashurisë ndaj Zotit – thotë prifti Angjell Angjellov, i cili shërben në kishën e kryeqytetit “Shën Sofia”. – Siç thuhet në Ungjill: Zoti e dashuroi kaq shumë këtë botë, saqë flijoi birin e vet të vetëm. Dha ja, vjen kjo çudi e madhërishme e mirësisë, kur fjala bëhet tul, kur Zoti në dashurinë e tij flijuese për ne, njerëzit, pranoi përbërjen njerëzore, që të jetë mes nesh dhe të na tregojë të vërtetën, rrugën dhe jetën. Krishtlindja sjell në vetvete mistikë, lidhur me të fshehtën e madhe të zënies së virtytshme dhe të lindjes të Birit. Me këtë festë është e lidhur ndjenja për diçka shumë të gëzueshme, sepse lind Shpëtimtari. Që këtu e tutje, duke marrë misin njerëzor, ai do të rritet që të bëhet Mësuesi – Ai, i cili do të na drejtojë dhe këshillojë dhe do të na lerë Ungjillin e vet. Pas kësaj do të dërgojë Shpirtin, që të mos të jemi të vetmuar këtu në tokë dhe të kemi përsëri gëzimin nga besimi tonë. Pa dyshim këto janë festat e mëdha – lindja e Zotit tonë Jesu Krishti dhe... Ringjallja. Sepse, në qoftë se Krishti nuk qe ringjallur, siç thotë apostulli Pavel, besimi ynë është bosh. Çdo gjë mbështetet mbi Ringjalljen. Me Krishtlindjet Krishti pranon tulin njerëzor, që të na tregojë me ringjalljen e vet, se vdekja është e pafuqishme dhe se që këtu e tutje, në qoftë se ecim në këtë rrugë, e cila na është e vizatuar prej Tij, ne do të kemi jetë në bollëk.”

Përgatitja për këtë festë është e thjeshtë dhe modeste. Që të mund të përshtatet njeriu nga ana shpirtërore, ndihmon dhe vetë kreshma përpara Krishtlindjeve. Qëllimi është që njerëzit të bëhen më kokulur më të butë dhe të hapin zemrat e tyre për bamirësinë, të bëhen më të mirë. Në këto ditë të shkëlqyera, të cilat janë të lidhura me festën e ndritshme, shpirti ynë duhet të shkundet nga ana materiale, nga të gjitha vogëlsitë, që të mund të drejtohet drejt kuptimit shpirtëror të ekzistencës së vet. Prandaj dhe vetë mbrëmja përpara Krishtlindjeve festohet qetë, thjeshtë në një tavolinë me gjellë pa mish.

“Është e udhës të jetë kështu, por nuk e di sesa mundim. Kisha i përcakton periudhat e kreshmëve kështu, që gjithmonë përpara çdo një feste të madhe pikërisht ato të jenë kalimi drejt saj. Kjo është një sprovë, të cilën duhet ta kalojmë që të shkëputemi nga ditët e përditshme, nga të këqijat të cilat na rrethojnë dhe në ndonjë farë mënyre, përmes lutjeve të lartësohemi dhe të afrohemi me Zotin, me të gjitha ato ngjarje, të cilat kanë rastisur përpara më shumë se dymijëvjeçarëve. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja për një të krishterë. Kjo kërkon prej nesh dhe këtë kreshmë bashkë me ndjenjën për ditën e ndritshme. Krishtlindja është një festë mistike, në të cilën një vajzë, në pastërtinë e vet, bëhet ajo urë, e cila do të bashkojë njerëzimin e rënë me Zotin. Pikërisht në këtë është misticizmi i madh – E fshehta e madhe, e cila gjithmonë mbetet e fshehur për ne.”

Akordet festive, të cilat tingëllojnë në shërbesat e Krishtlindjeve, të përgatisin pikërisht për këtë gëzim – lindjen e Birit të Zotit. E mira dhe dashuria e vërtetë janë mes nesh. Kjo është Krishtlindja – një ngjarje e ndritshme dhe e pazakonshme për njerëzimin.

“Ka momente në historinë tonë, në të cilat Zoti ndërhyn në mënyrë shumë vendimtare – vazhdon prifti Angjell Angjellov. – Dhe ja, Ai paraqitet këtu, që të zgjerojë kohën dhe të bëhet çudia. Që këtu e tutje të kemi mundësi për atë, të cilën e kemi krijuar dhe në gabimet tona e kemi humbur, e pikërisht – të jemi qytetar qiellor. Krishtlindja shtroi rrugën, mbi të cilën të shkelim dhe që këtu e tutje të ecim drejt shpëtimit të vërtetë. Zoti fshiu çdo një lot, prandaj duhet të vij këtu dhe të jetë mes nesh, duhej ta shikojmë me sytë tona dhe në këtë mënyrë në dëshminë për Të përherë të përsërisim këtë të vërtetë përpara të tjerëve. Kujtohem për një liturgji të Shën Avrosij Mediollanskit (episkop nga shekulli i IV-të). Pikërisht për këtë festë. Ai thotë: Krishti duhet të lindë në çdo një zemër njerëzore. Mbase kjo është më e rëndësishmja të kuptojmë tani, duke u bërë dëshmitarë të ngjarjes – të lindim në zemrën tonë Krishtin, të ndiejmë dashurinë e tij dhe t’ia transmetojmë njerëzve të afërm. Sepse këto qenë urdhrat, të cilat na i la Zoti tonë – të duam njëri-tjetrin, siç na donte dhe na do ai dhe të duam Zotin. Në ditën e Krishtlindjeve, festa e shpresës sonë t’i urojmë vetes dashuria e Zotit të jetë përherë me ne. Dhe atëherë besoni, se kjo botë do të jetë shumë më e mirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD