Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Spektrum” – tetë zëra të ndërthurur në një ansambël

Foto: Foto:arkiv personal
“Spektrum” (rrjedh nga fjala latine e cila do të thotë “shfaqje”) është emri i një formacioni të ri bullgar, i cili e bën publikun për vete falë interpretimeve origjinale. Ka pak kohë që “Spektrum” ekziston. Koncertin e parë vjetak formacioni e dha gjatë pranverës së 2013-ës. Çdo koncert tjetër tërheq gjithmonë e më shumë artdashës. “Spektrum” paraqet një spektër të madh interpretimesh në stilin xhaz, pop e etno, po ashtu dhe vepra të kompozitorëve të epokave të ndryshme.

Në “Spektrum” bëjnë pjesë tetë të rinj. Njëri prej tyre është Konstantin /bas/. Ai ka mbaruar Gjimnazin e Gjuhëve të Lashta në Sofje dhe aktualisht është studenti i filologjisë bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”. Konstantin është duke u përgatitur të regjistrohet në Akademinë e Muzikës.

“Anëtarët e tjerë në “Spektrum” janë studentë të Akademisë së Muzikës, studiojnë muzikë korale dhe interesohen për ansamble vokale, thotë Konstantin. – Ideja e themelimit të formacionit është e Jankos /bariton/, i cili merret me muzikë korale. Fillimisht ishim një kuartet burrash dhe më pas erdhën dhe vajzat. Nasko dhe Javor janë tenorë dhe punojnë në Radion Kombëtare Bullgare si regjisorë zëri. Të dyve u pëlqen xhazi. Nasko ka dy këngë autoriale, ndërsa Javor i bie pianos.”

“Në “Spektrum” interpretojnë këngëtare interesante, thotë Vesella. – Borjana dhe Maja janë soprano. Borjana studion art teatral në Akademinë Kombëtare të Teatrit dhe Filmit, ndërsa Dimana merret me dirigjim të muzikës korale. Për sa i takon mua, unë këndoj xhaz dhe bëj projekte solo për muzikë braziliane. Çdo prej nesh jep ide dhe kontribuon me përvojën e tij. Vetë e zgjedhim repertorin dhe merremi vesh shumë mirë. E kemi respektin e njëri-tjetrit.”

Muzikantët e “Spektrum”-it admirojnë grupe si “Manhattan Transfer”, “Take 6”, “New York Voices” dhe aranzhojnë vepra të ndryshme. “Spektrum” ka fituar shumë fansa. “Është mirë kur përpjekjet e tua vlerësohen nga specialistët, por është një kënaqësi në të vërtetë e madhe kur publiku të pret me duartrokitje. Kjo do të thotë se puna jonë ia vlen”, thotë Vesella.

Gjatë 2013-ës “Spektrum” meritoi çmimin e parë të konkursit “Zërat e rinj” i cili konkurs organizohet nga Radioja Kombëtare Bullgare. Formacioni u do të xhirojë një video si shpërblim i konkursit. Muzikantët pohuan se janë duke punuar mbi një vepër të re autoriale, me të cilën së shpejti do të kënaqin publikun.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD